“Nuk i them kurrë Berishës, hajdut as kriminel”/ Rama: Do më vinte turp nga vetja
Kryeministri Edi Rama teksa foli në lidhje me abuzimin e 15-...
Stine Klapper, drejtuese e zyrës së fondacionit gjerman ?FES? në Tiranë, në intervistë për DW, paraqet opinione për reformën zgjedhore në Shqipëri dhe argumenta pro&kundër ndryshimit të sistemit aktual zgjedhor.
DW: Znj. Klapper, në Tiranë vazhdojnë përpjekjet mes maxhorancës socialiste dhe opozitës për të arritur konsensus për zgjidhje ligjore në plotësimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR për reformën zgjedhore A mund të paraqisni ju lutem, argumentat thelbësore pse kjo reformë është kaq e rëndësishme për perspektivën evropiane të Shqipërisë?
Stine Klapper: Në ligjin aktual dhe procedurat ka të meta, deficite të caktuara, përfshirë politizimin e administratës zgjedhore, mungesën e transparencës së financimit të fushatës dhe të efektivitetit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore. Integrimi Evropian dhe reformat e nevojshme në procesin drejt pranimit në BE prekin shumë fusha të ndryshme të politikave. Por në përgjithësi, të qenit pjesë e BE-së do të thotë konsolidim i demokracisë dhe sundimit të ligjit. Një proces zgjedhor, që funksionon mirë është pjesë e këtij konsolidimi, prandaj reforma është e një rëndësie të tillë. Kjo është edhe arsyeja pse një reformë e suksesshme pas rekomandimeve të OSBE / ODHIR është vendosur si parakusht për hapjen e bisedimeve të pranimit.
DW: A funksionon në mënyrë normale demokracia përfaqësuese në Shqipëri?
Stine Klapper: Çfarë kuptoni me “funksionim normal”? Shqipëria është një demokraci përfaqësuese, por ka ende nevojë për një transformim të mëtejshëm që do të thotë konsolidim i proceseve dhe institucioneve demokratike. Ekzistojnë mjaft potenciale për përmirësim dhe nuk janë vetëm çështje teknike që duhen adresuar si në reformën zgjedhore. Funksionimi i një demokracie varet nga secili, që përfshihet. Krijimi i një kulture të fortë politike demokratike është një detyrë e pafund që kërkon përfshirjen e të gjithë qytetarëve. Pra, pavarësisht se çfarë lloj sistemi zgjedhor ekziston, “funksionim normal” i një demokracie përfaqësuese ka të bëjë me shumë më tepër sesa rregullat formale. Pra, përveç reformave të diskutuara, mënyra se si punojnë partitë politike dhe parlamentet, se si shoqëria civile është e përfshirë dhe si bëhet edukimi politik dhe qytetar janë ?ështje që janë të gjitha po kaq të rëndësishme.
DW: Çfarë mendoni për sistemin aktual zgjedhor në Shqipëri? A ka hapësira bosh që krijojnë premisa për devijime nga parimet dhe objektivat e demokracisë përfaqësuese?
Stine Klapper: Sisteme të ndryshme elektorale prodhojnë rezultate të ndryshme lidhur me përfaqësimin, pasi ka versione dhe konfiguracione të ndryshme në një diapazon të gjerë nga përfaqësimi i papërzier proporcional tek sistemet maxhoritare. Dhe të gjithë kanë avantazhe dhe disavantazhe: nga njëra anë për mënyrën sesi qytetarët lidhen me përfaqësuesit e tyre dhe nga ana tjetër me efektivitetin ose efikasitetin. Në Shqipëri, pa asnjë dyshim, është thelbësore që rekomandimet e ODHIR-it të plotësohen. Dhe kjo, në të vërtetë, do të mund të bëhej menjëherë. Por kur bëhet fjalë për çështjen e sistemit zgjedhor, duhet marrë në konsideratë edhe një reformë më e thellë. Një reformë e tillë më e thellë është e vështirë të vendoset në afate të ngushta pasi është çështje që kërkon diskutim dhe ekspertizë të gjerë, kështu që kjo është diçka që mund të bëhet në një hap tjetër. Nuk egziston një sistem zgjedhor, që të jetë i duhuri, më i miri. Avantazhet dhe disavantazhet e opsioneve të caktuara duhet të kuptohen dhe diskutohen nga vendimmarrësit politikë, por edhe nga shoqëria civile pasi kjo është një ?ështje që ka të bëjë me tërë shoqërinë dhe me çdo person të vetëm që ka të drejtën e votës. Ka mjaft mosmarrëveshje dhe kritika për sistemin zgjedhor aktual, sidomos për faktin që konsiderohet se i shërben centralizimit të pushtetit. Kjo është arsyeja e mjaftueshme për t’u përfshirë në një diskutim të gjerë se cila mund të ishte një alternative e mirë përtej rekomandimeve shumë të rëndësishme të ODIHR-it. Natyrisht, kam idetë dhe preferencat e mia personale në lidhje me sistemet zgjedhore, por nuk mendoj se ka një zgjidhje optimale. Mendoj se e rëndësishme është që shoqëria shqiptare, ekspertët dhe vendimmarrësit të diskutojnë me maturi dhe vëmendje opsionet e ndryshme.
DW: Znj. Klapper, a jeni në favor të ndryshimit të sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal me listat e mbyllura në ato të hapura? Në fund të fundit, reforma zgjedhore nuk është thjesht përmbushje e një prej kushteve prioritare të Bundestagut gjerman për Shqipërinë për hapjen e negociatave por edhe për të plotësuar pritshmëritë e zgjedhësve, që duan procese demokratike zgjedhore.
Stine Klapper: Po, keni të drejtë. Një reformë e tillë nuk duhet të bëhet vetëm sepse Bundestagu ose Këshilli Europian e ka kërkuar. Duhet të bëhet sepse është në interes të qytetarëve të Shqipërisë. Siç thashë, sisteme të ndryshme kanë avantazhe dhe disavantazhe të ndryshme. Përkrahësit e listave të hapura shpresojnë që ato do të çojnë drejt demokratizimit të partive politike pasi bëjnë të mundur një konkurrencë më të fortë brenda partive dhe më shumë pavarësi politike të kandidatëve. E kuptoj këtë argument dhe sigurisht që do të ishte një zhvillim i mirëpritur. Në të njëjtën kohë, kandidatët që janë financiarisht më të fuqishëm do të favorizoheshin në rastin e fushatave zgjedhore individuale dhe zhvillimi i një platforme programatike më të fortë nga partia politike – e cila gjithashtu do të ishte e nevojshme për konsolidimin demokratik – mund të pengohet nëse kandidatët individualë fitojnë në sajë të premtimeve individuale. Siç e shihni, ka gjithmonë pro dhe kundër. Kështu që, nëse është e mundur, një sistem i përzier do mund të ofronte një zgjidhje më të mirë. Gjithsesi, së pari mendoj që ?ështja e sistemit zgjedhor ka nevojë për diskutim të mëtejshëm midis aktorëve shqiptarë dhe së dyti, ashtu si thashë, cilësia e një sistemi demokratik varet më shumë nga rregullat e një ligji zgjedhor. Prandaj, do të tregohesha e kujdesshme të shpresoja shumë vetëm në një reformë të sistemit zgjedhor.
DW: Votimi me lista të hapura konsiderohet gjithashtu si një mundësi për qarkullimin e elitave politike në Shqipëri, të pandryshuara tanimë prej 3 dekadash. A ka nevojë Shqipëria për hyrje të reja në Parlament?
Stine Klapper: Në Shqipëri, në Parlamentin Evropian, në Gjermani? mendoj se është shumë e shëndetshme për përfaqësimin demokratik të lejojë një qarkullim të elitave. Në mënyrë ideale, ne kemi një përzierje të përfaqësuesve me përvojë dhe të rinj. Listat e hapura mund të jenë sigurisht një mënyrë për ta bërë këtë të mundur. Por unë mendoj se është edhe më e rëndësishme që partitë politike të lejojnë që të rinjtë dhe emra të reja të bashkohen dhe të marrin përgjegjësi dhe pozicione – ndoshta edhe përmes kuotave. Kjo është e dobishme për hapjen ndaj ndryshimeve specifike të politikës, por edhe në përgjithësi edhe për përfaqësimin demokratik dhe identifikimin e përfaqësuesve politikë në elektorat.
DW: Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, dy forcat politike kryesore në Shqipëri, shfaqen në një mendje për ta shtyrë, në një kohë të pacaktuar, ?ështjen e diskutimit për ndryshimin e sistemit zgjedhor. A duhet marrë tani në konsideratë kjo ?ështje nisur nga një presion në rritje i shoqërisë civile dhe opozitës parlamentare, por edhe një inkurajim nga faktori ndërkombëtar?
Stine Klapper: Nuk e di nëse ka një ngurrim të përgjithshëm për të rënë dakord – është një çështje e ndërlikuar duke marrë parasysh polarizimin e përgjithshëm politik. Sidoqoftë, mendoj se të gjithë duhet të jenë të interesuar të punojnë drejt një reforme zgjedhore të suksesshme. Qytetarët e dëshirojnë këtë dhe ky është një kusht për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Shpresoj të shoh që dialogu është i mundur, sepse ky është një rast i qartë në të cilin interesi për të ardhmen e vendit duhet të jetë emëruesi i përbashkët për të gjithë aktorët politikë.
Stine Klapper është drejtuese e zyrës së fondacionit “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) në Shqipëri. / DW
Kryeministri Edi Rama teksa foli në lidhje me abuzimin e 15-...
Pavarësisht se prej 3 ditësh ka nisur zyrtarisht nisja e pla...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuve...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuve...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si fatkeqësi, faktin që ...
Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një letër Kryetarit të Ku...
Që në krye të herës, të gjithë përfshirë socialitët kanë sqa...
Përkundër premtimeve të Rilindjes në luftën antikorrupsion, ...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kërkesës së kreut të...
Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi i ka drejtua...
Fjala e fundit për një kompromis për Reformën zgjedhore i ka...
Dhimiter Sotiri është zgjedhur kreu i Formumit Rinor të Part...
Ndërkombëtarët në vendin tonë, sërish sot po zhvillojnë taki...
Të dashur demokrate dhe demokratë!Për të kuptuar se çfarë ka...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në seancën plenare në Pa...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një tjetër ndih...
Deputeti Kostaq Papa gjatë seancës së sotme parlamentare ësh...
Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri, nga salla e...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në “ABC e ...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha doli me një deklar...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...