Krimi zgjedhor dhe imuniteti i Ballukut/ Kreu i SPAK vendos pikat mb “i”: Pa prova nuk ngrihen akuza
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Top Channel, ditët e fundit ka bërë një sërë kronikash që lidhen me problematikat e mbetjeve urbane në qytetin e Durrësit.
Në fakt në pamje të parë, duket se gjithçka është në interes të qytetarëve, dhe Vjollca Hoxhës e Ben Blushit, iu ?djeg barku? për Durrësin e mbuluar nga plehrat por e vërteta është se ?dardha e ka bishtin prapa?.
Në një sërë kronikash të njëpasnjëshme Top Channel ka pasur në qendër mbetjet në Durrës dhe pas publikimit të këtyre kronikave, ?rastësisht? del kryeministri Edi Rama dhe thotë se ky problem do të marrë zgjidhje brenda javës.
Kreu i qeverisë është shprehur mbrëmjen e djeshme se brenda disa ditësh do të firmoset marrëveshja me bashkinë e Durrësit dhe në këtë mënyrë mbetjet do të vijnë në landfilldin e Sharrës.
Por, ashtu siç e thamë më sipër ?dardha e ka bishtin prapa?, pasi është e qartë se halli i Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit nuk është Durrësi, por është diku tjetër.
Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi janë ortakë të kompanisë që ka marrë me koncesion inceneratorët, dhe kjo mesa duket është arsyeja se pse i mbajnë ison kreut të qeverisë, në mënyrë që plehrat e Durrësit ti sjellin në Tiranë.
Pasi morën 15 milion euro tender me prokurim të drejtpërdrejtë për koncesionin e Porto Romanos, të cilën mund ta lexoni këtu, duket se nuk janë ?ngopur?, por kërkojnë të marrin edhe 30 milion euro në vit nga mbetjet urbane të Durrësit, duke i çuar në landfillin e Sharrës.
Pra, qëllimi është të shtojnë sasitë e plehrave të grumbullura, dhe kështu shtohen xhepat e tyre.
Por, ku lidhet ortakëria e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës me Klodët e Inceneratorëve
Kujtojmë këtu se në shkurt të vitit 2020 CNA.al ka publikuar një dokument ekskluziv të siguruar në Bullgari, ku tregohet ortakëria e Klodian Zotos, bosit shqiptar të ?Integrated Technology Service?, kopmanisë së konçesionit të inceneratorëve, me bashkëshorten e Ben Blushit, Eva Blushi dhe me Mirel Mërtirin, një emër ky shumë i famshëm dhe i njohur kudo ku del Klodian Zoto.
Gjë e cila shpjegon edhe se pse kronikat në Top Channel e paraqesin koncesionarin djegës plehrash, si ?shpëtimtar i mjedisit dhe jetës së banorëve? në Fier, Elbasan e Tiranë.
E gjithë kjo tashmë e ka një shpjegim, pasi dokumenti tregon qartë lidhjen dhe bashkëpunimin e Klodi Zotos me Ben Blushin. Ortakëria e bashkëshortes të Ben Blushit me Klodian Zoton e inceneratorëve shpjegon gjithçka. (Lexo këtu)
Por nuk mbaron këtu. CNA.al ka zbuluar të tjera dokumente, ku tregohet se Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri janë edhe ortakë të aksioneres së Top Channel, Vjollca Hoxha.
Me dokumente zyrtare CNA.al tregoi sesi kompania EM Capital Group AD, e cila ka tre ortakë Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Eva Blushin, ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, që ?rastësisht? ka të njëjtët aksionerë me Top Channel. (Lexo këtu)
Faktet flasin vetë. Kompania në Bullgari, EM Kapital Grup AD, në datën 25 nëntor ka ardhur në Tiranë nëpërmjet drejtorit të saj David Ujait dhe nëpërmjet një shumë prej 2.2 milion dollarësh ka blerë kompaninë Valtelina.
Gjithçka duket mjaft e qartë dhe lidhja media-qeveri-inceneratorë është e faktuar me dokumente. Dhe kjo shpjegon edhe ?ison? që Top Channel i mban qeverisë./ CNA.al
Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin
Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?
Dokumenti-Klodian Zoto dhe Top Channel, edhe pas tenderit 15 milion euro për Porto Romanon
Deputeti Myslim Murrizi, ka deklaruar sot se qendrimi i opoz...
Reforma në Drejtësi është më e trumbetuara në vendin tonë, p...
Kryeministri Edi Rama u shpreh në Këshillin Kombëtar të Inte...
Presidenti Ilir Meta vlerësoi marrëveshjen për Reformën Zgje...
Biznesmeni shkodran Alban Xhaferi ka publikuar shkresën e dr...
Një ditë pasi opozita i dërgoi një letër kryeministrit Edi R...
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur dorëzimin e listës së p...
Prokuroria ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Matit,...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se asnjë premtim i r...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ditën e sotme në orën 11:00, pritet të mblidhet Këshilli Kom...
Gazetari Artan Hoxha paralajmëron se atentati ndaj Ardjan Ça...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e A...
Ka degjeneruar në fyerje personale debate mes kryeministrit ...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emisionin “Open”, ka ...
“Elbasani është një “Big Brother”. Kështu ka deklaruar gazet...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emisionin “Open” tha ...
Kryeministri Edi Rama, është përplasur ashpër mbrëmjen e sot...
Kryeministri Rama e ka quajtur si një veprim të turpshëm pub...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emisionin “Open” ku ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...