“M’u duk si fjala e Grida Dumës”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Bushatit pas kritikave
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Akademiku Artan Fuga ka dalë kundër ministres së Arsimit Besa Shahini pas vendimit të kësaj të fundit për të rikthyer në auditore studentët.
Fuga shkruan se ky vendim është një ?bombë bakteorologjike? për të cilin kërkon hetim nga autoritetet përkatëse.
Vendimi i komunikuar i ministres të arsimit për kthimin me forcë të studentëve dhe pedagogëve të viteve të fundit të bachelorit dhe masterit në auditore, shprehur cinikisht në facebook, është butoni i një bombe baktereologjike që rrezikon kombin shqiptar!
Sot ministria e arsimit, qytetarja Besa Shahini, ka shpallur kthimin me forcë të mijra studentëve dhe pedagogëve në auditore pa asnjë kusht minimal sigurie sanitare kundër virusit në fillim të qershorit.
Ne edhe studentët jemi të etur për mësim. Kjo është detyra jonë.
Por, kur mbyll teatrot, kinematë, estradat, kur ke të mbyllur stadiumet, kafenetë, pa pritur, shpall hapjen e auditoreve ku ngucur qendrojnë qindra mijra shpirtra – kjo është krejt e papërgjegjshme!
Kjo rrezikon elitën e rinisë të Shqipërisë, studentët, rrezikon mijra familje, rrezikon mijra pedagogë dhe punonjës, rrezikon shpërndarjen e të gjithë virusit në të gjithë territorin e kombit.
Nuk e bën Italia, Greqia, Franca, Anglia, etj., e bën Besa Shahini! Mos duan të bëjnë një eksperiment me rininë shqiptare, mos duan t’a bëjnë me inteligjencën shqiptare të rrezikuar me zhdukje masive!
Shpresa është se epidemia të bjerë, por kjo duhet parë! Nuk mund të bëhet me masa çapraze, pra pa u shpall hapja e vendeve publike me dendësi njerëzish, të hapen universitetet!!!
Cfarë masash distancimi social të marrin universitetet! Nuk janë vetëm auditoret, po korridoret, po ëc, po mjediset e përbashkëta ku qindra studentë dhe pedagogë e nëpunës do të kryqëzohen!
Ta bëjmë mësimin me maska! Studentët të përgjigjen me maska!
Si do të dezifektohen mijra fletë provimesh që do të kalojnë dorë më dorë, do të hyjnë shtëpi më shtëpi, pa asnjë kontroll dhe masë mbrojtjeje për pedagogët dhe familjet e tyre!
Vetëm një pedagog me virus, pa simptoma, i pa teestuar si negativ, do të mjaftonte për të sëmurur qindra studentë dhe pastaj mijra prindër!!!
A ka kod penal që mund ta parashikojë pastaj këtë krim! A nuk është krim penal të krijosh kushtet e një bombe bakteriologjike si kjo që plas në mes të ditës ministrja e arsimit!
Si do të mbrohen studentët nga kjo gjëmë që nëse epidemia nuk zhduket mund t’u vijë atyre dhe familjeve të tyre! A nuk do ta çojnë virusin në zonat e gjelbërta, në zonat e verdha, madje edhe në zonat bojë kafe!
A nuk duan ta bëjnë Shqipërinë të murrme!
Ky vendim i papërgjegjshëm që i ngjan një butoni të shpërthimit të një arme bakteriologjike që do ta shkundi kombin dhe vendin mund të jetë vrastar nëse merret kështu si një komunikim i thatë cinik!
Cili rektor dhe dekan do të ketë moralin ta mbajë këtë përgjegjësi!!!
Pedagogët shkojnë në detyrën e tyre, por nuk mund ta çosh ushtrinë në luftë pa armë si mish për top!
Rinia shqiptare dhe inteligjenca shqiptare nuk janë mish për top i Besa Shahinit!
Ne po bëjmë gjithçka që studentët të marrin dije online. Por ministria e arsimit që e ka sabotuar në vite platformat dixhitale dhe teknologjitë e telekomunikimit për arsim, nuk u beson urdhërave që jep vetë.
Sigurisht sepse ende për të nuk ka ardhur koha e Internetit.
Nuk e di se provime në shkolla të mëdha perëndimore kryhen edhe me teknologjitë e komunikimit. Ende është peng i mendësive retrograde që komunikimit në distancë nuk i beson sepse e do fizikisht trupin në kazermë.
A ndërmorri ndonjë konsultim për mundësitë e përdorimit të teknologjive të reja për mësimin dhe kontrollin e njohurive? Ku e ka? Kë pyeti?
Tjetër të hapen gradualisht agjenci prodhimi dhe tregtie të domosdoshme, të hapen atje ku është e mundur të krijohet distancimi fizik, por jo në salla pa asnjë kusht, thjesht për të fituar gjoja një muaj a dy!
Anullon vendime që ka marrë vetë!
Kjo është më shumë se një tallje!
A rambursoi realisht tashmë qiratë e konvikteve për studentët? A rambursoi qeratë e banimit të dhjetra mijë studentëve që u detyrohet? A rambursoi pedagogët dhe studentët për shpenzimet që bëjnë duke punuar online për energjinë elektrike, kartat telefonike, lidhjet Internet?
Në vend të kësaj krijon rrezikun e çfarosjes në masë të rinisë studentore dhe të inteligjencës shqiptare, thjesht duke urdhëruar dezinfektimin!
Unë u bëj thirrje studentëve, pedagogëve, nëpunësve, prindërve, ta kundërshtojnë këtë vendim bombë baktereologjike me sahat që kështu pa argument, pa masa, duke e hedhur përgjegjësinë te të tjerët mund të na shkaktojë dëme si komb që mund të barazohen pastaj vetëm me politika genocidiste.
E në këtë rast, fajin dhe përgjegjësinë nuk do ta lante dot jo më qytetarja Besa Shahiini dhe qytetari Edi Rama, por do të mbetej si një krim që memorja e shqiptarëve nuk do ta harronte kurrë!
Kthejuni arsyes dhe na lini të punojmë për rininë, kulturën, dijen shqiptare!
Besa Shahini mos na vrit!”
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati gjatë fjalës së...
Është miratuar me 95 vota pro, 6 kundër, 3 abstenim aktin no...
Ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, është vënë në sikle...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka folur me tone mjaft t...
Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari, ka s...
Dashamir Shehi, kryetari i LZHK-së, në një lidhje direkte me...
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar qytetarët se nëse, me datë ...
Raporti i Bankës Botërore e sheh 2020 si një vit recesioni,...
Artur Zheji shkruan se situata e koronavirusit në Shqipëri e...
Deputeti opozitar, Myslim Murrizi, gjatë fjalës së tij në Ku...
Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike për shkak të pand...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri shk...
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, teksa mbajti fjalën...
Avokat Spartak Ngjela është shprehur mjaft i ashpër ndaj vep...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka folur me ton...
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në sea...
Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me debate që në krye të h...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasil...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar nj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...