Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Richard Grenell i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë ? Serbi, tha se palët do të takohen më 27 qershor në Washington.
?Lajm i mirë! Kam marrë përkushtimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndërprerë përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Washington, në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime rreth dialogut?, shkroi ai në rrjetin twitter.
Ai paralajmëroi se ?nëse cilado secila palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, do të kthehen në ?status quo? pasi të largohen nga Washingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është përqendrimi. Pres me padurim këto diskutime?, shkroi ai.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi menjëherë duke shkruar se ?udhëheqja dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen përparimtare të Kosovës.
E mirëpres ftesën për rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump dhe të dërguarit të posaçëm të tij, Richard Grenell?, shkroi ai.
Ndërsa kryeministri Avdullah Hoti shkroi se ?veprimtaritë e bashkërenduara me partnerët tanë ndërkombëtar veçanërisht me qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe Richard Grenellin, kanë dhënë rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalojë fushatën e saj të tërheqjes së njohjeve. Vazhdimi i dialogut është një hap kryesor për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen ë ndërsjellë?, shkroi ai.
Presidenti Thaçi pritet që së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti të udhëtojë për në Washington, ndërsa Serbinë pritet ta përfaqësojë presidenti i saj Aleksandër Vuçiç, i cili ishte shprehur i gatshëm ?të pezullohet fushata për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, nëse Prishtina heq dorë nga kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare?.
Më herët të hënën të dy udhëheqësit biseduan për bashkërendim veprimesh kundrejt bisedimeve me Serbinë dhe presidenti Thaçi tha më pas se Kosova dhe rajoni i Ballkanit po hyjnë në një javë të rëndësishme ?kur pritet hapja e proceseve konkrete edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ambasadori Grenell, gjithashtu edhe me paralajmërimin e vizitës së zotit (Miroslav) Lajçak në Kosovë?.
Zoti Lajcak ka planifikuar që të martën të fillojë një vizitë disaditëshe në Kosovë, në një përpjekje për të siguruar rifillimin e bisedimeve të pezulluara gati dy vjet më parë. Heqja e tarifave ndaj mallrave serbe dhe më pas edhe të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, hoqi edhe pengesat për rifillimin e bisedimeve.
?Zoti Lajçak nesër vjen në Prishtinë. Do të kemi takim me të për të prezantuar këtë qëndrim tonin, unë kam qenë në komunikim me të gjatë gjithë javës së kaluar dhe me të dhe me ambasadorë tjerë të Quint-it dhe të BE-së dhe besoj që ngadalë po formësohet plotësisht dhe po unifikohet qëndrimi i të gjitha institucioneve të Kosovës?, tha kryeministri Hoti.
Presidenti Thaçi përsëriti se zoti Lajçak duhet të dijë që Kosova është vend i pavarur dhe çdo qasje tjetër sipas tij do të jetë dështim.
?Unë nuk jam informuar për agjendën dhe përmbajtjen e vizitës së zotit Lajçak në Kosovë. Nuk është koha më që të hapen çështje teknike apo me pretendime për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Lajçak duhet të kuptoj se Kosova është e pavarur dhe sovrane dhe nëse vjen me këtë objektiv dhe me këtë qasje që duhet të përmbyllet ky proces me njohje reciproke është shumë i mirëseardhur. Çdo qasje tjetër është, mund të them lirisht, qasje e dështimit të tij në Kosovë dhe vet Bashkimit Evropian. Por, para se gjithash Lajçak duhet ta kuptoj se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për liberalizimin e vizave dhe jo për fjalime të thata, të kota dhe shterpe?, tha presidenti Thaçi.
Zoti Lajcak pritet të qëndrojë edhe në Beograd javën që vjen, menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare serbe, që mbahen të dielën më 21 qershor./VOA
Kosova ka regjistruar një tjetër bilanc negativ, sa i përket...
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 15 korrik. ...
Brenda kaderales së Perusë janë vendosur mbi 5 mijë fotograf...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shprehu indinjatë n...
Një pilot i Forcave Ajrore amerikane rezulton që të jetë i z...
OKB-ja synon që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të mos pun...
Pekini ka regjistruar 36 raste të reja me koronavirus, teksa...
Në prill u zvogëlua shumë numri i përpjekjeve për kalimin e ...
Evropa po hedh një hap të madh drejt një normaliteti të ri p...
Greqia duket se po e fiton betejën më Covid-19. Sipas autori...
Duke marrë shkas nga trendi i rritjes së të infektuarve me k...
Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow tha ...
Kosova ka regjistruar 49 raste të reja me Covid-19 duke e çu...
Italia ka regjistruar sot numrin më të ulët të viktimave të ...
Rusia së shpejti do të jetë në gjendje të shkatërrojë armë h...
Shifrat e pacientëve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut vijo...
Në SHBA numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka arritur në ...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur të ...
Një grua nga komuna e Prizrenit ka humbur jetën të dielën si...
Tregu më i madh ushqimor në Pekin është mbyllur nga autorite...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...