Kontrolle dhe konfiskime kundër evazionit fiskal në Gjermani
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Presidenti Donald Trump përshëndeti të mërkurën hapat e ndërmarra nga një pjesë e vogël shtetesh amerikane me guvernatorë republikanë për të nisur rihapjen e ekonomive të tyre megjithë paralajmërimet se infeksionet me koronavirus mund të njohin një rritje të re.
Mbi 10 shtete në SHBA, kryesisht ato në jug, si Xhorxhia, Karolina e Jugut dhe Tenesi, që kanë guvernatorë republikanë, po zbutin udhëzimet e qëndrimit në shtëpi, duke lejuar disa biznese jo thelbësore të rihapen, me shpresën për të rigjallëruar ekonominë.
Presidenti Trump, i cili është republikan dhe po përpiqet për t?u rizgjedhur më 3 nëntor, shprehu sot në Twitter mbështetje për këto shtete.
“Shtetet po rikthehen në mënyrë të sigurtë. Vendi ynë po fillon TË HAPET PËRSËRI PËR BIZNES. Kujdes i veçantë po tregohet, dhe gjithmonë do të tregohet për të moshuarit tanë të dashur (përveç meje!)”, shkruante në Twitter Presidenti Trump, i cili është 73 vjeç.
Vdekjet nga COVID-19 në SHBA, e kaluan shifrën 45.200 në mbarë vendin ndërsa rastet e të prekurve kanë shkuar në më shumë se 811,000.
Greg Abbott i Texasit, u bë të mërkurën një tjetër guvernator republikan që sinjalizon se do të fillojë zbutjen e kufizimeve. Ai tha se do të njoftojë një plan javën e ardhshme për të rihapur gjerësisht ekonominë e shtetit gjatë javës së parë të majit.
“Do të jetë me bazë të gjerë. Ne duam të hapim sa më shumë biznese,” tha zoti Abbott për televizionin Fox Business. “Sidoqoftë, duam të sigurohemi që ta bëjmë këtë në mënyrë shumë të sigurt, që nuk shkakton një zgjerim të COVID-19-s”, tha ai.
Shtetet dhe qeveritë lokale kanë lëshuar urdhra për “qëndrim në shtëpi” që prekin rreth 94% të amerikanëve.
Kufizimet e kanë dëmtuar ekonominë amerikane, duke lënë miliona amerikanë
Pa punë. Udhëheqësit politikë janë angazhuar në një debat të hidhur lidhur me mënyrën dhe kohën se si mund të rihapet ekonomia.
Shteti i Xhorxhias po u jep dritën e gjelbër palestrave, salloneve të flokëve, lojrave të tipit bowling dhe salloneve të tatuazheve apo masazheve për tu rihapur të premten, që do të pasohet javën tjetër nga kinematë dhe restorantet.
Masat janë urdhëruar nga guvernatori republikan Brian Kemp.
Ky shtet ka numër relativisht të ulët rastesh me koronavirus për frymë dhe shkalla e vdekshmërisë është 6 në 100 mijë, nën mesataren e vendit./VOA
Në mesin e rreth 820 mijë të infektuarve me COVID-19 në Shte...
Italia po bën hapa pozitiv sa i përket numrit të të shëruarv...
Numri i personave të infektuar nga Covid-19 në të gjithë bot...
Britania ka regjistruar një tjetër ditë të keqë përsa i përk...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të pestën herë i ka ...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmi me armë i ndodhur në Ka...
Në Gjermani është aprovuar testi klinikal i një vaksine kund...
Autoritetet qeveritare në Japoni kanë paralajmëruar se një t...
Rihapja e ekonomisë amerikane është e ndërlikuar nga disa pi...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se qeveria e tij ...
Ndërsa shumë vende të botës kanë filluar zbutjen e masave ku...
Komandanti i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës, Amir Gë...
Sipas OKB-së pandemia Covid-19 pritet ta ashpërsojë problemi...
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se “...
Numri i viktimave dhe të infektuarve me Covid-19 në Itali ës...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi kanë humbur jetën edhe pe...
Autoritetet serbe kanë bllokuar kamionet e mallrave që vijnë...
Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se do të ndalojë përkoh...
873 viktima janë shënuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ...
Ka arritur në 21,282 numri i viktimavë në Spanjë sipasojë e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...