web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po priste radhën në bankë/ Humb jetën i moshuari në Elbasan

29 Prill 2020, 11:20, Kronika CNA

Një 70 vjeçar, banues në një fshat të Elbasanit, ka humbur jetën ndërsa priste rradhën të merrte shërbim në sportelet e një Banke të nivelit të dytë.

Mësohet se i mosuari është rrëzuar papritur dhe është përplasur mbi një bordurë duke dëmtuar rëndë edhe kokën.
Personi në fjalë i identifikuar si B. Balla është transportuar menjëherë për në spital por ka ndërruar jetë menjëherë.

Paraprakisht dyshohet se ai ka rënë në tokë ndërsa priste të futej në Bankë pasi mund të ketë pësuar atak në zemër. Gjithsesi pritet pergjigjia e autopsisë që do përcaktojë shkakun e vdekjes së tij./CNA.al





Lajmet e fundit nga