IKMT vijon aksionin në vijën bregdetare/ Prishen ndërtimet pa leje, gjobë për subjektet në shkelje
IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit që prej orëve të p...
Me heqjen e kufizimit të lëvizjeve, qetësia e karantinës në qytete, ia ka lënë vendin zhurmës. Njerëzit i janë kthyer jetës me të njëjtën dinamikë, si përpara pandemisë, duke na risjellë dhe trafikun e rënduar.
Por pas më shumë se 2 muaj në karantinë, kthimi në normalitet nuk është njëlloj për të gjithë. Sipas psikologëve, në këtë periudhë, ka kërkesë të shtuar për ndihmë të kujdesit mendor, si pasojë e ankthit dhe stresit, gjatë kohës në izolim, apo dhe humbjes financiare si rrjedhojë e mosmarrjes së pagave apo uljes së tyre. Kjo situatë ka ndikuar dhe në produktivitetin në punë të punonjësve.
Qytetarët të prirur për blerje bazike dhe jo mallra luksi
?Faktorët që kanë nxitur stresin kanë qenë të shumtë, duke filluar që nga ndryshimi i mënyrës së jetesës prej kufizimeve, nga pamundësia për të qenë efektivë në maksimum, nga raportet e ndërveprimit social të cilat në një farë mënyre prej ndërprerjes së kontakteve fizike u reduktuan. Nga ana tjetër një pjesë e personave kishin edhe pamundësi për të arritur ose për të pasur atë nivel fitimi financiar që kishin më parë dhe nga ana ekonomike ka qenë ky një tjetër stresor, pra pamundësia për të realizuar pritshëmritë financiare?, thotë Arjana Rreli, psikiatre për Monitor Ekonomi.
Ndalimi i menjëhershëm i aktivitetit të përditshëm, bëri që individët të përshtaten me një realitet, të pa imagjinuar më herët. Qëndrimi brenda në shtëpi në mënyrë të imponuar solli një aktivitet që duhej të përmbushej brenda dyerve të shtëpisë. Kjo ka bërë që pas daljes nga izolimi, individët të ulin produktivitetin dhe dëshirën për të punuar.
?Vihet re një ulje e produktivitetit edhe e treguar kjo nga vetë pacientët sepse, ne qeniet humane përveçse duam kohën tonë të përshtatjes si për të kaluar nga e mira në të keqe, ashtu na ndodh edhe për të kundërtën. Vetë kjo kohë e përshtatjes na ul produktivitetin, bashkëngjitur asaj edhe gjendjet e stresit të përjetuara nga personi ulin përqendrimin, ulin performancën, deri në një kohë të dytë kur gjithçka rifillon në normalitetin e vet?.
Profesionet që po e vuajnë më shumë
Lista e profesioneve të individëve që kërkojnë ndihmë për shëndetin mendor ka specifika, por padyshim të gjithë kanë përjetuar gjendje ankthi.
?Profesionet që kanë qenë më tepër të riskuara në këtë kohë janë padyshim personeli mjekësor. Duke qenë në frontin e parë, rreziku i infektimit, intensiteti i punës, por edhe lajmet që si tek të gjithë ne kanë qenë një përplasje e madhe ndaj mekanizmave tanë, që deri diku tregohen të pafuqishëm për çfarë sulmi sjell kjo lloj specifike e pandemisë, e bën personelin mjekësor tepër të ekspozuar. Media gjithashtu, sidomos ata të vijës së parë që kanë pasur frikë nga infektimi, por edhe përgjegjësinë për raportimin e lajmit të saktë dhe korrekt gjatë kësaj kohe. Po ashtu dhe të gjitha profesionet e tjera që mbështeten mbi një aktivitet fizik të përditshëm. Pamundësia për të shkarkuar të gjithë këtë energji negative, për të cilën një aktivitet fizik të bën që të ruash ekuilibrat, frenon këtë drenim të energjisë negative dhe të grumbullimit të stresit dhe i bën ata më të predispozuar për t?i vuajtur këto probleme?, thotë Rreli.
Spektri i moshave që kanë kërkuar ndihmë këto ditë është i ndryshëm, duke përfshirë kryesisht moshat e reja, por jo vetëm.
?Përgjithësisht mbeten moshat aktive, por ka edhe një pjesë të moshave geriartrike të cilët ishin të sulmuar në këtë kohë edhe për faktin që panë imazhe të viktimave që solli kjo pandemi në grupmoshën e tyre. Specifikisht më tepër të ekspozuar ishin moshat aktive që sigurisht duke mos pasur mundësi të shfrytëzonin kapacitetet e tyre u bënë subjekt të përjetimit të ankthit?.
Sipas profesionistëve të shëndetit mendor shtimi i rasteve nuk lidhet vetëm me situatën që po përjetojmë, por edhe me rritjen e ndërgjegjësimit për të kërkuar këshillim profesional mbi shëndetin mendor./ Monitor
IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit që prej orëve të p...
Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka bërë me ...
“Në Durrës nuk duhet të ndërtohen objekte të larta”. Kështu ...
Televizioni francez “ARTE” , ka realizuar një dokumentar për...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi hapjen e t...
Transporti urban publik në të gjithë Shqipërinë nuk do të ri...
Rikthehet pas disa kohësh në Lezhë koronavirusi. Një pacient...
Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë dalë sot në protest...
Moti në vendin tonë vijon të ndikohet nga qarkullimi në Mesd...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me hapjen e transpor...
Pas lëkundjeve të tërmetit të regjistruara pasditen e sotme ...
Vetëm pak minuta më parë, vendi u godit nga një tërmet i fuq...
Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur pak minuta më parë vendin....
Ambasada Amerikane, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm pë...
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka bërë me ...
Bashkisë tashmë do t’i duhen tashmë 3-4 mln euro në vit për ...
“28 qendra shëndetësore verore do të hapen pranë zonave turi...
Dy ditë më parë, opinion publik është tronditur nga historia...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...