Rrëfimi special, ish-presidenti i Bajernit: Ja si e festova Botërorin nga burgu
Ish-president i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, rrëfeu për “...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një analizë të detajuar, për sa i përket situatës aktuale si dhe dëmet e mëdhaja që shkaktoi pandemia e koronavirusit. Në një lidhje live për televizionin ?SCAN TV?, kreu i FSHF, foli edhe për vështirësitë që ka hasur futbolli shqiptarë vitet e fundit, duke dhënë kështu një recetë, se si mund të shndërrohet ai në një futboll rentabël, ku mund të gjenerohen të ardhura.
PANDEMIA ? Padyshim që është prekur edhe futbolli. Ka ndaluar ajo që prodhon loja e futbollit. Është prekur ekonomikisht, sportivisht, nga të gjitha drejtimet. Një dëm që është i vështirë për t?u rikuperuar, ndryshe nga fushat e tjera të jetës.
NDIHMA ? Kemi paguar gjithë futbollistët, trajnerët dhe punonjësit e klubeve sportive, që nuk kanë të ardhura të tjera, me 2 paga mujore. Ka qenë një ndihmë për një pjesë të madhe. Një shenjë solidariteti për komunitetin e futbollit. Duhet të mbulohej nga buxheti i shtetit. Ka qenë një vështirësi financiare. Do të detyrohemi të marrim hua nga banka dhe ta paguajmë në vitet e ardhshme.
Jam i kënaqur që periudha e pandemisë ka kaluar. Do rifillojmë aktivitetet. Për zhvillimin e futbollit duhen politika shtetërore. Pa një politike shtetërore është e pa mundur të ketë zhvillim, në çdo industri. Qeveria ka shumë çfarë ta bëjë, për ta kthyer futbollin në një biznes të mirëfilltë, që të sigurojë të ardhura dhe të gjenerojë vetveten. Pse jo të jetë një degë e rëndësishme e ekonomisë.
KOMBËTARJA ? Duhet të jetë pjesë e një strategjie shtetërore edhe Kombëtare. Është një nga gjërat më të mira që kanë prekur shqiptarët, mos harrojmë Europianin. U ndërprenë të gjitha aktivitetet. Uroj që lojtarët të rimarrin formën e para pandemisë. Do të luajmë ndeshjet e National Ligës, ku kemi edhe synimet tona.
INVESTIMET ? FSHF ka investuar goxha për infrastrukturën sportive. Fusha stërvitje dhe stadiume, në disa në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Qeveria vendore duhet të mbështesë më shumë, ndryshimin e infrastrukturës. Nuk janë prekur buxhetet e investimeve. Projektet do të vazhdojnë.
SITUATA E VËSHTIRË ? Një rast i prapecedentë, nuk më ka ndodhur mua. Kjo periudhë na ka dëmtuar ekonomikisht, por dëmi më i madh është sportive. Do të jetë shumë e vështirë për të kapur gjendjen e mëparshme. Uroj që ta kalojmë sa më parë, por nuk është e lehtë. Kemi planifikuar ecurinë e aktiviteti, uroj mos kemi rindërprerje. Dëmi më i madh është se nuk do të kemi mbështetjen e spektatorëve. Kemi një mesatare 3-4 mijë spektatorësh për ndeshje, që do të na mungojë. Uroj që vitin e ardhshëm të rikthehen spektatorët. Është edhe një dëm ekonomik mungesa e spektatoreve. Nuk është dëm i vogël.
HAPAT PËR TË LEHTËSUAR INDUSTRINË E FUTBOLLIT ? Ne i kemi propozuar qeverisë një lloj pakete që do të nxiste zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Duhet një formalizim i plotë. Nuk mjafton vetëm FSHF, UEFA e FIFA, duhet një bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Duhet një ekonomi të mirëfilltë. Duhet mbështetje në infrastrukturë sportive. Qeveria shqiptare vetëm ka prishur infrastrukturë sportive në këto 30 vite dhe nuk ka bërë përmirësime. Brenda Tiranës nuk ekziston asnjë fushë sportive shtetërore, apo e komunitetit.
Duhet që futbolli të kthehet në një industri, duhen minimalisht 50 fusha futbolli në Tiranë. Kemi më pak se ç?kishim para viteve 90. Fëmijët largohen nga skena prej infrastrukturës. Duhet që t?i afrojmë sa më shumë. Taksat duhet të lehtësohen. Nëse do të zerohen do ishte akoma më mirë.
Tatimi mbi të ardhurat mund të rrëzohet brenda një periudhë të caktuar. Mund të veprohet njësoj si në turizëm. Ligji i shumëpërfolur i sponsorizimit duhet të ndryshojë. Duhen funde në sport dhe në futboll. U bë një ndryshim sipërfaqësor. Ne duhet të bëjmë këto ndryshime për ta futur futbollin në shina të mbara. Më pas kjo do të ketë një ndikim tepër të madh në buxhetin e shtetit.
QEVERIA ? Janë diskutuar disa prej këtyre që folëm. Ndryshimi i infrastrukturës dhe ligji i sponsorizimeve janë 2 shtyllat kryesore për futbollin. Shqipëria realisht e dashuron futbollin. I gjithë Ballkani e ka në gen futbollin. Futbolli kërkon sakrificë dhe ne jemi njerëz të sakrificës. Të ndërtojmë një infrastrukturë për fëmijët me 100 fusha futbolli. 1/3 e këtij projekti e financon FSHF. Shqipëria është një vend kandidat në Europë për në Europian dhe më tej.
RAPORTET ME QEVERINË ? Kemi marrëdhënie shumë korrekte. Kemi bërë projekte të përbashkëta dhe i kemi falenderuar, siç janë stadium i Kukësit, shtëpia e futbollit, etj. Kemi qenë kritik për zhvillimin e lojës së futbollit. Kemi qenë kritik për ato që qeveria duhet të bënte ndryshme. Futbolli në kohën e pandemisë, u injorua dhe u anashkalua.
SA RENTABËL ËSHTË FUTBOLLI SHQIPTAR ? Ligjet aktuale nuk e bëjnë lehtësisht rentabël futbollin. Futbolli duhet të mbajë veten dhe nuk duhet të krijojë gropa të zeza. Në klube të veçanta janë mundësitë që të ketë balance pozitive, sidomos në klubet e Kategorisë Superiore, ku ka spektatorë, biznese, futbollistë më shumë.
STADIUM NË JUG ? Jemi munduar që në bashkëpunim me qeverinë të mbështesim në ndërtimin e stadiumin. Nuk është detyrë e FSHF-së që të ndërtojnë stadiume, është detyra e klubeve. Kemi bashkëpunuar ku kemi mundësi. Kemi një marrëveshje me bashkinë e Fierit, për të bërë një financim në pjesë të barabarta.
MESAZHI PËR SPORTDASHËSIT ? Janë ditë të vështira për sportdashësit. Bukura e futbollit është kur shkallët e stadiumit janë plotë. Fatkeqësisht kjo periudhë nuk na i lejen. Ta mbështesin dhe ta ndjekin futbollin nga ekranet, uroj që të kthehen sa më shpejt në shkallët e stadiumit.
Ish-president i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, rrëfeu për “...
Të marrësh një ftesë nga klube si Real Madrid, është maksimu...
Pasojat ekonomike që ka shkaktuar pandemia Covid-19 po ndihe...
Portieri i Lazios dhe Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha...
Futbollisti bolivian Deibert Frans Roman Guzman është ndarë ...
Presidenti i Nderit te Kukësi, Safet Gjici beson se mund të ...
Futbolli italian rikthehet pas karantinës prej koronavirusit...
Vera 2020 pritet të jetë atraktive për futbollistët e Kombët...
Trajneri i njohur ka konfirmuar se ishte i infektuar me koro...
Diego Kosta në telashe. Sulmuesi i Atletiko Madridit u akuzu...
Skënderbeu, në prag të sfidës me të kuqtë mundi në një miqës...
Milot Rashica është një prej lojtarëve më të diskutuar në Bu...
Kategoria Superiore ka marrë më në fund “dritën jeshile” për...
Tashmë ka ardhur edhe miratimi nga Minsitria e Shëndetësisë,...
Vegard Forren, mbrojtësi 32-vjeçar i Molde, së fundmi ka pra...
Në Itali po përgatiten për rifillimin e kampionatit, i cili ...
Policia boshnjake ka përfunduar një operacionin të bujshëm, ...
Miqësorja e së mërkurës me Turbinën, që u fitua 8-1, në përg...
Presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, ka folur me shumë qetës...
Merkato e verës dalëngadalë po afron dhe me padurim priten s...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...