web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tradhtari nuk është Ilir Meta

23 Prill 2020, 08:47, Politikë CNA

Dje, presidenti Ilir Meta firmosi dekretin e fundit pas miratimit në parlament të ndryshimeve në Kodin Penal. Ndryshime të cilat shumë gazetarë, juristë dhe opinionistë i quajtën antikushtetues, i quajtën ndryshime të nxituara dhe të pa marra me konsensusin e opozitës.

Në fakt ato ndryshime erdhën në një kohë pandemie dhe janë ndryshime në Kodin Penal, të cilat në thelb nuk u kontestuan as nga opozita.

Pra, edhe vetë Lulzim Basha dhe PD zyrtarisht nuk i ka kundërshtuar ato ndryshime kushtetuese, përveç një neni të tij dhe një pjesë tjetër, ashtu siç Basha deklaroi një javë më parë ?ai ishte dakort?.

Pra, përtej gjetjes së tradhëtisë tek presidenti i Republikës, ajo është diku tjetër. Nuk ka asnjë akuzë nga opozita, asnjë qëndrim të ashpër për këto ndryshime. Përkundrazi, Lulzim Basha i ka miratuar në heshtje.

Nga ana tjetër kërkohet të gjehet tradhtia tek Ilir Meta dhe shumica e njerëzve të opozitës dje dhe përfaqësuesve të saj kanë reaguar si të zhgënjyer nga dekretimet e presidentit. Duke dashur të marrin rolin e populistit pasi shumica e opinionit publik, ato ndryshime i konsideron të padrejta dhe ndoshta edhe nga mungesa e informacionit por edhe për shkak të faktit se tek Ilir Meta kanë parë njeriun i cili mund të sulmonte pafundësisht Edi Ramën dhe do t?i qëndronte si trim atij.

Megjithëse në rastin konkret nuk ka asnjë lloj trimërie, por pa u reklamuar pro ndryshimeve në Kodin Penal, mund të themi se Ilir Meta nuk ka tradhtuar.

Po, Ilir Meta nuk ka tradhtuar. Jo, jo nuk është Ilir Meta tradhtar.

Opozitarët, demokratët kryesisht, duhet ta shohin Ilir Metën ashtu si ai është, në shtratin e tij politik.  Ilir Meta nuk është një demokrat, nuk është një i djathtë. Është një pragmatist politik dhe një lojtar spektakolar. Mund të quhet një ?Mesi? në futbollin politik shqiptar.

Di të luajë me të gjitha palët. Di të jetë i ashpër me Edi Ramën dhe t?i tregojë dhëmbët, di ta çojë edhe Lulin tek cepi, ashtu sikundër ka ditur t?i hedhë prangat Sali Berishës, por edhe të bëhet zëvëndësi i tij.

Pra, presidenti ynë nuk është tradhtari që akuzojnë demokratët, apo që mendojnë shumica. Presidenti është në shtratin e tij, në detyrën e tij. Ai është një socialist, i cili në lojën e tij ka zgjedhur ta shesë kartonin sa më shtrenjtë dhe së fundi ka treguar se di të luajë, di të veprojë dhe di të flasë fort atëherë kur duhet, por edhe të heshtë kur nuk e miratojnë, megjithëse mund të jetë në të drejtë.

President ii Republikës në fakt është në rolin e një kryetari partie. Është në rolin e një njeriu që do të vazhdojë politikën pasi është i ri në moshë. Ndoshta e shikon veten kryeministër nesër, gjë që se ka mohuar kurë. E shikon që ka hapësirë te opozita. Mund të bëhet përfaqësuesi i saj, megjithëse mund të ndodhë në Shqipëri, që dy parti të majta, pra PS dhe një forcë e re e mundshme e Ilir Metës të jetë zgjidhja.

Pra, Ilir Meta sërish nuk ka tradhtuar. Ai nuk është tradhtar. Problemi qëndron diku tjetër. Thelbi i çështjes është Lulzim Basha. Kryetari i Partisë Demokratike. Ai është njëriu që ka tradhtuar. Ai është njeriu që ka zhgënjyer njerëzit. Për këtë ka qindra e qindra argument.

Por, le të qëndrojmë tek Ilir Meta.

A nuk është Lulzim Basha që na e ka shpallur LSI-në dhe presidentin produktin dhe kryetarin e kësaj partie, si njeriun e shpresës për opozitën dhe garantin e Kushtetutës.

Është ky Lulzim Bashë, i cili në 2017 e ftonte ditë e natë Ilir Metën t?i shkonte në krah. Pastaj e sulmoi dhe bëri aleancë me Edi Ramën.

Është po ky Lulzim Bashë, që duke shkuar më tej, në vitin 2013, kur u zgjodh në krye të PD-së bashkëpunoi me Ilir Metën. Njerëzit e LSI-së turpësisht u futën në lista e votuesve të PD-së dhe mbështetën Lulzim bashën. Kjo e provuar në shumë e shumë raste.

Le të vimë më afër, tek aleanca me LSI-në e Monikës me Lulzim Bashën. Tek shpresa se LSI është e ardhmja. Le të shkojmë tek protesta e presidentit. Le të shkojmë tek aktet e tij kundër Edi Ramës.

Gjithmonë dhe gjithmonë opozitarët artikulonin mbështetje të pafundme për presidentin. Demokratët e shikonin atë si shpresë, si burrë që do të mbante fjalën dhe do t?i mbështeste.

Po, është e vërtetë. Ilir Meta ka luajtur rolin e tij. Ka qëndruar si burrë atje ku duhet dhe problem nuk ishte Ilir Meta në asnjë rast. Problem ishte Lulzim basha që ngjallte shpresa se me Ilir Metën do të vinte në pushtet, gjë që nuk e bëri kurë Sali Berisha.

Ai luajti një tjetër rol politike. Berisha luante vetë kundër Ramës, kundër Nanos. Faktorizonte Ilir Metën si problem brenda të majtës, për ta përçcarë atë. Në 2005 erdhi vetëm në pushtet dhe në 2009 mori 70 mandate i vetëm, por vota popullore e detyroi të bënte koalicion me Ilir Metën, me LSI-në.

Kurse Lulzim Basha, nga frika se i dobësohej pushteti i tij, nga frika se nuk do të fitonte kurrë, zgjodhi që Ilir Metën dhe LSI-në ti merrte në krah dh eta shpallte atë si krahun e tij të djathtë. Si njeriun garant për demokratët, që do të rrëzonin Edi Ramën.

Por, kjo nuk ndodhi dje, se demokratët shpresonin që Ilir Meta do të firmoste gjithmonë kundër kryeministrit, por kjo nuk ka për të ndodhur.

Ilir Meta duhet të luajë rolin e tij. Ilir Meta është në shtratin e tij politik. Ilir Meta nuk ka tradhtuar. Ilir Meta luan rolin e tij. Ai është gjithmonë në një rol të vazhdueshëm politik. Është konseguent i papërsëritshëm. Qëllimet i ka të qarta.

Ndërsa ai që ka tradhtuar është Lulzim Basha. Jo një herë, por disa herë. Edhe nga fakti se ka bërë aleancë me Ilir Metën është një tradhëti që ka bërë ndaj demokratëve.

Presidenti, ish-kreu i LSI-së, njeriu që nesër do të zbresë sërish në terrenin politik do të vazhdojë të jetë herë në luftë e herë në paqe me kryeministrin. Pra, për të qënë gjithmonë faktor.

Ndërsa Lulzim Basha kujton se mund ta përdorë këtë të fundit sa herë që ka interesat e tij personale për të qënë më i fortë në krye të PD-së.

Por, roli i Ilir Metës është që të shikojë të ardhmen e tij politike. Produktin që do t?i marrë aksionit të tij dhe jot ë shikojë sesi ngrihet Lulzim Basha. Për të, Lulzim Basha duhet të jetë i rrënuar. Dhe Ilir Meta edhe duke u shpallur si tradhtar nga demokratët, shënon sërish në bllokun e tij një fitore kundër Lulzim Bashës, i cili mendon se Ilir Metën e ka nënkryetarin e partisë së tij apo Gaz Bardhin. Pa folur se mund ta quanin ?çunin e Fahriut?. Por, Ilir Meta nuk është kurrë i tillë dhe nuk do të jetë kurë. Ilir Meta është edhe më lartë ndoshta se Sali Berisha tek Lulzim Basha, sepse ai është në terrenin e tij, është në tokën e tij dhe luan lojën e tij.

Kurse Luli ka zgjedhur që të jetë në fushën e dikujt tjetër. I emëruar nga dikush tjetër dhe në lojën e dikuj tjetër.

Pra, tradhtari nuk është Ilir Meta. Ai e ka emrin Lulzim Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga