Video-Nuk zbatuan protokollet e sigurisë/ Ndëshkohen 6 biznese në Durrës
Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun, për re...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se një tjetër pacient ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.
Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, në një komunikim publik tha se ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv.
?Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid-19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.?-tha Mirela Cami.
Gjithashtu ajo tha se ?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086.?
Më tej ajo tha se ?Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.
Maskat janë një domosdoshmëri për t?u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
COVID-19 ? Statistika (18 Qershor 2020)
Testime totale 21790
Raste pozitive 1788
Raste të shëruara 1086
Raste Aktive 663
Humbje jete 39 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 4, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 326
Durrës 132
Shkodër 111
Vlorë 42
Fier 24
Elbasan 9
Korçë 7
Lezhë 5
Kukës 5
Gjirokastër 1
Berat 1″/ CNA.al
Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun, për re...
Banorët e Njësisë Administrative Labinot Fushë që prej disa ...
Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar një raport ...
Policia italiane e Barit ka hasur një situatë të pazakontë, ...
Një grup studentësh pjesë e Lëvizjes për Universitetin po zh...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu i ka ndarë de...
Ditën e djeshme, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), u ...
IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ushtruan kontrol...
SPAK dhe Gjykata për Korrupsionin dhe Krimet e Rënda i janë ...
“Vettingu në polici, një histori dështimi?” Këtë pyetje e sh...
Prej disa ditësh në media ka bërë bujë lajmi i mospagesës së...
Deputeti Selami Janishehri. ka rënë në sy për stilin e tij t...
Që me lehtësimin e masave, udhëtimet në zonat bregdetare të ...
Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, Moikom Zeqo, i cilës...
Rreth 1000 punonjëse të fabrikës së peshkut “Rozafa Fish Cit...
Kryetarja e Komitetit të Maturës Shtetërore, Zamira Gjini, k...
Edhe në Lezhë maturantet protesëtojnë për tezen e Gjuhës-Shq...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të d...
Të shtunën mbrëma, Federata Shqiptare e Futbollit doli me nj...
Prej dy ditësh në media ka filluar të dalin reagime të forta...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...