Rikthimi i normalitetit/ Disa shtete amerikane po shkojnë drejt lehtësimit të kufizimeve
Disa shtete amerikane pritet njoftojnë të premten orare për ...
Presidenti Donald Trump u dha të enjten guvernatorëve një udhërrëfyes që do të ndihmojë shtetet e tyre për të rimarre veten nga situata e vështirë ekonomike e krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Udhëzimet parashtrojnë “një qasje me faza dhe të matur” për t’iu rikthyer aktivitetit normal në vendet që kanë një sistem të fortë testimesh e po shohin një ulje të raste me COVID-19.
Udhëzimet e reja kanë për qëllim lehtësimin e kufizimeve në zonat ku niveli i infektimit është i ulët ndërsa do të vazhdojnë kufizimet e rrepta në zonat më të goditura.
Në to bëhet e qartë se kthimi në normalitet do të jetë një proces shumë më i gjatë nga sa e parashikoi fillimisht zoti Trump.
?Nuk do të hapemi krejtësisht menjëherë, por me hapa shumë të kujdesshëm të njëpasnjëshëm. Dhe disa shtete do të mund të hapen më herët se të tjerët. Disa shtete nuk janë në gjendje aq të keqe sa të tjerët?, tha Presidenti Trump në konferencën e përditshme për shtyp.
Zyrtarët federalë kanë paralajmëruar se disa masa distancimi social mund të kenë nevojë të mbeten në fuqi deri në fund të vitit me qëllimin për të parandaluar një shpërthim të ri.
Presidenti Trump tha se ndërsa amerikanët e shëndetshëm do kthehen në punë, në përputhje me kushtet në terren, kufizimet do të vazhdojnë për më të rrezikuarit.
“Është e rëndësishme që po përdorim parametra të qartë shkencorë për të testuar rastet e reja dhe kapacitetin e spitaleve, që duhen plotësuar para se kalohet nga një fazë tek tjetra?, tha Presidenti Trump.
Udhëzimet e reja kryesisht forcojnë planet tashmë në fuqi të guvernatorëve, të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për shëndetin publik në shtetet e tyre.
“Guvernatorët do të kenë autoritetin të marrin masa në përputhje me rrethanat e veçanta të shtetit të tyre. Çdo shtet është ndryshe. Nëse duhet të qëndrojnë të mbyllur, do t?i lejojmë ta bëjnë një gjë të tillë. Dhe nëse besojnë se ka ardhur koha për t?u rihapur, ne do t?u japim lirinë dhe udhëzimet për ta realizuar një gjë të tillë?, tha Presidenti Trump.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i quajti të enjten udhëzimet e Presidentit Donald Trump për rihapjen e ekonomisë “të paqarta dhe jokonsistente” dhe tha se duhej të bëheshin më shumë testime për koronavirusin.
“Dokumenti i paqartë dhe i paqëndrueshëm i Shtëpisë së Bardhë nuk bën asgjë për të kompensuar për dështimin e Presidentit për të dëgjuar shkencëtarët dhe për të prodhuar dhe shpërndarë testime të shpejta në nivel kombëtar,” tha zonja Pelosi në një deklaratë.
Sipas udhërrëfyesit, vendet me infeksione në rënie dhe testime të forta do të fillojnë një rihapje graduale me tre faza të bizneseve dhe shkollave.
Në fazën e parë, plani rekomandon ruatjen e një distance të rreptë fizike për të gjithë njerëzit kur ndodhen jashtë shtëpive të tyre. Grumbullime njerëzish më të mëdha se 10 persona duhet të shmangen si dhe sugjerohet të shmangen udhëtimet e parëndësishme.
Në fazën e dytë, njerëzit inkurajohen të maksimizojnë distancën sociale kur është e mundur dhe të kufizojnë tubimet me më shumë se 50 persona përveç rasteve kur merren masa paraprake. Udhëtimet mund të rifillojë gjatë kësaj faze.
Në fazën e tretë parashikohet një kthim në normalitet për shumicën e amerikanëve, duke u përqëndruar tek identifikimi dhe izolimi i çdo infeksioni të ri./VOA
Disa shtete amerikane pritet njoftojnë të premten orare për ...
Itali nuk po gjen qetësi nga koronavirusi pasi edhe këtë të ...
Megjithëse prej kohësh Italia po përballet me një luftë të v...
Italia është vendi që po vuan më shumë pasojat e koronavirus...
Është ndarë nga jeta sot në moshën 81-vjeçare një ndër aktor...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizj...
Presidenti amerikan, Donald Trump prezantoi strategjinë e pr...
Mbretëria e Bashkuar e ka shtyrë periudhën e izolimit edhe p...
Numri i personave të infektuar nga Covid-19 në të gjithë bot...
Ka shkuar në 105 numri i viktimave në Greqi sipasojë e pande...
Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë.Kli...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka of...
861 viktima janë shënuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ...
Zyrtarë të inteligjencës dhe sigurimit kombëtar të SH.B.A.-s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po kërcënon...
Gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi ka ndërruar j...
Nga Eugen Kuçi – historianRrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit...
Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord që...
Numri i personave të infektuar me Covid-19 ka kaluar shifrën...
Dita e sotme në Itali ka regjistruar një ulje të rasteve pos...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...