web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Sergio Ramos goleadori i ri i Realit, kapiteni u jep triumfin e radhës madrilenëve

5 Korrik 2020, 15:06, Sport CNA

Sergio Ramos nuk është thjesht një mbrojtës. Kapiteni i Real Madrid vazhdon të tregojë se dhe di të shënojë gola dhe në takimin e sotëm ndaj Athletic Bilbaos, shënoi golin e vetëm të sfidës dhe njëkohësisht dhe të fitores.

Në minutën e 73-të, mbrojtësi spanjoll shënon me penallti dhe ky gol, ishte i 10-ti në La Liga këtë sezon. Jo keq për një mbrojtës. Madje, ky gol ishte e 98-ti për Ramos në kampionatin spanjoll dhe i duhen vetëm 2 gola që të arrijë shifrën jubilare.

Me këtë sukses, Reali ngjitet në kuotën e 77 pikëve, plot 7 pikë më shumë se Barcelona ndjekëse. Megjithatë, katalanasit kanë një ndeshje më pak të luajtur por titulli kampion, është në duart e Real Madrid.





Lajmet e fundit nga