web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-900 euro për transportimin e paligjshëm të emigrantëve/ Policia e Korçës prangos tre persona

8 Korrik 2020, 06:32, Kronika CNA

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona, të cilët u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, ndërsa njëri prej tyre drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe me kontratë qiraje të dyshuar si të falsifikuar.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit, K. N., 27 vjeç, banues në Gjadër, Lezhë, (i dënuar më parë për veprat penale ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit? dhe ?Kultivimi i bimëve narkotike?); G. Gj., 27 vjeç, banues në Rilë, Lezhë si dhe R. M., 30 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar më parë për ?Vjedhja?).

Sipas uniformave blu, shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në drejtim të Tiranës, me tre automjete, gjashtë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 900 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim?, ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt?.





Lajmet e fundit nga