Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Data 5 qershor është afati i fundit i aplikimit online, pa penalitet për tatimpaguesit, të cilët nuk kanë plotësuar ende kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit e tyre.
Në rast se nuk aplikojnë është e parashikuar një masë administrative, sipas të cilës ?Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për Monitor sqaron se gjoba parashikohet të vihet për çdo punonjës për të cilin nuk është aplikuar.
Vendosja e kësaj mase administrative ka shkaktuar shqetësime tek subjektet të cilat ose nuk po arrijnë të aplikojnë dot, ose i kanë paguar punonjësit e tyre në këtë periudhë ndonëse mund t?i kenë hequr nga lista e sigurimeve, ose punonjësit janë larguar me dëshirën e tyre për arsye që nuk lidhen me situatën e krijuar nga Covid-19.
Por Ibrahimaj sqaron se së pari, gjobat nuk do të jenë automatike, por do të verifikohen rast pas rasti. ?Pas përfundimit të afatit do të marrim në shqyrtim të gjithë listën e bizneseve dhe do të vendosim penalitetet aty ku gjykojmë që nuk ka pasur aplikime pa një arsye të fortë. Megjithatë dhe këto gjoba pas të gjithë procedurave të legjislacionit në fuqi tatimpaguesit do të kenë të drejtë të ankohen për një afat 30 ditor?.
Tatimet kanë njoftuar se të gjithë tatimpaguesit të cilët i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit e tyre, nuk do jenë subjekt i këtij penaliteti. Tatimpaguesi duhet që të plotësojë formularin e ankesës, brenda datë 05 Qershor 2020, dhe ta ngarkojë atë në menunë ??Çështjet e Mia??, në llogarinë në e-filing. (formulari në fund të link https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1405/pas-dates-5-qershor-do-te-gjobiten-subjektet-qe-nuk-kane-aplikuar-ankesat-do-te-pranohen-brenda-30-diteve-nga-vendosja-e-gjobes)
Deri tani nga paketa e dytë janë miratuar kërkesat për 144 mijë punonjës dhe janë dhe rreth 13 mijë të cilët po verifikohen nëse i përmbushin kriteret e VKM dhe që potencialisht mund të jenë përfitues të ndihmës financiare. Ndërsa rreth 27 mijë punonjës janë refuzuar. Ka ende tatimpagues të cilët pritet që të plotësojnë kërkesën për ndihmë financiare për të gjithë individët e publikuar si përfitues. Gjithashtu janë dhe rreth 19.8 mijë ankesa që po shqyrtohen.
INTERVISTA, flet Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj
Masa administrative përcakton se ?Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë?. Në të nuk rezulton e qartë nëse penaliteti është për subjekt, për aplikim (një biznes psh ka aplikuar një herë për shumë punonjës), apo për punonjës? Konkretisht për kë është penaliteti?
Gjoba është për punonjës.
Bizneset kanë afat të aplikojnë deri nesër më datë 5 qershor ora 12 e natës, dhe për të gjithë ato subjekte të cilët nuk kanë aplikuar, të cilët nuk kanë një arsye të fortë për mos aplikim do të vendosen penalitetet përkatëse. Me arsye të fortë për mos aplikim mund të konsiderojmë që subjekti do të deklarojë që i ka paguar pagën e plotë punonjësit pavarësisht se nuk ka qenë në punë ose pavarësisht se ka qenë i shkëputur nga puna për disa ditë. Të gjitha këto raste do të analizohen rast pas rasti për çdo tatimpagues, të cilët në rast se nuk kanë një arsye të fortë për mosaplikim do të penalizohen.
Si ka qenë ecuria deri më tani? Sa aplikime ka pasur?
Nga dita që VKM-ja u zgjerua për të gjithë punonjësit, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars deri ne datë 17 maj dhe VKM-ja u bë publike dhe statistikat që kemi deri të mërkurën janë rreth 30 mijë individë, pra janë kryer rreth 30 mijë aplikime për individët. Ne kemi ecur me ritme më të shpejta sigurisht, duke qenë se numri i aplikimeve ka qenë i lartë. Me përfundimin e afatit të aplikimit, gjithsesi administrata tatimore do të vazhdojë të trajtojë të gjitha ankesat që vijnë nga tatimpaguesit dhe përfundimi i procesit do të jetë atëherë kur nuk do të ketë më asnjë ankesë apo ata që e meritojnë do të marrin pagën e luftës.
Nga ana tjetër përsa i përket penaliteteve, ne pas përfundimit të afatit do të marrim në shqyrtim të gjithë listën e bizneseve dhe do të vendosim penalitetet aty ku gjykojmë që nuk ka pasur aplikime pa një arsye të fortë. Megjithatë dhe këto gjoba pas të gjithë procedurave të legjislacionit në fuqi tatimpaguesit do të kenë të drejtë të ankohen për një afat 30 ditor.
Pra gjobat nuk do të jenë automatike?
Gjobat nuk do të jenë automatike
Ju thatë që kanë aplikuar rreth 30 mijë persona, para shpalljes së zgjerimit kishën aplikuar edhe 110 mijë, dmth që kanë mbetur dhe 50 apo 60 mijë akoma?
Numri i individëve në fakt me të dhënat për sot të cilët kanë aplikuar janë 183 mijë individë për kërkesa, numri i punonjësve të refuzuar deri në këto moment është 26 mijë e 951. Ndërkohë që numri i punonjësve të miratuar për pagesë është 144, 238.
Dmth janë rreth edhe 60 mijë që duhet të përfitojnë?
Shifra e përfituesve ka qenë e përafërt, duke qënë se dy nga masat e paketës së dytë janë të gjera, janë për subjekte të cilat janë me qarkullim mbi 14 milionë lekë dhe ekziston problematika e kodeve ekonomike apo edhe subjekteve të mëdha, të cilat në një kod ekonomik ushtrojnë disa lloje aktivitete. Ne kemi dhënë mundësinë jo vetëm bizneseve që kishin një database ku kodet ekonomike përputheshin me fituesit e masave, por edhe ato biznese ku kodet ekonomike nuk përputheshin masave, i kemi dhënë të drejtën që të ankimojnë dhe të aplikojnë nëpërmjet një formulari ankese.
Për këtë arsye numri i përfituesve total do të jetë i saktë vetëm në përfundim të procesit.
Për momentin, numri nuk është 100% i saktë pasi ne nuk e dimë sesa biznese do të plotësojnë formularin e ankesës dhe do të trajtohen.
Ne kemi gjykuar që nga të dyja paketat numri i përfituesve do të jetë mbi 250 mijë.
Ka shumë biznese që ankohen se nuk arrijnë të aplikojnë se nuk hapin dot sistemin? ndërkohë iu ka shkuar edhe mesazhi punonjësve që ?ju jeni përfitues i pagës 40 mijë lekë? ? dhe është krijuar një lloj konfuzioni?.
Në fakt mesazhet që janë dërguar janë dërguar në bazë të database që kanë kompanitë e telekomunikacionit. Mund të ketë qëlluar që një individ ka hapur një numër të cilin në fakt nuk është duke e përdorur vetë, pra mesazhet janë dërguar emrit të personit më të cilin është regjistruar dhe jo emrit të përfituesit mbase. Sipas ligjit çdo individ është i detyruar të mbajë atë numër telefoni me të cilën regjistrohet megjithatë rëndom ndodh që nuk e mban i njëjti person. Kjo është arsyeja që në disa raste mesazhi ka shkuar gabimisht. Nga ana tjetër, problematika që bizneset nuk mund të aplikojnë lidhet me problematikën e kodit ekonomik në të cilin operojnë. Për këtë arsye ne e kemi hapur mundësinë për aplikim për një numër të madh biznesesh nga të cilat kanë aplikuar 5735 biznese deri më tani dhe janë duke u shqyrtuar. Pra është një potencial me rreth 30 mijë individë të cilët po shqyrtohen nga të cilët, në bazë të ankesave ne do të shohim rast pas rasti se sa do të jetë numri total i përfituesve i këtyre 30 mijë individëve të cilët kanë aplikuar nëpërmjet ankesës.
Këto biznese kanë edhe shqetësimin, se pavarësisht faktit që nuk mund të aplikojnë, ata mund të ngarkohen me gjoba. Çfarë duhet të bëjnë?
Bizneset që kanë aplikuar nëpërmjet ankesës nuk do të ngarkohen me gjoba. Do të ngarkohen me gjoba ato biznese të cilët janë të pastër, që punonjësit e tyre përfitojnë 100% nga kushtet e vendosura nga paketat dhe nuk po aplikojnë. Këto janë ato biznese që do të penalizohen.
Keni ndonjë vlerësim se sa është numri i tyre?
Numri është dinamik, duke ndryshuar. Unë nuk do doja që të jepja një numër sot, por do të japim një numër ditën e shtunë, pasi të jetë mbyllur afati.
Si ka qenë ecuria e të ardhurave tatimore në muajin maj?
Ecuria ka qenë më mirë se parashikimet tona. Duke marrë parasysh të gjithë sektorët edhe parashikimet që kishim bërë për rënien e aktivitetit të të gjithëve, jemi më mirë.
Rezultati i majit për të ardhurat tatimore është 33% të ardhura më pak, krahasuar me vitin e kaluar. Tek ne deklarohet maji për prillin. Qershorin unë e pres të jetë në nivelet e marsit, sepse në mars pavarësisht se shkurti ka qenë në aktivitet të plotë bizneset filluan të mos paguajnë, filluan të kenë frikë nga çfarë po ndodhte, ndaj e pres në ato nivele. Për pjesën e mbetur të vitit pres rreth 15% më pak nga çfarë ishte parashikuar.
Kur pritet të arrihet një rikuperim në nivelet e parakrizës?
Edhe kërkesa e jashtme edhe kërkesa e brendshme do të vijë e reduktuar, kështu që nuk ka sesi të shkojmë në nivelet e parakrizës. Do ndihmojë shumë procesi i rindërtimit që do vazhdojë dhe do ndihmojë si në në numër punonjës në kontribute edhe në qarkullim të ardhurash, por jo në ecurinë e tatimit të vlerës së shtuar, pasi rindërtimi është i përjashtuar nga TVSH. Gjithsesi një rikthim në nivelet e parakrizës mund të pritet vetëm pas muajit nëntor, kur dhe situata do të jetë më e qartë.
Dielli sërish do ti lerë vendin vranësirave. Kështu e premtj...
Në marshimin e sotëm kundër abuzimit seksual, ishte pjesëmar...
AKU ka bllokuar 100 kg të produktit djathë në një subjekt me...
Thirrjes së fortë në rrjetet sociale, pas abuzimit seksual t...
Ka filluar grumbullimi i qytetarëve që po protestojnë për mb...
Nisur nga rasti më i fundit, ku një 65-vjeçar ka abuzuar sek...
CRCA Shqiperi, duke u bazuar në informacionet për situaten n...
Gazetari dhe pedagogu i njohur Erion Kristo, ndërsa komentoi...
Gazetari dhe pedagogu i njohur Erion Kristo ka dhënë alarmin...
Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit...
Dita e sotme do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira në z...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish të gjithë punë...
Duke marrë shkas nga ngjarja më e fundit e dhunës seksuale n...
4 ditë pas skandalit të abuzimit seksual të të miturës në Ba...
Vogëlushi shqiptar Alvin Berisha, që u nxorr nga kampi siria...
Moti i qëndrueshëm dhe me diell do të vijojë edhe për ditën ...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë një sqarim për h...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka vijuar protestat...
Një grup aktivistësh kanë protestuar sot në Tiranë kundër ma...
Jeta sedentare, dieta e pakontrolluar dhe ekspozimi i lartë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...