Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Nga Corrado Augias
Gjatë gjithë jetës sime, e kam dëgjuar vetëm tre herë trokitjen e hapave në rrugët e heshtura të Romës. Hera e para ishte kur isha fëmijë, me mbërritjen e amerikanëve. Kishte marrë fund frika e sulmeve dhe bombave. Të vetmet makina që qarkullonin ishin jeep-at, trokitjet e hapave femërore jepnin një tingëllimë feste, i bënin jehonë jetës që kishte rifilluar. Hera e dytë ishte në vitin 1973, kur për shkak të luftës së Yom Kippur-it u vendos një kursim i rreptë i konsumit të karburantit; njerëzit dilnin në këmbë, ishte rikthyer zhurma e hapave. Hera e tretë ka qenë këto ditë, për arsyet që i dimë. Por nuk ka qenë vetëm trokitja e hapave; janë shtuar aromat e luleve dhe gurgullima e ujit në shatërvane, edhe ajo e harruar prej kohësh.
Kemi patur zinë, do të kemi pasoja ekonomike që shpresojmë të mos jenë dramatike; por kemi patur edhe dhuratën e heshtjes së një qyteti, që është më kot poterexhi.
Them më kot, sepse Roma nuk ka qenë asnjëherë një metropol i vërtetë dhe as nuk do të jetë ndonjëherë. Në rang metropoli është Nju Jorku, është Londra, por pas rënies së perandorisë në shekullin V ? kur kishte arritur dimensione të konsiderueshme dhe, siç thuhet, një milion banorë ? Roma ka qenë gjithmonë diçka më shumë se sa një vendbanim i shpërndarë rrënojash të lavdishme, por të lëna pas dore. Madje do të ishte zhdukur nga skena njësoj si Athina, si Antiokia, nëse nuk do i kish dhënë jetë pushteti i Papëve që asaj perandorie donin t?i jepnin vazhdimësi, duke nisur që nga titulli i dhënë perandorit: Pontifex Maximus.
Kur në 20 shtator 1870, bersalierët hynë në Porta Pia, qyteti numëronte pak më shumë se 200 mijë banorë; pjesa e saj më e gjallë dhe e banuar, ishte reduktuar në rrugët e Gjashtëqindës të mbyllura në Ansa del Tevere, në qendër në Piazza Navona, me geton hebraike në kushte higjenike të frikshme. Rrënojat e Romës perandorake shtriheshin gjysmë të groposura ose të dëmtuara prej shtesave ndërtimore, të përdorura si bottega, banesa apo si vende për shfryrjen e kënaqësive trupore.
Ishte kjo përzierje e madhështisë dhe gjërave të turpshme, e kryeveprave dhe shëmtive që tërhoqi vizitorët dhe artistët e veriut. Zbritën në Romë të tërhequr prej shkëlqimit dhe transparencës së jashtëzakonshme të atmosferës, por edhe prej heshtjes së varrit që mbizotëronte në rrënojat e qytetit të vjetër. Hija e fantazmave dhe fantazive e bënte Romën një prej kryeqyteteve të romanticizmit. Kështu e pa shkrimtari i madh francez, René de Chateaubriand. I ardhur në Romë për herë të parë në fillim të shekullit Tetëqind, ai e përshkruante kështu atmosferën e natës: ?Më kishin rekomanduar të shëtisja nën dritën e Hënës. Ylli i natës përhapte dritën e tij mbi shkretinë e Romës; ndriçonte rrugë pa banorë, gardhe, sheshe, kopshte ku nuk kalon askush, manastirë ku nuk dëgjohet më zëri i murgjve, kisha të heshtura dhe të shpopulluara si rrugëkalimet e Koloseumit?. Pikërisht në Koloseum shkrimtari shoqëron një ditë shoqen e tij, madame de Beaumont, e cila ishte e sëmurë rëndë: ?Ishte një prej atyre ditëve të tetorit, që mund të shihen vetëm në Romë. Ajo ngriti sytë; e hodhi ngadalë vështrimin drejt atyre rrugëkalimeve të vdekur prej shumë vitesh, që kishin parë vetë shumë vdekje; rrënojat ishin të zbukuruara me lule të zverdhura të vjeshtës, të zhytura në dritën e natës?.
Në po të njëjtën mënyrë do ta shihnin Romën Stendhali gjatë ?Shëtitjeve romane? dhe Giacomo Leopardi, i cili Romën nuk e dashuroi kurrë. Kur vuri këmbë në moshën 24 vjeç dhe ishte hera e parë që la ?varrezën e urryer? të Recanatëve. I vetmi vend që e prekte deri sa të shpërthente në lotë ishte varri i Tassos në kishën e Sant?Onofro al Gianicolo. Për pjesën tjetër, Roma e zhgënjente si për imazhin, që e kishte krijuar duke lexuar klasikët, si për letrarët romakë të kohës që i dukeshin injorantë të pagdhendur.
Heshtjes së qytetit i korrespondonte ajo fshatit që e rrethon. Askush nuk ka ditur ta rrëfejë më mirë se sa G. G. Belli që në sonetin ?Er deserto? e përshkruante në mënyrë të mrekullueshme heshtjen e trishtë.
Heshtja e një qyteti që duket i vdekur, thyhej një herë në vit prej karnevaleve që magjepsën Dymanë dhe që Gëte në ?Udhëtimin italian? e përshkruan kështu: ?Karnevalet e Romës nuk janë një festë që i ofrohet popullit, por një festë që populli ia ofron vetvetes?.
Pastaj erdhi Roma e Giolittit dhe 50-vjetorit të parë të Mbretërisë (1911), Roma e zymtë e shkatërrimeve të Musolinit, Roma e pasluftës e kaosit të ndërtimeve të favorizuara prej kryebashkiakëve të vetëkënaqur demokristianë, Roma e dolce vita-s, Roma e shkretë e ditëve të fundit. Një rikthim i heshtur në origjinë. / La Repubblica ? Bota.al
Nga Charlie ConnellyPasdites e të premtes së 21 prillit 1967...
Departamenti i Shtetit i SH.B.A-së janë të shqetësuar për bi...
Sipas një studimi të fundit frika nga infeksioni me virusin ...
Nga Ivan KrastevTë bësh siç bëjnë të tjerët, kjo mund të të ...
Drejtoresha e kopshtit zoologjik Neumünster, Verena Kaspari,...
Ka disa javë që pandemia e Coronës ka ndryshuar jetën e përd...
Javët e fundit kemi parë një epidemi të pandalshme… të stati...
Në mes të krizës të COVID-19, Bashkimi Evropian po shikon se...
Një rrëfim nga Stefano BenniMirëmbrëma. Unë jam Mentoni juaj...
Shkencëtarët në të gjithë botën janë në garë kundër kohës pë...
Për shkak të pandemisë pasojat e ndryshimit të klimës sikur ...
Përcaktimi më i shkurtër për fenë është të ndalësh një çast....
Nga fjalimi i presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, m...
Historia e rrethimit dhjetëvjeçar të Trojës, e bukurisë së H...
Gjatë muajit prill Këshilli i Sigurimit të OKB zhvillon taki...
Kriza e Coronës do të çojë në një ndryshim epokal dhe nisur ...
Komisioni i BE-se e ka hedhur në letër strategjinë daljes ng...
Ndërsa virusi i koronës përhapet në të gjithë botën, Koreja ...
* Dr.Pol Ofit, Drejtor i Qendrës së Edukimit mbi Vaksinat në...
Qyteti i Konstandinopojës, Stambolli i sotëm, u themelua nga...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...