“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga Jak Simoni
Paradoksal është fakti që një pjesë e madhe e maturantëve nuk mund të studiojnë në universitetet shqiptare, ndërkohë që kuotat, kryesisht të universiteteve të rretheve, ngelen të paplotësuara. Kjo ndodh nga kriteri i përvitshëm i mesatares së vendosur në kundërshtim me të drejtën e arsimimit. Kështu, një pjesë e maturantëve kërkojnë të arsimohen në vendet, ku kushtetuta zbatohet jo vetëm për qytetarët e vendit në fjalë, por dhe për të huajt. Në kushtetutat e vendeve perëndimore garantohet e drejta e arsimimit dhe konkurrimi nga një nivel më i ulët në një nivel më të lartë të studimi është i hapur për të gjithë ato studentë që kanë mbyllur studimet në nivelin paraprak, kurse në Shqipëri kriteri i notës mesatare i ndalon, arbitrarisht, maturantit këtë mundësi konkurrimi.
Ndonëse ky kriter është vendosur me qëllim që të garantojë cilësi në arsimin e lartë, kryesisht në ato fakultete, ku përgatitën mësues dhe për të ndaluar inflacionin e diplomave në dhjetëvjeçarët e fundit, efektet janë mjaft negative si për maturantët, si për universitetet ashtu dhe për shoqërinë shqiptare. Të zhgënjyerit kryesor në momentin më të bukur të jetës së tyre janë maturantët, të cilët do ta kërkojnë të drejtën e studimit në një vend tjetër. A nuk është paradoksale të dëgjosh: do të shkoj të studioj në Itali ose në Gjermani, sepse në Shqipëri nuk plotësoj kriterin e notës mesatare. Në historinë e arsimit kush është përpara? Natyrisht, udhë të mbarë dhe suksese atyre që kanë rezultate të larta dhe mundësitë ekonomike, por të tjerët do të kuptojnë shpejt se janë material rinor i hedhur (për ta thënë sipas Hiedegger) nga vendi i tyre nëpër rrugët e Evropës. Shumë shpejt këto të rinj, apo të reja do të përballen me një kriter tjetër therës; atë ekonomik. Do ti shqetësojë mbijetesa më shumë se studimet, megjithëse thuajse të gjithë kanë të afërmit e tyre atje, por ata mund të mos jenë atje ku është universiteti dhe natyrshëm kanë për të përmbushur fillimisht nevojat e fëmijëve të tyre.
Jemi një shoqëri që nuk u mundëson të rinjve të zbulojnë dhe të zhvillojnë interesat dhe pasionet e tyre për dije, e mbi të gjitha të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. Këta të rinj, sapo marrin diplomën e maturës, bien në kurthin e ngritur për të paguar për ?mëkatin? e notave jo të mira që kanë marrë më parë. Pastaj, a është e sigurt se këto nota nuk janë ndonjëherë dhe fiktive? Çfarë do ti thuhet një të riu, apo te reje që ka pasion letërsinë, apo historinë dhe nuk ka marrë nota të mira në lendet tjera? Vendet janë bosh por nuk ke të drejtë të as të konkurrosh. Vitet e kaluara këto programe ishin thuajse bosh. I bie që, meqenëse nuk vijnë për të studiuar ato që kanë mesatare të lartë, histori, apo ndonjë lëndë tjetër, mos të studiohet fare. E si mundet të ndodhë kjo? A nuk është historia studim i së shkuarës, për mos t?i përsëritur gabimet, apo ne nuk kemi gabime në të shkuarën? Apo, ç?na duhet historia, se mos vallë (për ta thënë si Niçe) do të bëjmë histori ne? Apo, akoma më keq, të rinjtë le të njohin të shkuarën e dikujt tjetër dhe të kërkojnë ardhmen diku tjetër. N.q.s. vazhdohet në mënyrë direkte, apo indirekte të dëbohet rinia, universitetet dhe shoqëria jonë do të përfundojnë në agoni.
Ambasadori gjerman, Peter Zingraf i ka drejtuar një mesazh t...
Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv Lëvizjes Evropiane për Zhv...
Deputeti Myslim Murrizi ka bërë me dije se sot në emër të tr...
Nga data 15 qershor do të rinisë përdorimi i transportit pub...
Presidenti Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend ligjin për përjas...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri tho...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë sot në Elbasan ku thotë se R...
Prej shumë kohësh, në media përflitet për një lidhje dashuri...
Pas atentatit të sotëm ndaj Ardjan Çapjas, gazetari Artan Ho...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ka folur lidh...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, nd...
Sulmuesi brazilian Nejmar duket i dëshpëruar që të kthehet p...
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin e ri për sektorin e...
Pas plagosjes me armë zjarri, Ardian Çapja është nisur drejt...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka uruar maturantët që ...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar parad...
Gjashtë raste të reja me koronavirus janë regjistruar këtë t...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zgjedhur Elbasanin, një prej ...
Në javën e tretë të Qershorit pritet të rinisë puna për tran...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli nuk është më aktive n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...