web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Provimet e maturës/ Rezana Vrapi informon maturantët: Ja tre nivelet e vështirësisë së testit

6 Maj 2020, 13:31, Sociale CNA

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi ka informuar mbi nivelet e vështirësisë të testeve të Maturës Shtetërore 2020.

Ajo sqaron se testet e maturës shtetërore bazohen në tre nivele vështirësie.

?Niveli i parë që ka të bëjë me njohjen dhe të kuptuarin. Është 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i dytë ka të bëjë me zbatim dhe analizë. Është sërish 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i tretë është edhe niveli më i lartë i testit (20%). Përgjithësisht kontrollon njohuritë që kanë të bëjnë me sintezën dhe vlerësimin?, tha ajo.

Vrapi thekson se kjo është një skemë, të cilën çdo test i maturës shtetërore është i detyruar që ta zbatojë. Në fund të video-mesazhit, ajo thekson se testet e maturës shtetërore janë të niveleve mesatare./CNA.al





Lajmet e fundit nga