Masat për sezonin veror/ Lamallari: Siguri më e lartë në destinacionet turistike
U prezantuan sot masat e marra nga Policia e Shtetit për g...
U prezantuan sot masat e marra nga Policia e Shtetit për g...
Futbolli ka ndaluar thuajse në të gjithë botën. Koronavirus, jo vetëm që ka shtuar frikën te njerëzit, por edhe ka ndalur së rrotulluari sferën e lojës më të ndjekur në botë. Së fundmi, Gjermania është ndër të parat shtete që kanë hedhur hapat e parë të rihapjes nga kjo pandemi. Mirëpo, kjo ndalesë nuk i bën mirë lojtarëve dhe ekipeve, përkundrazi iu ul ritmin dhe formën e arritur deri më tani. Këtë e tregon edhe një prej kuqezinjve.
Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, ekskluzivisht për ?Panorama Sport? tregon periudhën e rikuperimit nga një dëmtim muskulor në javën e parë të muajit shkurt. Ndryshe nga shumë të tjerë, qendërmbrojtësi e ka pasur më për shtat periudhën e ndaljes së futbollit për të rifituar formën nga dëmtimi.
Mërgim, si e shfrytëzuat periudhën e Koronavirusit për t?u rikuperuar?
Unë personalisht e shfrytëzova për një periudhë rikuperimi për dëmtimin që kam pësuar disa javë më parë. Në fakt, kjo periudhë pushimi në aspektin tim personal ishte mirë, sepse të gjithë ndaluan dhe pata mundësi të rikuperohem e të mos humbas asnjë ndeshje.
Sa ndikon te ju futbollistët kjo situatë, në aspektin psikologjik, kur e gjithë bota është në një situatë paniku dhe frike?
Unë besoj se çdo lojtar e ka mënyrën e tij personale për të përballuar situata të tilla. Jo vetëm për lojtarët, por për të gjithë, edhe te zyrtarët e ekipeve, federatave, fokusi dhe mendimi kryesor të jetë te shëndeti i njerëzve. Të gjithë drejtuesit, ndoshta edhe kapitenët e skuadrave, kanë shumë përgjegjësi situata të tilla. Gjatë këtyre ditëve, më është dukur si gjendje lufte dhe në këto kohë, normalisht që solidariteti me njëri-tjetrin duhet të jetë qëllimi primar.
Të gjithë po përjetojnë gjendje frike. Po ju?
Dikush ka më pak, dikush më shumë. Dikush blen shumë ushqime dhe mbyllet në shtëpi, kjo është mënyrë personale e secilit për t?u përballur me situatën. Në përgjithësi ne, familja dhe shtëpia jonë, kemi frikë vetë Zotin. Nëse Zoti na e cakton kthimin tek ai, s?ka asnjë virus dhe asgjë që mund të na ndalojë dhe të mund të na e shpejtojë kthimin. Kështu që shpresa dhe besimi janë te Zoti. Këto gjëra kanë ndodhur edhe më parë, ka pasur gjithmonë sëmundje. Vdekja ka ekzistuar, e ndaj nuk është asgjë e re në sytë e mi. Ne edhe pa koronavirusin, asnjë sekondë nuk e kemi të sigurt. Mundësia për të ndërruar jetë nuk është më e madhe tani, por është gjithmonë reale.
Në aspektin sportiv, sa mund të ndikojë ndalesa në formën e lojtarëve?
Ndikon shumë! Çdo lojtar që ka pushuar një dy apo tre javë, e humb ritmin. Çdo lojtar e ka dhe për këtë, ndoshta niveli i ndeshjeve mund të ulet disi në momentin e rikthimit të kampionateve. Mirëpo, çdokush e ka në mendje këtë fatkeqësi dhe nuk besoj se është në favor të dikujt dhe disfavor të dikujt tjetër.
Vetëm aspekti fizik do të ketë ndikim apo edhe ai psikologjik?
Niveli fizik sigurisht që po, por ndoshta edhe për kokën. Do të jetë e vështirë që lojtarët të rifuten në mes të sezonit, sepse po bëjnë vetëm pushim, jo fazë dhe do të rikthehen direkt me ndeshje.
A ju mungon Kombëtarja?
Po, normal. Patjetër. Çdo lojtari nëse nuk grumbullohet një apo dy herë, i mungon Kombëtarja. Edhe atyre që e kanë lënë me dëshirë, ju mungon. Pra, po e shijove një herë ëmbëlsinë e Kombëtares, të himnit para ndeshjes, të mungon më tej gjithë jetën. Unë kam pasur disa dëmtime, e së fundmi prapë i dëmtuar, nuk isha me fat.
Duket si një rifreskim brezash?
Shyqyr që kemi çuna të rinj, lojtarë të rinj që po vijnë çdo repart, jo vetëm në mbrojtje. E ardhmja e Kombëtares është në duar të shtrenjta, në duar të mira me cilësi shumë të lartë. Kështu që edhe nëse ndonjëherë nuk grumbullohem apo nuk luaj, nuk është problem i madh, por normalisht që më mungon shumë.
Meqë përmendni të rinjtë, së fundmi Marash Kumbulla ka fituar vëmendjen e të gjithëve. Si i fushës që jeni, çfarë shihni tek ai?
Po, por edhe jemi stërvitur bashkë. E njoh atë dhe kam parë shumë ndeshje të tij. Mirëpo, është shumë e vështirë që të japësh një përkufizim. Kjo, për vetë faktin se dikush thotë për shembull Mërgimi është i gatë, dikush tjetër që është i shkurtër, dikush thotë që jam i shëndoshë e një tjetër që jam i hollë. Pra mendime të ndryshme. Mirëpo, për mua, cilësia kryesore e tij është qetësia.
Federata Evropiane e Futbollit ka ndarë 236.5 milionë euro p...
Enis Bardhi është një nga talentet shqiptare që po ecën me h...
Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka zbuluar se Armand ...
Formula 1 ka menduar të riskedulojë kampionatin duke qenë se...
Kreu i Sindikatës së Futbollistëve tregon se janë 150 futbol...
Luis Alberto është një nga lojtarët më të mirë te Lacio këtë...
Shkoi në Paraguai për të qenë i pranishëm në hapjen e një ka...
Keidi Bare është një nga lojtarët më të vlefshëm te Malaga, ...
Edinson Kavani këtë verë do të jetë i papunë dhe pritet të k...
FSHF ka dërguar një plan për mënyrën sesi do të rifillojë fu...
Mërgim Mavraj është rikthyer të jetë pjesë e Bundesligës 2 d...
Mbrojtësi i Sao Paolos, Dani Alvesh as që ka ndërmend të “va...
Superiorja po mendon seriozisht të rifillojë sërish kampiona...
Real Madrid ka përgatitur një ndryshim nëse kampionati spanj...
Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha është motivuar së tepërm...
Kaleb Ekuban është një nga lojtarët më të mirë të huaj që ka...
Duket thuajse e sigurt se këtë verë, Pol Pogba do të ndrysho...
Ylber Ramadani është një kontribuesit më të mëdhenj në fushë...
Deputeti i partisë Bindja Demokratike, Andi Përmeti, ka reag...
Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një plan masash për ndeshje...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...