web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr mes fqinjëve/ Plagoset me sende të forta 70 vjeçari

11 Qershor 2020, 14:40, Kronika CNA

Një sherr për një gardh, ka degjeneruar në dhunë fizike mes dy fqinjëve në një fshat të Urës-Vajgurore  pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Drenovicë. Burime zyrtare thanë se shtetasi F. Vrapi, 70 vjeç, dhe M. Hekali, 70 vjeç janë përfshirë në një konflikt dhe janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin.

Mësohet se dy të moshuarit janë zënë me dru për gardhin që ndante banesat e tyre. Si pasojë e dhunës, është plagosur në kokë shtetasi F. Vrapi, ndërsa ndodhet në spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën./CNA.al





Lajmet e fundit nga