web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tryeza e Zgjedhores/ Patozi: PD nuk do e çojë deri në fund, do kemi një rikthim

21 Maj 2020, 15:48, Politikë CNA

Partia Demokratike do të rikthehet në tryezën e Reformës Zgjedhore. Kështu pretendon koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

Teksa po fliste për largimin e opozitës nga Zgjedhorja, politikani tha se bashkëpunimi për Reformat është gjëja më e mirë që mund të ndodhë.

Patozi deklaroi në Abc News se sado që të jetë lënduar nga shembja e Teatrit Kombëtar, opozita do rikthehet sërish në trezë.

?Unë besoj se PD nuk do e çojë deri në fund, do kemi një rikthim. PD sado e lënduar të jetë me atë që ndodhi me teatrin, asjo nuk mund ta favorizojë në këtë mënyrë qeverinë?, nënvizoi koordinatori i BD-së./ CNA.al





Lajmet e fundit nga