Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Asist nga Enis Çokaj dhe gol nga një tjetër shqiptar. Indrit Tuci po kalon një formë të shkëlqyer në Kroaci. Ashtu si të gjithë shqiptarët e Lokomotivës së Zagrebit, 19-vjeçari me origjinë nga Lezha hapi siparin e golave në fitoren që Lokomotiva siguroi ndaj skuadrës së Varazdinit. Trepikësh i cili e ngjiti ekipin e shqiptarëve në vendin e dytë, që të çon në kualifikueset e Ligës së Kampioneve.
Sulmuesi shqiptar, në një intervistë për ?Panorama Sport?, tregon sekretet e golit, skuadrën për të cilën bën tifo, idhullin, synimet me përfaqësuesen kuqezi si dhe detyrimet miqësore që ka ndaj Çokajt për asistin që i dha në ndeshjen e fundit.
Shënuat gol në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit. Cila është ndjesia kur shënon një 19-vjeçar?
Ndjesia ishte shumë e mirë. Kjo, për faktin pasi ne po luftojmë fort për vendin e dytë dhe në këtë ndeshje, ashtu si çdo herë tjetër, e kemi detyrim fitoren. Unë kam gjithmonë dëshirë që të ndihmoj skuadrën dhe kur ia dal që të shënoj, është mënyra më e mirë për ta bërë këtë. Jam shumë i gëzuar për fitoren dhe sigurisht për golin që shënova.
I katërti këtë sezon, sa gola synoni deri në fund?
Sinqerisht nuk kam ndonjë synim fiks për numrin e golave. Nuk e kam menduar. Unë vetëm mundohem të punoj sa më shumë, të jem në formën e duhur dhe të shënoj sa më shumë gola që të jetë e mundur.
Ishte një asist i bukur nga Çokaj. E meriton një të qerasur apo jo?
(Qesh?) Po, patjetër! Në fakt, ne e kemi si rregull me njëri-tjetrin, që kush shënon, qeras.
U futët thellë në zonë dhe nuk e pritët topin afër pikës së penalltisë. Cili ishte sekreti i atij goli shqiptar?
Në fakt, unë mendova që Çokaj do të ma jepte topin më përpara, pra rreth zonës së penalltisë, siç po thoni edhe ju. Mirëpo, e pashë për një fragment sekonde që ai sulmoi ende më shumë drejt vijës fundore dhe instinkti më çoi mbas portierit. Në fakt, shkova dhe po prisja që të kalonte topi gjë e cila ndodhi dhe unë shënova. Megjithatë, nuk është krejtësisht fat apo instinkt, pasi ne punojmë shumë edhe në stërvitje për fazën e sulmit me situata nga më të ndryshmet.
Si është që të jeni gjysma e formacionit titullar lojtarë shqiptarë?
Është më e lehtë për ne, pasi flasim më shumë shqip dhe kuptohemi edhe më mirë me njëri-tjetrin.
Çfarë synimesh keni pas këtij sezoni?
Unë synoj që të zhvilloj një sezon shumë të mirë dhe të bëj hapin e radhës.
Çfarë konsideroni hap të radhës dhe ku e shihni veten pas këtij sezoni?
Nuk i dihet asnjëherë se cili do të jetë hapi i radhës. Unë kam detyrimin që të përqendrohem te Lokomotiva e Zagrebit dhe të bëj sa më mirë.
Cili është kampionati juaj i preferuar?
Kam dy. Seria A italiane dhe La Liga në Spanjë.
Me cilën skuadër jeni tifoz?
Jam një tifoz i çmendur i Interit.
Kush është idhulli juaj?
Zlatan Ibrahimoviç.
Çfarë synimesh keni në Kombëtare?
Kulmi për çdo futbollist është që të jetë i rëndësishëm për Kombëtaren e tij. Unë, personalisht, këtë vit synoj që të debutoj me Kombëtaren A.
Ardian Mema i është drejtuar Federatës Shqiptare të Futbolli...
Lacio pritet të jetë shumë e lëvizshme në merkato, duke patu...
Nikolo Zanilo tani duket më pranë Juventusit. Pas shkëmbimit...
Malaga do të ndeshet në ditën e sotme përballë Rayo Vallecan...
Partizani është zgjuar dhe ka reaguar pas zërave që po tento...
Interi mori një fitore spektakolare në mbrëmjen e djeshme te...
Ernest Gjoka konfirmohet edhe për një sezon në stolin e Shkë...
Sot, do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipë...
Barcelona ishte duke barazuar me rezultatin 2-2 me Atletiko ...
Jo gjithmonë e ka një shans të dytë që të jepet, por Kristal...
Milani u ndal në një barazim 2-2 kundër SPAL dhe gjërat mund...
Pesë klube të elitës së futbollit shqiptar “mbesin në klasë”...
Ditën e sotme do të luhen dy ndeshje e para gjysmëfinale, të...
Komisioni i Disiplinës ka nxjerrë vendimet për sa i përket j...
Qershori pritej të ishte muaji vendimtar për të ardhmen e Sk...
Garë jashtëzakonisht e fortë po bëhet në Evropë për Këpucën ...
Majkëll Ngo nuk luan në Ballsh. Një problem familjar ka bërë...
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të...
Partizani do të luajë ditën e hënë sfidën e radhës në kampio...
Është zhbllokuar takimi mes Arsenalit dhe Norwich dhe “Topçi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...