Debati për zonat e mbrojtura/ Rasti "Ria Formosa" dhe Revolucioni Portugez i Turizmit
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Nga Prof. Dr. Gëzim Xhepa
* Përballë kësaj deklarate të KM, ndjeva presionin e shifrave të kobit, të përllogaritura nga kompetentë në krah të tij, që induktuan në Shqipëri një nga karantinat më të egra, më riskioze dhe më recesionuese në Evropë…!!!
E anashkalova si deklaratë, pasi e konsiderova lapsus politik dhe jo manovër politike, për vetë infatilitetin dhe butaforinë, që mbante në vete. Por fushata propagandistike mediatike që e shoqëroi, si dhe numri befasisht i ulët i moshës së tretë në qarkullim, gjatë fashës së lirisë orare të të shtunës, më bënë të reflektoj, se fatkeqësisht shifra ishte marrë seriozisht dhe kish suprimuar, duke ngjallur panik. Po marr përsipër të bëj argumentim të ftohtë matematik nga ëorldmeters of coronavirus…!!!
Së pari: Suedia, që nuk vuri asnjë masë izoluese, u pasua nga një vdekshmëri 152 vdekje/mln (vdekje/ për 1 milion banorë).
Shqipëria vetëm 9 vdekje/mln, në rrethanat e mungesës së karantinës do kishte 442 vdekje, tmerrësisht larg 18000 vdekjeve të shifrës kryeministrore.
Ky numër nuk merr parasysh ndryshimin epidemiologjik që shfaqi popullata e Evropës Lindore karshi asaj perëndimore në ndjeshmërinë, prekjen dhe agresivitetin e COVID-19, ku shifrat rezultojnë rreth 70% më të ulta. Pra numri i vdekjeve në mungesë karantine do na rezultonte rreth 133.
Së dyti: Në media u transmetua me bujë se Z. Tsipras vlerëson mjaft lart strategjinë e izolimit dhe bllokimit të gjithë jetës së vendit nga Qeveria Shqiptare dhe anashkalon problematikat e këtij bllokimi jo vetëm për ekonominë, por edhe viktimat që prodhohen nga nxjerrja jashtë loje dhe futja në kolaps të shërbimit shëndetësor.
Pyetja është e thjeshtë: A është shembull për t?u marrë Shqipëria?! Ne me strategjinë tuaj, jo totalisht mbytëse, do kishim vetëm 5 vdekje më tepër, ose 31 vdekje.
Së treti: Po trumbetohet me forcë suksesi i izolimit shqiptar në raport me rajonin dhe shoh ekzaltim butaforik, pa përllogaritje të dëmeve, që po pasojnë kohëzgjatjen dhe agresivitetin e këtij izolimi.
Vdekjet/ mln në rajon në rend ngjitës janë Bullgaria 6, Mali i Zi me 8, Shqipëria 9, Greqia 11, Kroacia 11, Serbia 14, Bosnje Hercegovina 15, Maqedonia 24, Sllovenia 36.
Shifrat dëshmojnë se nuk jemi as vendi që duhet marrë shembull dhe as më i problematiku në rajon.
Duke ju kthyer tendencave për ligjërimin e problematikave të një karantine kaq agresive, numri i vdekjeve në Shqipëri do të varionte në vlerë absolute nga 18 (në situatën bullgare) deri në 108 (në situatën Sllovene).
Një pyetje e thjeshtë per epidemiologët, sa janë viktimat e një epidemie gripi të zakonshëm në Shqipëri…?!!! Sa vdekje pritet të shkaktojë traskurimi i sëmundjeve kronike dhe jeta sedentare e moshës së tretë, në kushte të daljes jashtë sistemit e QSUNT për gjithë periudhën e izolimit…?!!!
Zoti Kryeministër, ekspertët tuaj kanë bërë një gabim trashanik me shifrën prej 18000 vdekjesh që ju kanë referuar në mungesë izolimi, se në skenarin më të keq që përmendet në analizat tuaja situata e kolapsit shëndetësor italian, shifra e të vdekurve në Shqipëri nuk mund t?i kalonte 1100 të vdekur.
I kthehem një analize disi më profesionale për rastet e reja që dalin dhe që evidentohen nga tamponimi i popullatës target, të kontakteve të drejtpërdrejta me coronavirusin. Të jemi të ndërgjegjshëm, që këto raste nuk influencohen nga karantina dhe agresiviteti i saj. Pasi këto raste shpesh janë në rrethin e ngushtë, ku nuk penetrojnë masat e karantinës, si p.sh.: brenda familjes së vogël, brenda një fisi, apo miqësie të ngushtë, etj.
Në këtë popullsi, shkalla e infeksiozitetit rezulton nga 5 deri në 10% (jo për meritë të karantinës). Në këto rrethana janë serotestet në personat tampon negativ, që do vërtetonin nëse kjo është rezistencë gjenetike, apo skalionet e të infektuarve janë të fundit në një rreth social tashmë të imunizuar nga kalimi i virusit…!!!
Gjithë këtë analizë modeste e bëra, për të inkurajuar çlirimin e masave të izolimit, zbutjen e tyre, dhe kthimin gradual në normalitet të jetës sociale, ekonomike dhe atë shëndetësore në vend. Për dikë që shqetësohet nga analiza ime jo prej specialisti të mirëfilltë, po e sqaroj se analiza e mësipërme është më tepër matematike, se sa mjekësore…!!!
Biologu Et’hem Ruka ka bërë një përmbledhje të shkurtër të s...
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha se masat lehtësuese p...
Shkencëtarët në Britani të Madhe që po punojnë për zbulimin ...
Një mjek belg ka treguar përvojën e tij pasi i mbijetoi koro...
Kur isha e pamartuar, një djalë në fqinjësi më ngacmonte çdo...
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha ditën e sotme...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka treguar...
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 2 raste të reja me ko...
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në 24 orët e fundi...
Epidemiologu klinik, Ilir Alimehmeti, kërkon që të kryen tes...
Kanë dalë rezultatet e testeve edhe për 11 persona të dyshua...
Mjeku Renato Osmenaj, në një lidhje me emisionin “Kjo javë” ...
Mjeku Renato Osmenaj, në një lidhje me emisionin “Kjo javë” ...
Ministria e Shëndetësisë deklaron se nuk ka viktimë tjetër s...
Ekspert i Shëndetit Publik, Erion Dasho, përmes një reagimi ...
Kardiokirurgu shqiptar që jeton në SHBA Sulejman Çelaj, treg...
“Një testim i ri serologjik do të nisë të kryhet nga java tj...
Për të shtatën ditë rradhazi numri i të shëruarve është më i...
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë të ditur...
Ka shkuar në 548 numri i personave të prekur nga koronavirus...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...