web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ronaldinho tregon momentin e vështirë kur mësoi se do shkonte në burg

27 Prill 2020, 16:11, Sport CNA

Shkoi në Paraguai për të qenë i pranishëm në hapjen e një kazinoje online dhe promovimin e një libri, por me të mbërritur, Ronaldinjo dhe vëllai i tij u arrestuan dhe u akuzuan për falsifikim dokumentash identifikuese. Ish-ylli i Barçës në një intervistë për mediet braziliane tregon se ai nuk e dinte se dokumentat nuk ishin origjinale dhe ka bashkëpunuar menjëherë me autoritetet për të qartësuar situatën. Tani braziliani ka mundur të dalë nga burgu, por mbetet akoma i izoluar nën masën arrest shtëpie në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit paraguaian, Asuncion.

Gjithë jetën jam përpjekur të arrij nivelin tim më të lartë profesional dhe t?i sillja lumturi njerëzve nëpërmjet futbollit tim. Atje luajtja futboll, firmosja e autografeve dhe bërja e fotove, janë pjesë e jetës time. Nuk kisha asnjë arsye pse mos t?i bëja këto gjëra në burg, veçanërisht me njerëzit që po kalonin një kohë të vështirë si unë?, shprehet ish-ylli i Barçës.





Lajmet e fundit nga