Mbi 800 vatra aktive zjarri në Kanada/ Tymi arrin në SHBA, shkakton alarm për cilësinë e ajrit
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Shqipëria dhe Holanda janë dy shtetet kryesore në Europë që përmenden më shpesh për periudhën 2014-2018 si shtete të origjinës, nisjes dhe tranzitit të barit të kanabisit. Konkluzioni jepet në raportin global të drogave të UNODC (United Nations Office on Drugs and Crime) për vitin 2020, një publikim i Kombeve të Bashkuara.
Sipas raportit, analiza e të dhënave direkte dhe indirekte për periudhën 2010?2018 tregon për një sërë vendesh që ka të ngjarë të kenë kultivim domethënës të kanabisit në raport me shtete të tjera në të njëjtin rajon dhe nënrajon. Për Europën Juglindore, sërish përmendet vetëm Shqipëria. Ndërsa në Europën perëndimore përmenden Holanda, Italia, Mbretëria e bashkuar (plus Irlandën e Veriut), Spanja dhe Belgjika.
Ndërsa për rrëshirën e kanabisit (substanca që nxirret pas presimit të kanabisit), Shqipëria renditet e gjashta në botë për të njëjtën periudhë, sipas një grafiku të publikuar në raport, që rendit ?Shtetet kryesore të origjinës së rrëshirës së kanabisit, sipas raportimeve nga shtetet anëtare, 2014-2018? (shiko grafikun në fund). Shqipëria renditet pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit dhe Iranit, ndërsa është para Holandës dhe Spanjës. Kjo renditje është bazuar numrin e rasteve të përmendura në një pyetësor vjetor që UNODC ka bërë me 68 vende.
Raporti thotë se trafikimi i rrëshirës së kanabisit është më i përqendruar se ai i barit të kanabisit. 51% e rrëshirës së kanabisit në 2018-n u kap në Europën Perëndimore dhe Qendrore. Pas një rënieje në 2010-2016, trafikimi i këtij produkti shënoi sërish një rritje në 2018-n.
Rekordi i prodhimit të kanabisit në Shqipëri vijon të mbetet viti 2016, i matur indirekt përmes rrënjëve të asgjësuara, që arritën në 2.5 milionë.
Rritet përdorimi i drogave në botë
Përdorimi i drogës në të gjithë botën ka qenë në rritje, për sa i përket numrit të përgjithshëm dhe peshës së popullsisë në botë që përdor drogë. Në vitin 2009, kishte 210 milion përdorues të vlerësuar, që përfaqësonin 4.8 për qind të popullsisë globale të moshës 15-64 vjeç, krahasuar me 269 milion përdorues të vlerësuar në 2018, ose 5.3 për qind të popullsisë.
Kanabisi është substanca më e përdorur. Rreth 192 milionë njerëz përdorën kanabis në 2018, duke e bërë drogën më të konsumuar në mbarë botën.
Ndikimi nga Covid-19
Ndikimi i pandemisë për tregjet e drogës, është i panjohur dhe i vështirë për t?u parashikuar, por mund të jetë i gjerë, vlerëson raporti. Disa prodhues mund të detyrohen të kërkojnë mënyra të reja për të prodhuar drogat, pasi kufizimet në lëvizjen mund të shkaktojnë probleme në sigurimin e lëndës së parë. Trafikantët mund të duhet të gjejnë rrugë dhe metoda të reja pasi kufizimet e udhëtimit i ndalojnë ata të kalojnë kufijtë.
Si rezultat i pandemisë COVID-19, më shumë fermerë mund të nxiten të kryejnë kultivim të paligjshëm të narkotikëve, qoftë për shkak se autoritetet shtetërore mund të jenë më pak të afta të ushtrojnë kontroll ose sepse më shumë njerëz mund të duhet të përdorin veprimtari të paligjshme për të përballuar krizën ekonomike.
Kufizimet në transportin ajror dhe tokësor mund të nxisin trafikun përmes detin, që mundëson dhe transportin e sasive më të mëdha dhe me një rrezik më të ulët për t?u kapur.
Një raport i mëparshëm i Interpol dhe Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe varësisë ndaj Drogave (EMCDDA) gjeti se në Shqipëri, e cila është një prodhues i barit të kanabisit për tregjet europiane, kultivimi i kësaj bime pritet të rritet, teksa burimet për zbatimin e ligjit janë zhvendosur për të mundësuar zbatimin e masave kufizuese ndaj Covid-19. Rritja e prodhimit duket e nxitur nga mungesa e këtij produkti në tregjet europiane pas pandemisë dhe rritjes së çmimit të kanabisit në shumë shtete, si Francë, Belgjikë, Norvegji, Spanjë etj. Ndërsa disponueshmëria e kanabisit (oferta) ka rënë në pjesën më të madhe të shteteve të Europës. E njëjta tendencë është konstatuar dhe për heroinën dhe kokainën./ Monitor
Ditët me reshje intesive do ti lenë vendin gradualisht orëve...
Konfirmohen edhe katër raste të tjera me koronavirus në Delv...
Gjashtë turistë kosovarë, janë shpëtuar nga Forcat Ajrore të...
Presidenti ilir Meta ka publikuar një video teksa ja ka marr...
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një takim onli...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar sot përgjigjen ...
Akademiku dhe profesori i njohur, Artan Fuga, në një postim ...
Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitali...
Kryeqyteti është akoma pa transport publik. Kreu i Shoqatës ...
Lëkundje tërmeti janë ndier pak minuta më parë në Tiranë dhe...
Numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 u rrit me shpejtësi n...
Dita e sotme do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira në z...
150 studentë të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e T...
Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raport...
Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 136 kg mish të pasigurt për ...
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirm...
Gazetari Mentor Kikia është revoltuar me plazhistët të cilët...
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 67 raste të reja me k...
Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka reaguar ashpë...
Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, feston sot zgjedhj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...