Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka zgjedhur ta ndajë në rrjetet sociale fjalimin e që do të mbante sot në Kuvend, por që nuk iu dha fjala.
Duke komentuar raportin e qeverisë mbi ecurinë e procesit të integrimit, Bushati shkruan se Shqipëria duhet të adresojë një orë e më parë detyrat e vëna nga Bashkimi Evropian, duke përmendur këtu krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, përveç Reformës Zgjedhore.
Fjala e plotë e Bushatit:
PËRGJEGJSHMËRI, LARGPAMËSI DHE PRONËSI MBI REFORMAT
Çdo vit në Kuvend paraqitet për shqyrtim raporti i qeverisë për ecurinë e procesit të integrimit europian ku analizohen arritjet dhe sfidat me të cilat përballet vendi.
Përgjithësisht jemi mësuar që të debatojmë mbi mënyrën sesi të tjerët na shohin. Por, ky raport është i rëndësishëm për faktin sesi e shohim ne veten, përballe kritereve që imponon ky proces dhe rrugën që duhet të ndjekim.
Sa herë që ky raport vjen në Kuvend, pavarësisht detyrave dhe funksioneve që kam ushtruar, jam përpjekur të them fjalën time duke e konsideruar analizën vjetore të ecurisë së Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, si momentin më të rëndësishëm politik të vitit.
Shqipëria është Atdheu ynë i përbashkët dhe gjithmonë kam besuar se nuk ka moment më përbashkues politik e shoqëror sesa diskutimi i njëmendtë e jo formal i sfidave reale me të cilat përballet vendi në procesin gjithnjë e më sfidues të integrimit europian.
Për shkak të rëndësisë së këtij procesi dhe investimit tim profesional e politik, duke qenë se nuk mu dha fjala në seancë, po ndaj me ju pikëpamjet e mia, i bindur se asnjë forum apo platformë sociale nuk e zëvendëson rëndësinë dhe peshën e foltores së Kuvendit.
Së pari, vendimi i Bashkimit Europian i 24 Marsit të vitit 2020 për hapjen e negociatave me Shqipërinë konfirmon në thelb vendimin e 26 Qershorit të vitit 2018. Në kulmin e krizës së paprecedentë që po kalon njerëzimi, vendimi i BE-së ka një vlerë politike të pamohueshme, pasi mban ?gjallë? procesin e zgjerimit.
Së dyti, Vendet Anëtare të BE-së kanë përcaktuar edhe disa kushte që duhen përmbushur para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Për përmbushjen e kushteve, Komisioni Europian do të raportojë sërish para Vendeve Anëtare. Në të vërtetë, një pjesë e këtyre kushteve që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, funksionimin e gjykatës kushtetuese, gjykatës së lartë dhe funksionimin e strukturave të specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk janë të panjohura. Ato, ne i kemi kthyer në ?detyra shtëpie? në Rezolutën që miratuam në Kuvend, më 3 Tetor 2019. Duhet t?i rikthehemi pikërisht angazhimeve që kemi ndërmarrë vitin e shkuar, e të adresojmë një orë e më parë të gjitha ?detyrat e shtëpisë? që na kanë lënë Vendet Anëtare të BE-së, përmes bashkëpunimit politik dhe mirëkuptimit institucional, duke përfituar nga ekspertiza e çmuar e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias.
Së treti, fillimit të negociatave i paraprin përgatitja nga ana e Komisionit Europian dhe miratimi nga Vendet Anëtare të BE-së të ?Kuadrit Negociues?. Ky dokument përcakton parimet, thelbin dhe procedurat mbi të cilat do të zhvillohet procesi. Edhe këtu Vendet Anëtare kanë përcaktuar një katalog me disa detyra, mënyra e adresimit të të cilave nga ana e Shqipërisë duhet të reflektohet në dokumentin e ?Kuadrit Negociues?. Këto detyra kërkojnë bashkëpunim politik dhe mirëkuptim institucional, ku përgjegjësia e çdo aktori është e qartë.
Së katërti, zyrtarizimi i negociatave me BE-në varet nga vetëdija dhe vullneti ynë për të përmbushur detyrat e përcaktuara nga Vendet Anëtare. Po kështu edhe cilësia dhe shpejtësia e përmbylljes së këtij procesi. Precedenti i vendosur nga BE-ja që shoqëron miratimin e ?Kuadrit Negociues? dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me përmbushjen e një liste me detyra apo kushte nuk është fundi i botës. Pranaj, le mos të bëjmë garë për numrin e detyrave dhe kushteve, sepse kushtëzimi demokratik përben thelbin e këtij procesi. Katalogun e detyrave le ta konsiderojmë si motivim për më shumë reforma të qëndrueshme. Pasi ?Kuadri Negociues? do të ofrojë jo vetëm një analizë të të gjitha arritjeve tona. Por edhe një pasqyrë për rrugën përpara, ku ne të gjithë duhet të shihemi për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës.
Së fundmi, nuk është në interesin tonë të analizojmë shqetësimet, paragjykimet apo precedentet e rinj që vendosën në këtë proces, në disa raste padrejtësisht e në kurriz të pritshmërive dhe ëndrrave tona për ta bërë një orë e më parë Shqipërinë vend anëtar të BE-së.
Por, analizën duhet ta nisim nga vetja. Për gjatë tre dekadave tranzicion fillimisht eksperimentuam me ?terapinë shock? dhe ?çekun e bardhë?, me iluzionin se reformat vetzbatoheshin duke ushqyer përtacinë. Më pas, eksperimentuam ?reformat standarde?, ku shkundja nga përtacia nënkuptonte thjesht përkthim dhe kopjim pa marrë parasysh nevojat tona. Sot themi se disa reforma të rëndësishme i bëjmë në bashkautorësi me partnerët ndërkombëtar, por pa pronësi.
Hendeku ynë zhvillimor me BE-në, më shumë sesa ekonomik, i ka rrënjët pikërisht tek mungesa e pronësisë së reformave që janë jetike për një shoqëri demokratike.
Qytetarët e zakonshëm të këtij vendi nuk është se po presin negociatat me Bashkimin Europian në kuptimin klasik të fjalës. Pasi ata e dinë mirë që jeta e tyre nuk do të ndryshojë si me magji të nesërmen e fillimit të negociatave. Ata e dinë gjithashtu po aq mirë që nuk do të negociojmë standardin europian. Por, ky proces do të duhet të na ndihmojë për arritjen e këtyre standardeve. Për rritjen e mirëqënies, për ndalimin e hemoragjisë demografike dhe për t?i bërë të gjitha fashat e shoqërisë protagoniste të transformimit të Shqipërisë. Ky është testi i modernitetit për shoqërinë shqiptare që shkon përtej politikës së ditës. Ndaj na duhet para së gjithash të përcaktojmë një emërues të përbashkët, sesi do të punojmë për të përmirësuar cilësinë dhe shpejtësinë e këtij procesi.
Le ta mësojmë një herë e mirë se në këtë proces qeveritë kanë barrën kryesore, por përgjegjësia është e përbashkët. Ndërsa merita është vetëm e shqiptarëve. Që nuk kanë asnjë mëdyshje sa i përket kursit të Shqipërisë.
Ndaj, le të dëshmojmë PËRGJEGJSHMËRI, LARGPAMËSI DHE PRONËSI MBI REFORMAT!
PËRGJEGJSHMËRI, LARGPAMËSI DHE PRONËSI MBI REFORMAT Çdo vit në Kuvend paraqitet për shqyrtim raporti i qeverisë për ecurinë e procesit të integrimit europian ku analizohen arritjet dhe sfidat me të cilat përballet vendi. Përgjithësisht jemi mësuar që të debatojmë mbi mënyrën sesi të tjerët na shohin. Por, ky raport është i rëndësishëm për faktin sesi e shohim ne veten, përballe kritereve që imponon ky proces dhe rrugën që duhet të ndjekim. Sa herë që ky raport vjen në Kuvend, pavarësisht detyrave dhe funksioneve që kam ushtruar, jam përpjekur të them fjalën time duke e konsideruar analizën vjetore të ecurisë së Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, si momentin më të rëndësishëm politik të vitit. Shqipëria është Atdheu ynë i përbashkët dhe gjithmonë kam besuar se nuk ka moment më përbashkues politik e shoqëror sesa diskutimi i njëmendtë e jo formal i sfidave reale me të cilat përballet vendi në procesin gjithnjë e më sfidues të integrimit europian. Për shkak të rëndësisë së këtij procesi dhe investimit tim profesional e politik, duke qenë se nuk mu dha fjala në seancë, po ndaj me ju pikëpamjet e mia, i bindur se asnjë forum apo platformë sociale nuk e zëvendëson rëndësinë dhe peshën e foltores së Kuvendit. Së pari, vendimi i Bashkimit Europian i 24 Marsit të vitit 2020 për hapjen e negociatave me Shqipërinë konfirmon në thelb vendimin e 26 Qershorit të vitit 2018. Në kulmin e krizës së paprecedentë që po kalon njerëzimi, vendimi i BE-së ka një vlerë politike të pamohueshme, pasi mban ?gjallë? procesin e zgjerimit.Së dyti, Vendet Anëtare të BE-së kanë përcaktuar edhe disa kushte që duhen përmbushur para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Për përmbushjen e kushteve, Komisioni Europian do të raportojë sërish para Vendeve Anëtare. Në të vërtetë, një pjesë e këtyre kushteve që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, funksionimin e gjykatës kushtetuese, gjykatës së lartë dhe funksionimin e strukturave të specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk janë të panjohura. Ato, ne i kemi kthyer në ?detyra shtëpie? në Rezolutën që miratuam në Kuvend, më 3 Tetor 2019. Duhet t?i rikthehemi pikërisht angazhimeve që kemi ndërmarrë vitin e shkuar, e të adresojmë një orë e më parë të gjitha ?detyrat e shtëpisë? që na kanë lënë Vendet Anëtare të BE-së, përmes bashkëpunimit politik dhe mirëkuptimit institucional, duke përfituar nga ekspertiza e çmuar e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Së treti, fillimit të negociatave i paraprin përgatitja nga ana e Komisionit Europian dhe miratimi nga Vendet Anëtare të BE-së të ?Kuadrit Negociues?. Ky dokument përcakton parimet, thelbin dhe procedurat mbi të cilat do të zhvillohet procesi. Edhe këtu Vendet Anëtare kanë përcaktuar një katalog me disa detyra, mënyra e adresimit të të cilave nga ana e Shqipërisë duhet të reflektohet në dokumentin e ?Kuadrit Negociues?. Këto detyra kërkojnë bashkëpunim politik dhe mirëkuptim institucional, ku përgjegjësia e çdo aktori është e qartë. Së katërti, zyrtarizimi i negociatave me BE-në varet nga vetëdija dhe vullneti ynë për të përmbushur detyrat e përcaktuara nga Vendet Anëtare. Po kështu edhe cilësia dhe shpejtësia e përmbylljes së këtij procesi. Precedenti i vendosur nga BE-ja që shoqëron miratimin e ?Kuadrit Negociues? dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me përmbushjen e një liste me detyra apo kushte nuk është fundi i botës. Prandaj, le mos të bëjmë garë për numrin e detyrave dhe kushteve, sepse kushtëzimi demokratik përben thelbin e këtij procesi. Katalogun e detyrave le ta konsiderojmë si motivim për më shumë reforma të qëndrueshme. Pasi ?Kuadri Negociues? do të ofrojë jo vetëm një analizë të të gjitha arritjeve tona. Por edhe një pasqyrë për rrugën përpara, ku ne të gjithë duhet të shihemi për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës. Së fundmi, nuk është në interesin tonë të analizojmë shqetësimet, paragjykimet apo precedentet e rinj që vendosën në këtë proces, në disa raste padrejtësisht e në kurriz të pritshmërive dhe ëndrrave tona për ta bërë një orë e më parë Shqipërinë vend anëtar të BE-së. Por, analizën duhet ta nisim nga vetja. Për gjatë tre dekadave tranzicion fillimisht eksperimentuam me ?terapinë shock? dhe ?çekun e bardhë?, me iluzionin se reformat vetzbatoheshin duke ushqyer përtacinë. Më pas, eksperimentuam ?reformat standarde?, ku shkundja nga përtacia nënkuptonte thjesht përkthim dhe kopjim pa marrë parasysh nevojat tona. Sot themi se disa reforma të rëndësishme i bëjmë në bashkautorësi me partnerët ndërkombëtar, por pa pronësi. Hendeku ynë zhvillimor me BE-në, më shumë sesa ekonomik, i ka rrënjët pikërisht tek mungesa e pronësisë së reformave që janë jetike për një shoqëri demokratike. Qytetarët e zakonshëm të këtij vendi nuk është se po presin negociatat me Bashkimin Europian në kuptimin klasik të fjalës. Pasi ata e dinë mirë që jeta e tyre nuk do të ndryshojë si me magji të nesërmen e fillimit të negociatave. Ata e dinë gjithashtu po aq mirë që nuk do të negociojmë standardin europian. Por, ky proces do të duhet të na ndihmojë për arritjen e këtyre standardeve. Për rritjen e mirëqënies, për ndalimin e hemoragjisë demografike dhe për t?i bërë të gjitha fashat e shoqërisë protagoniste të transformimit të Shqipërisë. Ky është testi i modernitetit për shoqërinë shqiptare që shkon përtej politikës së ditës. Ndaj na duhet para së gjithash të përcaktojmë një emërues të përbashkët, sesi do të punojmë për të përmirësuar cilësinë dhe shpejtësinë e këtij procesi. Le ta mësojmë një herë e mirë se në këtë proces qeveritë kanë barrën kryesore, por përgjegjësia është e përbashkët. Ndërsa merita është vetëm e shqiptarëve. Që nuk kanë asnjë mëdyshje sa i përket kursit të Shqipërisë. Ndaj, le të dëshmojmë PËRGJEGJSHMËRI, LARGPAMËSI DHE PRONËSI MBI REFORMAT!
Gepostet von Ditmir Bushati am Donnerstag, 18. Juni 2020
Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri, tha pas...
Ka përfunduar pas dy orësh diskutime mbledhja e sotme e Kësh...
“Deri më sot ne Reformë Zgjedhore nuk kemi”. Kështu deklaron...
Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar pasditen e s...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka mbajtur sot një ta...
Deputeti i opoztës Arlind Çaçani ka bërë një thirrje për të ...
A e ndoqët sot ligjërimin e kryeministrit Rama në Kuvend?Ai ...
Zëvendës-kryeministri Erion Braçe ka reaguar për fjalimin e ...
A duhet të japë dorëheqjen Rudina Hajdari?Kjo është pyetja q...
Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha ka vijuar turin e t...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nëpërmjet...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shoqërimin e ga...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim ...
Diskutimet për Reforma Zgjedhore, duket se që në fillim nuk ...
Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në foltoren e Ku...
Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka denoncuar...
Anëtari i Bindjes Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiran...
Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka mbajtur një raportim...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...