Gjyqi kundër Kinës, nga SHBA në Australi
Shteti i Missourit ngre padi për Kinën, për neglizhencë dhe ...
hkurt dhe i përmbledhur ishte samiti i BE-së të enjten, por edhe pa rezultate. Paketa koniunkturore kundër krizës së Coronës u përgatit, por solidariteti në BE ka ende shumë teste sprove përpara, shkruan Bernd Riegert.
Pjesa e fundit e serialit europian me video të “Samitet e Coronës” të jep pak shpresë. 27 krerët e vendeve dhe qeverive anëtare duket se janë të një mendimi në këtë krizë të jashtëzakonshme – grindjet për shumat gjigande të mos i bëjnë edhe aq publike. Unitet duhet të demonstrohet. Konfirmimi i solidaritetii duhet të qetësojë qytetarët e tronditur të BE, ata që po humbasin vendin e punës dhe kanë frikë për ekzistencën e tyre. Shikoni, qeveritë tuaja tregojnë kujdes, duan një program rimëkëmbjeje prej 1 bilionë eurosh, 1000 miliardë euro. Ky duhet të jetë mesazhi i shpresës.
E kjo është e nevojshme para gjendjes së komës në të cilën e kanë vendosur ekonominë luftëtarët e pandemisë. Vullnetin e fortë të 27 vendeve anëtare për të ecur përpara e theksoi edhe presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel. BE nuk tundet. Kërcënimet e zemëruara dhe pyetjet e qeverisë italiane, përse duhet të kemi BE, nëse nuk ndihmon tani kanë heshtur për momentin.
Vullnet po, por jo ujdi
Kryeministri italian, Giuseppe Conte pas konsultimeve u shpreh për çudi me entuziazëm. Tani ka një fond rimëkëmbjeje, që do të financohet me garanci të përbashkëta europiane. Kjo dukej e pamundur para tre javësh, triumfoi Conte. Por këtu ai harron, se për shumë krerë qeverish e shtetesh ende janë të pamendueshme garanci të përbashkëta, bonde apo borxhe të përbashkëta.
Ujdi nuk ka as për çështjen, nëse paratë duhet të shpërndahen si mbështetje direkte në arkat shtetërore apo si kredi, që duhet të kthehen dikur. Gjermania është për dhënie kredish, Franca po ashtu, Italia për mbështetje direkte financiare, edhe Spanja erdhi me idenë që të merren borxhe që nuk kthehen. Fantazitë u rritën pas pohimit të Merkelit, se gjermanët do të solidarizohen me BE dhe do të paguajnë më shumë në buxhetin e përbashkët europian. Por Merkel nuk dha shifra.
Atmosfera pra në këtë samit ishte pak më e çliruar, por nuk janë vendosur detajet, megjithëse të gjithë këmbëngulën, se koha nuk pret. Tani brenda pak javësh Komisioni Europian duhet të bëjë një mrekulli politike, e të përpilojë një buxhet të BE, që shërben si bazë për fondin gjigand të rindërtimit. Presidentja e Komisionit europian, Ursula von de rLeyen ka dhënë sinjale, se shtetet e BE duhet të paguajnë dyfish më shumë se deri tani në buxhetin e përbashkët, në vend të 150 pra 300 miliardë euro për dy ose tre vjet. Këtë kapital ajo do të rrisë me kredi deri në 1000 miliardë euro. Nuk dihet, nëse kjo shumë për vendet e goditura rëndë nga Corona do të shpërndahet si kredi apo do dhurohet si mbështetje. Von der Leyen ka parasysh “një përzierje të të dyjave”, thënë ndryshe as ajo nuk e di.
Përpara mund të ecet vetëm të bashkuar
Ajo që dihet është, se shtetet e BE duhet të mos i lenë në baltë më të dobtit. Drejtpeshimet në BE do të zhvendosen. Paratë nuk do të kalojnë si deri më tani në Lindje, por në jug. Solidariteti në BE do duhet të përballet me sprova të tjera të vështira, Llogarinë e Coronës do duhet të mbajnë në supe taksapaguesit e vendeve veriore të BE. Gjermanët do përgjigjen me të paktën 25% këtu. Ata do duhet të tregohen solidararë dhe e meritojnë falënderimin e vendeve jugore. Përpara mund të ecet vetëm të ashkuar. Vetëm asnjë nga shtetet e BE nuk ka shans të përballojë krizën. Ekonomia në tregun e brendshëm europian është shumë e ndërlidhur. Së bashku shtetet e BE do të bien në recesion, e po bashkë do duhet të ngrihen në këmbë./ DW
Shteti i Missourit ngre padi për Kinën, për neglizhencë dhe ...
Nga Corrado AugiasGjatë gjithë jetës sime, e kam dëgjuar vet...
Nga Charlie ConnellyPasdites e të premtes së 21 prillit 1967...
Departamenti i Shtetit i SH.B.A-së janë të shqetësuar për bi...
Sipas një studimi të fundit frika nga infeksioni me virusin ...
Nga Ivan KrastevTë bësh siç bëjnë të tjerët, kjo mund të të ...
Drejtoresha e kopshtit zoologjik Neumünster, Verena Kaspari,...
Ka disa javë që pandemia e Coronës ka ndryshuar jetën e përd...
Javët e fundit kemi parë një epidemi të pandalshme… të stati...
Në mes të krizës të COVID-19, Bashkimi Evropian po shikon se...
Një rrëfim nga Stefano BenniMirëmbrëma. Unë jam Mentoni juaj...
Shkencëtarët në të gjithë botën janë në garë kundër kohës pë...
Për shkak të pandemisë pasojat e ndryshimit të klimës sikur ...
Përcaktimi më i shkurtër për fenë është të ndalësh një çast....
Nga fjalimi i presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, m...
Historia e rrethimit dhjetëvjeçar të Trojës, e bukurisë së H...
Gjatë muajit prill Këshilli i Sigurimit të OKB zhvillon taki...
Kriza e Coronës do të çojë në një ndryshim epokal dhe nisur ...
Komisioni i BE-se e ka hedhur në letër strategjinë daljes ng...
Ndërsa virusi i koronës përhapet në të gjithë botën, Koreja ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...