Nga Kreshnik Spahiu/ Pse Lulzim Basha po shet “Rren-Formën” elektorale dhe zgjedhjet e 2021?
Po ma hodhe një herë quhet faji jot. Po ma hodhe dy herë quh...
Nga Bislim AHMETAJ
Sot mora pjesë në një protest-demostratë të lajmëruar në rrjetet sociale nga aktivistë të shoqërisë civile. E kishin lënë në orën 12.00, unë isha në Sheshin Skëndërbej, poshtë këmbëve të kalit të Gjergjit në orën 11.58. Kam më se një muaj që bëj thirrje publike që të protestojmë kundër diktaturës së re që po vendoset në emër të ?flamës? që ka marrë emrin Covid 19.
Si qytetarë i përgjegjshëm i respektoj ndjesitë e të tjerëve për rrezikun që mund të vijë nga pandemia globale edhe pse rezervat e mia për vertetësinë e saj janë të shumta.
Kurrë në historinë e pandemive s?ka ndodhur që të karantinohen njerëzit e shëndoshë dhe të kërkohen të prekurit nga virusi nëpër rrugë me polici dhe ushtri. Kjo e bën këtë pandemi qesharake, alegorike që në shqip mund ta fitoj emrin ?flama dibrane?
Numri i demostruesve që ju kishin përgjigjur thirrjes për protest ishte rreth 150 apo 200 njerëz, ndoshta edhe për shkak të devijimit të ditës nga një grup organizatorësh. Vecse që të gjithë ishin njerëz të lirë, kurajoz, guximtarë. Shqiptarë që e duan dhe e cmojnë vendin e tyre , lirinë dhe demokracinë. Shqiptarë që i kanë thyer prangat e partive të
?Trekëndëshit të Bermundos? PS-PD-LSI.
Në memorien time si në një filëm me metrazh të shkurtër mu shfaqën djemtë dhe vajzat që guxuan të demostronin me 2 Korrik të 90-ës në të njëjtin shesh. Kam qënë spektator spontan i atij demostrimi , se dija cpo ndodhte realisht, por ma donte dhe ma ndjente shpirti. Mbrëmjen e 2 Korrikut kam parë për herë të parë në Shqipëri njerëz me dy gishtat lart, këtë symbol e kisha fiksuar në gishtat e studentëve të Universitetit të Prishtinës përgjatë demostratave të vitit ?81, ku spikati dhe u përgjak prej tankeve të pushtetit të dhunshëm slogani ?Kosova Republikë?.
Në demostratën e sotme isha pjesëmarrës i vullnetshëm, i vendosur, i gatshëm për sakrificë. Edhe pse është pak e vështirë ta shpjegoj këtë ndjesi timen tek një grup i madh njerëzish në dejet e të cilëve diktatura Covid-19 ka induktuar virusin e nënshtrimit, virusin e frikës, virusin e dorëzimit, virusin e tranzicionit, virusin e vrasjes së vlerave të demokracisë, virusin e degradimit të humanizmit.
Një pjesë e tyre janë dorëzuar duke parë edhe rolin e kryetarit të opozitës si këshilltarë shëndetësor i Sulltanit të Surrelit, një pjesë tjetër janë përkulur duke parë urat e Presidentit me dekretimin dhe dakortësimin e ?ndërhyrjes? në Kodin Penal të atyre që shkelin fermanet e Sulltanit.
Një pjesë tjetër nuk ishin sot në shesh sepse me zor cpo presin të hapen kufijtë dhe të ikin një orë e më parë sic kanë ba këtu e shtatë vite, dite e natë.
Një pjesë tjetër ishin të frikësuar nga media që demostrata-protest-revoltë ishte pa leje. Po si mund të merret leje nga diktaturat për të protestuar ndaj tyre o njerëz, o dele të perëndisë, o hyzmeqarë të instalimit të diktaturave?!?!?!
Por tek e fundit cfarë nevoje kishte të ishin më shumë njerëz për të protestuar te këmbët e Kalit të Gjergjit një ditë pas ditëlindjes së Prijësit tonë.
Kjo ishte një demostratë mesazh për qytetarët shqiptarë: Dilni dhe mbroni jetën tuaj, mos lejoni që të humbisni vullnetarisht vendin e punës, pronën, biznesin, shërbimin shëndetsor, lëvizjen e lirë. Nuk mund të sakrifikohet shërbimi mjekësor për tre million shqiptarë për shkak të 40 të shtruarve në spital me Covid-19 apo me ?flamën dibrane?. Nuk mund të mbyllen nëpër shtëpi dhe të braktisin punen, jetën, mësimin dhe cdo aktivitet tjetër jetësor tre milion njerëz për shkak të një shpikje që kërkon të prekurit me Covid-19 nëpër rrugë me polici dhe ushtri.
Demostrata e sotshme pa leje, e theksoj pa leje, vertetë u shpënda dhunshëm nga policia e shtetit. Gjithashtu u arrestuan pesë apo gjashtë përsona duke thyer cdo protokoll të OBSH apo të fermaneve të Sulltanit të Surrelit për mbrojtjen e qytetarëve dhe policisë nga ?infektimi? me ?flamën? që kërkon të vëndosë diktaturën e re mbi planet të cilët sic mësova u liruan qetësisht vetëm pak orë më vonë. Por mesazhi i kësaj demostrate ishte sinjali i qartë që për rrëzimin e diktaturave nuk kërkohet leje. Me zemër, guxim, kurajo dhe vizion qytetarë thyhen dhe thërrmohen të gjitha diktaturat./CNA.al
Po ma hodhe një herë quhet faji jot. Po ma hodhe dy herë quh...
Vjeshta e vitit 2019 e gjeti vendin në një krizë të thellë e...
E kam fjalën për krimin nazist që Gjykata Ndërkombëtare e Nu...
Kush mendon se qeveria ka bere plan te manipuloje zgjedhjet ...
Amerikanët i kujtojnë dëshmorët e luftërave të tyre të hënën...
Loja publike me fatkeqësinë dhe pamundësinë e të varfërve, ë...
Ka plasur një sulm frontal ndaj Mira Kazhanit. Para se të ja...
Lajm shumë i mirë që Greqia do të marrë punëtorë sezonalë ng...
1.Sa vjet ke që e njeh vdekjen?Je takuar me të qindra herë n...
Kjo do të ishte ulërima më normale e ditës dhe më kuptimplot...
Nga Aleksandër MeksiNdihmat…. ashtu dhe mbështetja ekonomike...
Pasditen e 25 prillit të vitit 1990, në Zyrat e Policisë Pop...
Thonë që injoranca s’ka kufij, por në Shqipëri në këto ditë ...
Nga Rigels Seliman*Pandemia e koronavirusit duket se ka lënë...
Nga Pëllumb KullaNesër televizioni i vendit tonë mbush gjash...
Ka ngjallur hutim të madh rishpikja e rradhës e fabulës së v...
Ka qenë dikur një kancelar në Fakultetin e Mjekësisë (sot Un...
Lajmi më i rëndësishëm i këtyre kohëve me koronavirus ka qen...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se koronavirusi ësht...
Nga Taulant DedjaU bënë muaj e javë që po jetojmë një kohë t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...