web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vaksina kundër Coronavirusit/ Gjermania aprovon provat e para tek njerëzit

22 Prill 2020, 11:01, Kosova & Bota CNA

Në Gjermani është aprovuar testi klinikal i një vaksine kundër Covid-19 sipas Institutit Federal për Vaksina në vend.

200 njerëz të shëndetshëm rreth moshës 18-55 vjec do të testohen me disa variante të vaksinës e zbuluar nga kompania gjermane bioteknike BioNTech, teksa shkencëtarët do të ekzaminojnë efikasitetin e saj në sigurimin e imunitetit kundër virusit.
Në një fazë të dytë, teste të tjera shtesë do të bëhen edhe tek njerëzit që janë më shumë të rrezikuar ndaj kësaj sëmundje.

BioNtech tha se së bashku me farmaceutistin gjiagnt Pfizer po krijojnin vaksinën kandidate e quajtur BNT162.
BNT162 do të eksperimentohet edhe në SHBA pasi të merret aprovimi nga rregullatorët për ta testuar tek njerëzit.

Gara po zhvillohet për të krijuar vaksinën e cila do të frenojë përhapjen e Coronavirusit, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 177.000 njerëz dhe ka infektuar dhe ka infektuar 2.5 milion, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins .
68 ekipe në të gjithë botën po punojnë për të krijuar vaksinën kundër Covid-19.

Gjermania po ndjek Mbretërinë e Bashkuar duke aprovuar që eksperimentet të kryhen tek njerëzit pasi sekretari i shëndetësisë Matt Hancock njoftoi shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit se do të fillojnë testimin e një vaksine tek njerëzit këtë të enjte.
Rreth 500 vullnetarë pritet të regjistrohen në program nga mesi i majit, me qeverinë britanike e cila ka premtuar 20 milion paundë për hulumtimin./CNA.al





Lajmet e fundit nga