web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Fitore bindëse, Teuta i merr "kalanë nga brenda" Skënderbeut

6 Korrik 2020, 20:43, Sport CNA

Teuta mposhti Skënderbeun me rezultatin 1-0, në sfidën përmbyllëse të javës së 32-të të Kategorisë Superiore. Vendosi goli i Sherif Kallakut, realizuar në minutën e 56-të. Një fitore tepër e rëndësishme kjo për skuadrën e Edi Martinit, e cila e dominoi takimin, duke goditur 2 herë transferën në pjesën e parë.

Fitorja e katër radhazi për Teutën, që është ngjitur në vendin e tretë në kutën e 53 pikëve, ndërkohë që Skënderbeu ka zbritur në vendin e 6-të me 48 pikë, po aq sa Partizani i vendit të 5-të.

Sfidën e radhës Teuta do ta luajë ndaj Kukësit në transfertë ndërkohë që Skënderbeu do të presë Vllazninë në shtëpi.

LIVE: TEUTA ? SKËNDERBEU 1-0

Kallaku 56?

KOMENTI LIVE:

56? GOOOOOL TEUTA 1-0/ Shënon më në fund Teuta, Sherif Kallaku është autori i golit i cili goditi saktë nga brenda zonës. 

 





Lajmet e fundit nga