Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shqipëria ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga neni 8 dhe 11 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Me anë të një note verbale të dërguar pranë Këshillit të Evropës, Shqipëria e ka arsyetuar këtë veprim me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e cila ka sjellë kufizime në liri dhe të drejta themelore të njeriut lidhur me lëvizjen, transportin ajror, detar dhe tokësor, procesin arsimor si dhe të drejtën e pronës.
?Masat e miratuara nga , ndër të tjera përfshijnë, kufizimin gradual të trafikut ajror, tokësor dhe detar, pezullimin e procesit arsimor, vendosjen e procedurave të karantinës dhe izolimin, kufizimin e mbledhjes ,manifestimit dhe grumbullimit, kufizimin e së drejtës së pronës, etj. rregullore e veçantë për ofrimin e shërbimit publik dhe procedurat administrative?, thuhet në deklaratën e Këshillit të Evropës.
Marrja e masave të fundit nga Qeveria Shqiptare sipas Këshillit të Evropës, e heqin Shqipërinë nga detyrimet e përcaktuara nga konventë dhe në disa pika të Protokolleve shtesë.
?Zbatimi i masave të marra nga Qeveria gjatë kohës së pandemisë, jep arsye për të shmangur detyrimet e caktuara të Republikës së Shqipërisë, në bazë të neneve 8 dhe 11 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe lirisë Themelore, nenet 1 dhe 2 të Protokollit të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe Lirisë Themelore dhe nenit 2 të Protokollit Nr.4 të konventës për Mbrojtien e të Drejtave të Njeriut dhe Lirisë Themelore?, vazhdohet më tej në deklaratë.
Roden Hoxha, ish-Përfaqësues i Përhershëm i Agjentit Qeveritar Pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shpjegon për Citizens Channel se një tërheqje të tillë në baza të përkohshme, konventa e lejon.
?Konventa një derogim (tërheqje) të tillë e lejon, por gjithmonë në baza të përkohshme, dhe gjithmonë duke imponuar detyrimin tek shteti përkatës që të përditësojë Këshillin e Evropës në mënyrë të vijueshme mbi situatën e cila ka sjellë detyrimin e kryerjes së një veprimi të tillë. Nuk është diçka e cila nuk ka ndodhur më parë, apo që nuk ka precedent tek shtete të tjera. Një derogim i tillë nuk është se sjell pasoja tejet të rënda për vendin tonë. Në fakt një numër vendesh kanë filluar procedura të tilla paralelisht me ne, si Armenia, Gjeorgjia, Moldavia, por dhe fqinji jonë Maqedonia e Veriut?,-sqaron ai për Citizens Channel.
Sipas Hoxhës kjo lloj tërheqje ndodh zakonisht në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore, pasojat e të cilave nuk mund të parashikohen.
?E vetmja pasojë afatshkurtër për qytetarët shqiptarë është fakti që për sa kohë ky derogim është aktiv, nuk do të kenë mundësinë e ankimit pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për limitimin e të drejtave të tyre. Ose më saktë, do ta kenë këtë mundësi, pasi është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ajo që përfundimisht vendos nëse derogimi është i justifikuar dhe si pasojë shkelja e të drejtave të qytetarëve, por që për këta të fundit barra e provës do të jetë goxha më e lartë se sa në një situatë normale, për sa kohe elementi i detyrimit të përcaktimit të limitimeve të të drejtave me ligj nga ana e shtetit është plotësuar?, -shprehet juristi Hoxha.
Juristi Hoxha shpjegon më tej se tërheqja nga Konventa e Të Drejtave të Njeriut nuk është diçka e pa ndodhur më parë, por ajo që duhet parë është se cilat shtete kanë vendosur ta bëjnë, gjë që tregon shumë për demokracinë e tyre.
?Ajo që vihet re në rastin konkret të gjendjes së pandemisë botërore është që asnjë demokraci perëndimore nuk ka kërkuar derogim nga Konventa. Nëse shihet lista e vendeve që kanë paraqitur notë verbale, janë vetëm vende me demokraci të re ose në disa raste, hibride. Vendet e Evropës Perëndimore kanë aplikuar parimet e balancës së të drejtave dhe detyrimeve, e thënë thjeshtë, nuk i kanë rënë shkurt duke u tërhequr tërësisht nga aplikimi i parimeve të Konventës?.
Një shembull i shkeljes së të drejtave është edhe rasti I fundit në Shqipëri, ku shkelësit e karantinës u dënuan me gjoba, gjë e cila sipas juristit u krye pa kuadër ligjor.
?Një shembull perfekt i kohëve të fundit është gjobitja e shkelësve të karantinës së detyruar, pa një kuadër ligjor me fuqinë e plotë të ligjit, gjë e cila e detyroi Qeverinë që të paraqitet përpara pak ditëve si e mëshirshme tek publiku dhe të ?anuloje? 7.000 gjoba të vendosura, ndërkohë që ligji i cili rregullon aplikimin e tyre në fakt nuk kishte qenë në fuqi?.
Shqipëria e ka ratifikuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe Lirive Themelore, në korrik të vitit 1996, bashkë me protokollet shtesë të saj, përkatësisht Nr.1, Nr.2, Nr.4, Nr.7, Nr.11.
Ajo është tërhequr edhe më parë nga disa pika të Konventës, gjatë trazirave të vitëve 96-97, dhe ka tërhequr notën verbale të saj në tetor të viti 1997, duke iu nënshtruar sërish tërësisë së parashikimeve të Konventës./Citizens Channel
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim ka vl...
Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndë...
Ditën e sotme ka startuar televizioni më i ri në tregun medi...
Pandemia e koronavirusit ka pezulluar ndeshjet sportive dhe ...
Akademiku i njohur Artan Fuga është shprehur kritik ndaj dek...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigimi për konce...
Agjencia e Lajmeve CNA.al (City News Albania) ka menduar për...
Banda e qytetit të Tiranës ka dalë sot në rrugë dhe ka dhuru...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se këtë të...
Aktori i njohur shqiptar Bruno Shllaku është shtruar në spit...
Eksperti i Ekonomisë, Hekuran Vladi, është ndarë sot në mëny...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Krahës të T...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalen...
Për shkak të situatës së krijuar nga Covis-19, OSHEE, vendos...
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa në një li...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë i tregon besimtarë...
Koronavirusi mund të bëhet shkak për shtyrjen e ndeshjeve së...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zbuluar numrin e per...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një lidhje me emison...
Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Ma...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...