Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Zonat tregtare në qendrat e qyteteve gjermane po mbushen përsëri, por shumë tregtarë kanë frikë për ekzistencën e tyre. Kriza e Coronës po shkakton trazira të mëdha në qendrat e qyteteve.
Rrugët tregtare në qendrat e qyteteve gjermane po mbushen përsëri pas heqjes së masave të karantinës, por shumica e njerëzve vetëm sa kalojnë para vitrinave dhe nuk hyjnë për të blerë. Disa se nuk kanë qejf të përdorin maskat, të tjerë se ngurojnë të hyjnë në dyqane. Stefan Genth, kryetar i Shoqatës së Tregtisë Gjermane, HDE, thotë se për shkak të krizës së Coronës ka shumë pak klientë dhe shumë tregtarë gjenden para falimentimit.
Rreth një e treta e tregtarëve që tregtojnë mallra joushqimore kanë frikë për mbijetesën e tyre për shkak të pandemisë. 80 përqind e tregtarëve në përgjithësi janë pesimistë për të ardhmen e tyre. Sidomos të rrezikuara janë dyqanet e vogla që shesin dhurata, bizhuteri, lule apo veshje.
Frikë nga falimentimi
Hans Georg Reifenrath ka një dyqan dhuratash në Këln. “Ne sapo kemi bërë bilancin për gjashtëmujorin e parë,” thotë ai. Në krahasim me vitin 2019 biznesi i tij ka pasur 61 përqind më pak shitje. “Kjo është në thelb një goditje vdekjeprurëse. Gjashtë muaj humbje nuk mund t’i rikuperosh kaq lehtë.”
Sigurisht edhe ai aplikoi në shtet për ndihmën urgjente për bizneset e vogla. Por: “Ajo ishte vetëm sa për të mbuluar shpenzimet e qirasë”. Bizneset e vogla do ta kenë shumë më të vështirë ta kapërcejnë krizën sesa qendrat e mëdha tregtare, thotë Reifenrath, sepse dyqanet e vogla nuk kanë rezerva dhe nuk ofrojnë shitje përmes internetit.
Georg Reifenrath kërkon urgjentisht më shumë mbështetje nga shteti – si për shembull sipas modelit francez. Në Francë aktualisht ndërmarrjet e mesme që kanë probleme financiare nuk ka nevojë të paguajnë për qiranë, gazin dhe energjinë elektrike.
Ndryshime në qendrat e qyteteve
Shumë prej dyqaneve rrezikojnë të falimentojnë dhe kjo pritet të sjellë edhe ndryshime në qendrat e qyteteve gjermane ku gjenden zakonisht qendrat tregtare, plot dyqane të tjera si dhe zyra sipërmarrjesh të ndryshme.
Edhe kur kriza e Coronës të mbarojë, shumë tregtarë me pakicë do ta kenë të vështirë t’ia dalin mbanë në të ardhmen. “Tregtia në internet e cila shënoi rritje do të vazhdojë edhe më tej dhe për këtë arsye muajt e ardhshëm do të ketë rënie të shitjeve në qendrat tregtare”, tha urbanisti Thomas Krüger në një intervistë me tagesschau.de. Kjo do të sjellë me vete edhe mbylljet e tyre në qendrat e qyteteve. Por sipas Thomas Krüger nuk janë vetëm dyqanet që pritet të çojnë në ndryshime në qendrat urbane. Në qendrat e qyteteve kanë selitë dhe zyrat e tyre edhe shumë firma, institucione dhe sipërmarrje. Dhe për shkak se tani shumë vetë po punojnë nga shtëpia, pritet që të ketë ndryshime edhe në fushën e përdorimit të zyrave.
Megjithatë nuk pritet që qendrat e qyteteve të boshatisen. Sipas urbanistit Krüger rënia e qirave që mund të ndodhë si pasojë falimentimeve mund të çojë në modele të reja të shfrytëzimit të objekteve të ndërtimit, si koncepte për shfrytëzimin e tyre për gastronomi, art, për shitje dhe si zyra./ DW
Drejtorja e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett dhe zëvendësja...
Richard Grenell i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Tr...
Kosova ka regjistruar një tjetër bilanc negativ, sa i përket...
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 15 korrik. ...
Brenda kaderales së Perusë janë vendosur mbi 5 mijë fotograf...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shprehu indinjatë n...
Një pilot i Forcave Ajrore amerikane rezulton që të jetë i z...
OKB-ja synon që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të mos pun...
Pekini ka regjistruar 36 raste të reja me koronavirus, teksa...
Në prill u zvogëlua shumë numri i përpjekjeve për kalimin e ...
Evropa po hedh një hap të madh drejt një normaliteti të ri p...
Greqia duket se po e fiton betejën më Covid-19. Sipas autori...
Duke marrë shkas nga trendi i rritjes së të infektuarve me k...
Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow tha ...
Kosova ka regjistruar 49 raste të reja me Covid-19 duke e çu...
Italia ka regjistruar sot numrin më të ulët të viktimave të ...
Rusia së shpejti do të jetë në gjendje të shkatërrojë armë h...
Shifrat e pacientëve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut vijo...
Në SHBA numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka arritur në ...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...