Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
OKB-ja synon që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të mos punojnë. Por pas një përparimi të mirë për dy dekada, miliona vajza dhe djem janë tani në rrezik t?i kthehen sërish punës nga Corona.
Përmasat globale të punësimit të të miturve mund të rriten përsëri pas rreth dy dekadash rënie për shkak të pasojave shkatërruese ekonomike të pandemisë Corona, paralajmëruan dy organizata të OKB-së me rastin e Ditës Ndërkombëtare Botërore kundër Punës së Fëmijëve.
“Miliona fëmijë janë në rrezik të detyrohen përsëri të punojnë si rezultat i krizës”, thuhet në një deklaratë të UNICEF-it dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO). “Kjo do të thotë që puna e fëmijëve do të shënojë për herë të parë rritje që nga viti 2000.”
ILO dhe UNICEF theksuan se pandemia e Coronës po çon në rritjen e varfërisë dhe rënien e të ardhurave familjare. Rritja e punës së fëmijëve është konstatuar shpesh në situata të tensionuara ekonomike. Fëmijë që janë tashmë të punësuar do të duhet të punojnë më gjatë ose të bëjnë punë më të rrezikshme. ILO dhe UNICEF-i u kërkojnë qeverive të zgjerojnë programet e tyre për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi.
Fund punës së fëmijëve deri në vitin 2025?
Vlerësimet më të fundit të ILO-s lidhur me punësimin e fëmijëve botuar në vitin 2017 i referohen vitit 2016. Sipas tyre në të gjithë botën ishin të punësuar rreth 152 milion fëmijë midis moshës pesë dhe 17 vjeç. Kjo shifër është 94 milion më pak se në vitin 2000.
Në atë kohë ILO-ja vlerësonte se në vitin 2020 numri i fëmijëve të punësuar do të binte në 121 milion. Qëllimi i Kombeve të Bashkuara është eliminimi i punës së fëmijëve deri në vitin 2025.
Ndërsa raporti aktual i ILO-s supozon të kundërtën. Aty thuhet se tashmë ka shenja që puna e fëmijëve po rritet, ndërsa shkollat në të gjithë botën po mbyllen për të zvogëluar rrezikun e infeksionit me virusin e Coronës. Më shumë se 90 përqind e të gjithë nxënësve, pra 1.6 miliardë të rinj në të gjithë botën, janë prekur nga mbylljet e përkohshme të shkollave. Por shkollat i mbronin fëmijët edhe nga shfrytëzimi, dhe ky instrument kontrolli tani nuk vepron. “Edhe nëse shkollat hapen përsëri, disa prindër mund të mos jenë më në gjendje të lejojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë”, thuhet në raport.
Më pak se 1,90 dollarë në ditë
Banka Botërore vlerëson se 40 deri në 60 milion vetë mund të bien në nivelin e varfërisë ekstreme këtë vit si rezultat i krizës së Coronës. Atyre do t’u duhet të jetojnë me më pak se 1,90 dollarë në ditë. Organizatat e OKB ende nuk mund të japin shifra konkrete, por u referohen studimeve të mëparshme, për shembull, në Bregun e Fildishtë, Afrikën e Jugut ose Brazili, ku puna e fëmijëve ka shënuar rritje të madhe pas rënies ekonomike./DW
Pekini ka regjistruar 36 raste të reja me koronavirus, teksa...
Në prill u zvogëlua shumë numri i përpjekjeve për kalimin e ...
Evropa po hedh një hap të madh drejt një normaliteti të ri p...
Greqia duket se po e fiton betejën më Covid-19. Sipas autori...
Duke marrë shkas nga trendi i rritjes së të infektuarve me k...
Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow tha ...
Kosova ka regjistruar 49 raste të reja me Covid-19 duke e çu...
Italia ka regjistruar sot numrin më të ulët të viktimave të ...
Rusia së shpejti do të jetë në gjendje të shkatërrojë armë h...
Shifrat e pacientëve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut vijo...
Në SHBA numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka arritur në ...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur të ...
Një grua nga komuna e Prizrenit ka humbur jetën të dielën si...
Tregu më i madh ushqimor në Pekin është mbyllur nga autorite...
Presidenti Donald Trump, i përballur ditët e fundit me kriti...
Pas disa javë protestash kundër racizmit, që morën shkas nga...
Shifrat e të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veri...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të takohet në Ha...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta gazetari i njohur me orig...
Drejtësia italiane po përpiqet të qartësojë nëse ka pasur ke...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...