Amnistia Penale hyn në fuqi, qindra të dënuar lënë sot burgjet/ Ja kush përfiton dhe kush përjashtohet
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...
Dje kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha shëtiti në Korçë. I dështuar, shumë pak, jo atje ku duhej, por në disa biznese ku e orientuan drejtuesit lokalë, të cilët në fakt pa asnjë paragjykim, por me faktet që do t?i sjellim më poshtë, janë vegla dhe ortakë të drejtuesit socialist të qarkut të Korçës, Niko Peleshi apo kryebashkiakut Sotiraq Filo.
Shëtitja e Bashës ishte një dështim, por përtej kësaj, ajo që korçarët reaguan dhe që duket edhe në rrjetet sociale, apo në komentet që ata bënë dhe çfarë artikulohet në qytet, se Lulzim Basha kishte ngelur gjithë jetën në një emër.
Në krah të Bashës ishte Andrea Mano, ish-kryetari i dorëhequr i degës së Korçës në dy mandate. Kryetari më jetëgjatë i kësaj dege.
Sali Berisha, nga 1997-2005, ndryshoi disa kryetarë, Alfred Ollin, Thoma Ninin, Agron Azisllarin.
Pra në gati tetë vite opozitë ishin tre kryetarë të cilët drejtuan degën lokale. Dega u ripërtërit, pati edhe ndryshime, pati dhe fitore, pati edhe humbje.
Ndërsa në tetë vite të Lulzim Bashës, kryetar ka qënë një emër, Andrea Mano, ish-kreu i Partisë Demokrate të re, të Genc Pollos, themeluar në vitin 1999 për t?i shkaktuar humbjen Partisë Demokratike në 2001.
Është i njëjti emër që ka dashur të kandidojë për deputet në 2009, por ai kandidoi në 2005, nga partitë aleate, me PDR-në. Kandidoi në 2011 për kryetar bashkie dhe në të gjitha këto regjistroi humbje. Ishte pjesë e drejtimit të degës lokale në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, dhe humbi. Ashtu siç humbi si kryetar dege, garën për Bashkinë e Korçës në 2015-ën.
Ishte një nga katër emrat kryesorë të ?listës Basha? në 2017 dhe sërish humbi. Nuk po flasim për shifrat dhe rezultatet, ku PD ka një ulje të paktën 40%, por po shikojmë lidhjet.
Andrea Mano është njeri i afërt i Niko Peleshit, ortak në biznese me të dhe Sotiraq Filon, kryebashkiakun e Korçës. Dhe në CNA.al shpesh ne kemi thënë se ai është një ?vegël? e tij dhe asgjë më shumë. Pra, një ?vegël? e Niko Peleshit, e keqpërdorur nga Filo.
Një investim disa miliona euro u bë në Korçë, qyteti i fëmijëve, megjithë një park sportiv. I vetmi ambient biznesi iu dha Andrea Manos për menaxhim nga Bashkia e Korçës, e drejtuar nga Sotiraq Filo.
Dikur ortak bashkë në biznese me Niko Peleshin, sot për të mos e lënë mikun e tij pa punë, i ofron ambientet e një investimi të bërë nga Rilindja.
Më tej, nuk po flasim për familjarë të punësuar në dogana, por marrëdhëniet e Manos me Peleshin janë të vazhdueshme, nëpërmjet biznesmenëve të ndryshëm. Dhe Mano mbijetoi të ishte kryetar i degës, por edhe i sponsorizuar për të qënë në drejtimin e saj, nga Niko Peleshi, të cilit i interesonte mbajtja nën kontroll e degës lokale të demokratëve.
Tani së fundi, Andrea Mano u tërhoq, por sërish dega e Korçës do ketë lidhje të forta me të majtën.
Devis Osmani, sekretari i degës, është komanduar për drejtimin e saj, deri në zhvillimin e zgjedhjeve. CNA.al e ka raportuar shpesh. Ai është kunati i kreut të degës lokale të PS, Gjergji Koki. Pra, sërish PD-ja do të ngelett brenda lidhjeve të së majttës. Tek Rilidnja dhe drejtuesit e saj.
E në rast se Andrea Mano kontrollohej nga Niko Peleshi, Devis Osmani, kreu i komanduar i degës lokale të demokratëve, do të kontrollohet nga kreu lokal i PS-së, një vartës i Niko Peleshit.
Fatkeqësisht dega lokale e demokratëve në Korçë, ka ngelur në një emër, tek Andrea Mano dhe duket se nuk po hapet përtej saj. Është mbajtur mbyllur. Nuk po arrin dot të prodhojë emra të rinj, figura të reja, të cilët të sjellin dhe të garantojnë fitoren.
Pa folur pastaj kur ?qershia mbi tortë?, mund të jetë Ervin Salianji apo çuni i Fahri Balliut, si emra që Lulzim Basha ua paraqet qytetarëve korçarë.
E tha vetë se ishte në Korçën e kulturës dhe traditave, ku po përfaqësohej totalisht pa kulturë dhe totalisht pa tradita dhe pa qytetari.
Por, i dorëzuar totalisht, duke dorëzuar degën lokale të PD-së tek Niko Peleshi, Sotiraq Filo, Gjergji Koki dhe drejtuesit lokalë socialistë./ CNA.al
Fakti tjetër/ Ja pse Andrea Mano hesht dhe është ushtari i Niko Peleshit
Zbulohen detajet/ Rilindja i jep biznes kryetarit të Republikës së re
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim ish...
Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se koncesioni i rr...
Si dashamirës i ideve të djathta, simpatizant i PD.Sot përfu...
Tashmë është bërë zakon për politikën shqiptare. Çdo pranver...
Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha thuajse ka mbyllur tas...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë sot në Devoll ku ka takuar f...
Koleksionisti, Gjergji Thimo i cili pak ditë më parë akuzoi ...
Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka shpërthyer...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duket se ka kalua...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka zhvil...
Kryetari i Republikës së Re, Luli Basha ka qenë për turizëm ...
Kreu i Degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka de...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje SPAK të nisë ...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, ka takuar sot qyt...
Gazetari i Ekonomisë Klodian Tomorri, ka reaguar pas shpallj...
Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, ...
Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi, ka hedhur disa akuza ...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, njihet për gafat ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në P...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...