Pse Basha nuk çon në SPAK dosjen e inceneratorëve?!
Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha në retorikën e tij pol...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha në pothuajse çdo dalje të tij mediatike, kryefjalë ka ?koncesionet dhe oligarkët?, pavarësisht se faktet kanë treguar jo pak herë se Basha ?fle? me të ashtuquajturit oligarkë.
I tillë është rasti i Agron Papulit, i cili u sulmua në disa deklarata mediatike por më pas ra heshtje dhe ?rastësisht? zbulohet se Lulzim Basha ka marrë vilë tek kompleksi ?Long Hill? i biznesmenit në fjalë.
Po ashtu kujtojmë këtu edhe Rrugën e Kombit. Basha betohej se nuk do lejonte vendosjen e traut, megjithatë më pas i tradhëtoi kuksianët dhe sërish ?rastësisht? kunati mori zyrat tek koncesionari i Rrugës së Kombit.
Por këto nuk janë rasti i vetëm.
CNA.al ka publikuar një dosje investigative të plotë në lidhje me skandalin e inceneratorëve, në Shqipëri por çuditërisht Lulzim Basha nuk flet për inceneratorët. Mjaftohet me deklaratat që bën në studiot televizive, koncesione, koncesione, por ama nuk ndërmerr asnjë hap ligjor, për të zbardhur të vërtetën e tyre.
Po ashtu në muajin shkurt 2020, CNA.al ka zbuluar me dokumente edhe ortakërinë e Ben Blushit, me pronarët e inceneratorëve, ku marrëdhënien tregtare e ka Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit.
CNA.al ka treguar me dokumente zyrtare se Eva Blushi është bashkëaksionere me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, në kompaninë Em Capital Group Ad. Një kompani e themeluar në Bullgari, ku Eva Blushi gëzon 30% të aksioneve. (Lexo këtu).
Ne shtuam në dosjen publike të këtij denoncimi, edhe mjaft të dhënë të reja, që fillonin në Hollandë, shkonin në Bullgari e përfundonin në Tiranë, tek Ministria e Mjedisit e deri tek ortakëritë e pronarëve të inceneratorëve me Ben Blushin apo edhe aksioneren e Top Channel, Vjollca Hoxhën.
Pas zbulimit me dokumente të skandalit të inceneratorëve, pritej një reagim i ashpër i Lulzim Bashës dhe PD-së, por në fakt kjo nuk ndodhi.
Lulzim Basha në asnjë rast nuk e ka çuar dosjen në SPAK, duke i bërë kështu një mbrojtje ligjore koncesioneve.
Ndërkohë, dje ka shpërthyer një skandal i dytë në Zimbabve, pas atij të parit për anullimin e inceneratorëve.
Një ditë më parë në media është raportuar se, ortaku i kompanisë që ka marrë me koncesion inceneratorët në Shqipëri, është përfshirë në një skandal në Zimbabve të Afrikës, në lidhje me dy tendera në fushën e shëndetësisë dhe blerjen e materialeve anti-covid. Tendera që kapin vlerën 60 milion dollarë.
Skandali, i cili po zhvillohet prej dy muajsh në vendin afrikan, zbulon për herë të parë edhe fytyrën e ?njeriut-hije? të inceneratorëve në Shqipëri, Klodian (alias Mirel) Mërtiri.
Mërtiri, i cili deri tani njihej vetëm si emër që qëndron pas inceneratorëve në pronësi formale të Klodian Zotos, është paraqitur në Zimbabve me emrin Ilir Dedja.
Qeveria e Zimbabves ka urdhëruar anulimin e një tenderi 60 milionë USD që agjencia shtetërore shëndetësore, ?Natpharm? kishte lidhur me kompaninë ?Drax International? të biznesmenit shqiptar, Ilir Dedja, nën dyshime për aferë korruptive.
Në shkrimin e ?Zimlive?, Ilir Dedja raportohet si biznesmen shqiptaro-italian, pronar i kompanisë ?Drax International?, e njohur edhe me emrin tregtar ?Drax Consult SAGL?.(Lexo këtu)
Po ashtu Agjencia e lajmeve ?Zimlive?, e cila ka raportuar më herët për skandalin e tenderit të ilaçeve, ka publikuar një foto të zyrtarëve të lartë të atij vendi, me biznesmenin shqiptar Ilir Dedja (Klodian Mërtiri) dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, përfaqësuesi i Lulzim Bashës pranë inceneratorëve.
Fotoja flet qartë sesi krahu i djathtë i Lulzim Bashës, një nga mbështetësit e tij kryesor është në krah të Mirel Mërtirit, ortakut të Klodian Zotos.
Pra, Basha ashtu si edhe në rastet e tjera, tregon se merr para ku të mundet e si të mundet dhe gjithçka duket në publik është thjeshtë dhe vetëm fasadë dhe gënjeshtër.
Basha është ortaku hajdut i Edi Ramës./ CNA.al
Skandali 60 mln USD në Zimbabve zbulon fytyrën e Klodian Mërtirit, njeriut-hije të inceneratorëve
Ben Blushi heq lajmin për ortakun e inceneratorëve
Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin
Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha në retorikën e tij pol...
Një aferë koruptive e shumë denoncuar. mediat e ndryshme në ...
Ish deputetja e PD, Orjola Pampuri thotë se fajin për shtimi...
Avokati Altn Goxhaj është gjobitur me 50 milionë lekë për sh...
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe nënkryetari i LSI-së Petrit ...
Një lajm i hidhur është raportuar ditën e sotme nga demokrat...
Në një përprekje të sforcuar për kurimin e njëherësh stisjen...
Edhe mbështetësi i i flaktë i Lulzim Bashës në rast se do të...
Korrupsioni dhe mbyllja e gojës që ka bërë Lulzim Basha në l...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ka reaguar...
Pas shkarkimi të Vjosa Osmanit nga çdo pozicion në LDK, ka a...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë një thi...
Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj kr...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sulmu...
Kreu i shtetit Ilir Meta, duket se e ka kaluar këtë fundjavë...
Një sondazh online i Top-Channel për listat e hapura nuk lë ...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj së bashku me kryeminis...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi...
Fundjavave jemi mësuar të shohim kreun e shtetit teksa shëti...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar pasditen e sotme ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...