Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Deutsche Welle: Prof. Nußberger, ju jeni anëtare gjermane e Komisionit të Venecias dhe merreni edhe me çështjet e hapura juridike në Shqipëri. A keni qenë vetë në Shqipëri?
Prof. Angelika Nußberger: Herën e fundit kam qenë në shkurt me delegacionin e Komisionit të Venecias në Shqipëri, pak kohë para shpërthimit të Coronës.
E cila ishte përshtypja nga takimet tuaja?
Në takimet e shumta me përfaqësues nga politika dhe shoqëria civile pata përshtypjen se është shumë urgjente që reforma e drejtësisë të përmbyllet sa më shpejt dhe me sukses.
Së fundmi Komisioni i Venecias ofroi rekomandimet e tij për shqetësimet ekzistuese në Shqipëri lidhur me Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri. Cili është hapi tjetër që duhet ndërmarrë tani?
Për Shqipërinë ka një rëndësi të jashtëzakonshme të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Kështu që hapi tjetër i nevojshëm është të ecet përpara me emërimet e tjera të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi bazën e opinionit të Komisionit të Venecias rruga përpara tani duhet të jetë e qartë.
Por edhe më parë Komisioni i Venecias ka publikuar rekomandimet e veta për mosmarrëveshje të tjera. Rezultati ka qenë shpesh interpretimi politik, ku secila palë thotë, se Komisioni i jep të drejtë dhe grindjet vazhdojnë. Çfarë efekti kanë atëherë rekomandimet tuaja? A përbën një problem fakti që opinionet tuaja nuk janë të detyrueshme?
Është e vërtetë që teknikisht opinionet e Komisionit të Venecias nuk janë të detyrueshme; ato ofrojnë atë që shpesh quhet si “soft law? – “ligji i butë?. Por kjo nuk do të thotë, që ato mund të neglizhohen. Përkundrazi, të dy, kryetari i Parlamentit të Shqipërisë edhe Presidenti i Shqipërisë e kanë kërkuar opinionin, që do të thotë ata që kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese Opinioni i Komisionit të Venecias jep një përgjigje për pyetjet e kërkuara. Prandaj nuk mund të ketë asnjë dyshim që do të merret seriozisht. Përgjigjet e dhëna përfaqësojnë komunitetin ligjor europian; ato kanë një autoritet të veçantë.
Pas dëgjimit të të gjithë aktorëve relevantë, Komisioni i Venecias e shpjegon pozicionin e tij ligjor sa më qartë të jetë e mundur. Kështu që nuk ka vend për interpretime.
Ka kohë që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon në Shqipëri. Çfarë duhet bërë për të përshpejtuar procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese?
Kushtetuta e Shqipërisë vendos një mekanizëm të komplikuar për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Parashikimet kushtetuese çuan në mosmarrëveshje, se si kuptohen ato në kushte të caktuara – në një situatë, ku ka shumë vende bosh në të njëjtën kohë, ku procedura e vetting-ut është ende në vazhdim e sipër dhe ku ka vetëm shumë pak kandidatë. Komisioni i Venecias ka dhënë shpjegimin si të operohet në kushte të tilla. Kështu, bazuar në këtë opinion, aktorët e ndryshëm politikë duhet të fillojnë bashkëpunimin në mirëbesim. “Për të kapërcyer krizën kërkohet dhe është thelbësore arritja e një konsensusi të gjerë për një dialog konstruktiv, ndërinstitucional dhe bashkëpunimi mes institucioneve të shtetit.?
Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë një efekt pozitiv në zhvillimin e vendit. Çështjet e diskutueshme mund të zgjidhen kështu mbi baza ligjore. Në një rast të mosmarrëveshjeve mes aktorëve të ndryshëm politikë Gjykata Kushtetuese do të jetë arbitri që do të tregojë rrugën përpara.
Komisioni dha rekomandime për disa ndryshime kushtetuese. Megjithatë nuk është i vogël rreziku, që ju të dëgjoni sërish për grindje politike lidhur me to, me rezultatin e një bllokade të re politike. Cila është qasja juaj në këtë rast?
Rekomandimet mbi ndryshimet kushtetuese prekin rregullat e paqarta. Njëherë për njëherë, megjithatë Komisioni i Venecias ka shpjeguar si funksionojnë mekanizmat kushtetues. Kështu që edhe nëse nuk ka konsensus për ndryshimin e Kushtetutës, nuk ka asnjë arsye për një bllokadë politike.
A e ndiqni ju edhe implementimin e rekomandimeve tuaja, apo puna juaj merr fund sapo të jepet opinioni?
Po, Komisioni i Venecias gjithmonë i ndjek nga afër deri në ç’pikë janë implementuar opinionet e tij. Sekretariati i raporton mbledhjes plenare mbi zhvillimet gjatë takimit në Venecia.
Reforma e drejtësisë në Shqipëri është një sfidë që po zgjat me vite, e po të flasësh me njerëzit në vend ata janë të lodhur, sepse institucionet kryesore të ligjit nuk funksionojnë prej vitesh. Çështje të rëndësishme ende presin përgjigje. A ka diçka që do të thonit tani më pas, për reformën, se kjo do duhej të ishte organizuar më mirë vitet e kaluara në Shqipëri?
Komisioni i Venecias i ka analizuar problemet e reformës ligjore në Shqipëri. Lidhur me çështjen e mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë, Komisioni i Venecias i ka dedikuar tre kapituj të opinionit të tij mbi faktorët e ndryshëm, influencën e procesit të vetting-ut, influencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe rrethanat konkrete të të ashtuquajturit “incident procedural?.
Në të ardhmen është i mundur një fillim i ri. Të gjithë aktorët politikë duhet të marrin si pikë startimi nevojën urgjente për të rithemeluar Gjykatën e Lartë. Ky duhet të jetë një qëllim politik i përbashkët, në të cilin nuk duhet të interferojnë interesat personale dhe politiko-partiake.
A keni shembuj, se ku e kanë hapur derën e dialogut rekomandimet tuaja?
Ka shembuj interesantë, ku shtetet që kanë pasur shqetësime kanë ndjekur opinionin e Komisionit të Venecias. Një shembull mund të jetë adoptimi i Aktit të Sistemit Juridik në Bullgari, ku në fund një nga rekomandimet u adresua pjesërisht, dhe rishikimi i Kushtetutës në Gjeorgji, ku opinioni i Komisionit të Venecias u mor për bazë në disa aspekte.
A mendoni se Shqipëria është pranë kësaj?
Gjatë vizitës sonë ne kemi parë se të gjithë aktorët politikë janë të vetëdijshëm për situatën e vështirë të vendit dhe duan të tejkalojnë situatën e krizës. Shqipëria ka juristë të shkëlqyer dhe mund të ngrejë me lehtësi institucione shtetërore që funksionojnë mbi bazën e sundimit të ligjit. Vullneti politik është aty. Nga perspektiva jashtë duket, se problemet janë “self-made? -të krijuara vetë dhe çdo gjë do të rregullohet sa më shpejt që aktorët politikë të bashkojnë përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje të mira të përbashkëta.
Po tani që nuk mund të vizitoni vendin, si merren vendimet për opinionin?
Për shkak të Coronës, anëtarët e Komisionit të Venecias nuk mundën të takoheshin as në mars, e as në qershor. Megjithatë ne mundëm të pranonim opinione të rëndësishme në formë të shkruar.
Prof. Angelika Nußberger, është anëtare gjermane e Komisionit të Venecias, më parë zëvendëspresidente e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, drejtoreshë e Institutit për Ligjn Europiano Lindor në Universitetin e Kölnit./ DW
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur në li...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, u takua me disa b...
Kryetari i Nismës në Kosovë Fatmir Limaj, ka zbuluar detaje ...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigj...
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike ...
Kush do që të kandidojë për deputet duhet të zhvishet nga de...
Djali i diktatorit Enver Hoxha, Ilir Hoxha, i ka dërguar sot...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se nëse kryemi...
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar thirrjen e Hagës ndaj Has...
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka folur sot në lidhje me zhvill...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka dhënë detaje lidhur me proce...
Partia Agrare Ambientaliste mbështet shqetësimin e Dhomës Am...
Pas aktuakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryeministri ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar so...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë li...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e ShBA, ...
Situata aktuale politike, sjellja e tij, mosorganizimi i PD-...
Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar shkaku se pse BE nu...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me debatin e përfolur ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...