Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian ka urdhëruar këtë të Mërkurë Poloninë që të pezullojë menjëherë veprimtarinë e një trupe të zgjedhur nga Parlamenti, të ngjashme me strukturat e Vetingut në Shqipëri, të cilat janë krijuar për të kryer hetime disiplinore ndaj gjyqtarëve polakë të të gjithë niveleve.
Në një vendim që mban datën 8 Prill 2020, Gjykata e Luksemburgut ka konstatuar se, zgjedhja e anëtarëve të Dhomës Disiplinore nga Parlamenti polak, krijon dyshime të forta për pavarësinë dhe paanësinë e trupës që do të kryejë hetimin administrativ mbi gjyqtarët.
Dhoma e Disiplinës në Poloni u krijua në vitin 2017, kur Parlamenti vendas adoptoi disa nisma ligjore për kontrollin e gjyqtarëve.
Dhoma e Disiplinës funksion si shkallë e parë për hetimet disiplinore për gjyqtarët supremë dhe si gjykatë Apeli për hetimet administrative ndaj gjyqtarëve të niveleve më të ulta.
Sistemi i adoptuar në Poloni është thuajse i ngjashëm me strukturat me dy nivele të Vetingut në Shqipëri.
Sipas ligjit polak, 15 anëtarët e trupës disiplinore përzgjidhen ekskluzivisht nga Parlamenti.
Ky përcaktim mbi përzgjedhjen e anëtarëve shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Komisionit Europian, i cili kërkoi nga Polonia që t?u përmbahej normave komunitare për ndarjen e pushteteve.
Por, Parlamenti në Varshavë nuk mori në konsideratë sugjerimet e Komisionit Europian. Për këtë arsye, Komisioni Europian iu drejtua Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian.
Kjo e fundit, me një vendim të ndërmjetëm, të marrë këtë të Mërkurë, vendosi të kërkojë nga Polonia pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit të Dhomës së Disiplinës, derisa çështja të shqyrtohet në themel.
Rasti polak dhe Vetingu shqiptar
Komisioni Europian duket i vendosur të mos lejojë politikën të ndërhyjë në gjyqësorin polak, duke kundërshtuar zgjedhjen nga Parlamenti të një stukture që është përgjegjëse për hetimin disiplinor të gjyqtarëve.
Kjo qasje e Komisionit Europian për Poloninë, është tërësisht e kundërt me atë që Brukseli zyrtar ka mbështetur në Shqipëri.
Rasti polak është thuajse plotësisht i ngjashëm me Vetingun në Shqipëri. ?Reforma Drejtësi?, e miratuar nga Parlamenti shqiptar në vitin 2016, krijoi mekanizmat për hetimin disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjithë niveleve.
Hetimi disiplinor, Vetingu, iu ngarkua Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK_ dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), dy struktura, anëtarët e të cilave zgjidheshin nga Parlamenti.
Thuajse njëlloj me rastin e Polonisë, trupat e përzgjedhura nga Parlamenti për të kryer hetimin disiplinor të gjyqtarëve në Shqipëri shoqërohen me dyshime mbi pavarësinë dhe paanësinë e tyre.
Për më tepër, një seri e gjatë vendimesh e strukturave të Vetingut në Shqipëri kanë pasur rezultate të njohura, shumë kohë para se gjyqtarë apo prokurorë të caktuar të përfshiheshin në procesin e rivlerësimit kalimtar.
Analistë dhe ekspertë të fushës kanë ngritur shpesh pikëpyetje mbi mënyrën jo të duhur për zgjedhjen e anëtarëve të strukturave të Vetingut në Shqipëri.
Megjithatë, trupa e rivlerësimit vijojnë normalisht punën në Shqipëri prej mëse dy vjetësh, nën mbështetjen e plotë të strukturave të Bashkimit Europian, të njëjtave, të cilat po kundërshtojnë me forcë krijimin e strukturave të ngjashme në Poloni./ Boldnews.al
Analisti Ylli Rakipi e cilëson të paturpshme deklaratën e kr...
Analisti Mustafa Nano e cilëson të gabuar nismën e qeverisë ...
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar masat kundër përh...
Avokati i njohur Altin Goxhaj, shkruan se presidenti Ilir Me...
Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me emsionin “Real Stor...
Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, në një lidhje ...
Gjatë këtyre ditëve kur shqiptarët po përballen me koronavir...
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlametin, Elisa Spiropali, n...
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlametin, Elisa Spiropali, n...
Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, në një li...
Analisti Fatos Lubonja ngriti shqetësimin se mediat, edhe në...
Duke marrë shkas nga mesazhi i një qytetareje, gazetari Blen...
Presidenti Ilir Meta, në një lidhje me “Open” pranoi se ka p...
Situata nga Covid-19 në vend duket se ka zbutur dhe tonet me...
Parlamenti ka votuar sot ndryshimet në Kodin Penal ku parash...
Dy paketat e qeverisë kanë bërë një diferencim për qytetarët...
Ish kryeministri Sali Berisha, në një lidhje me “Ora news”, ...
Sot në një dalje televizive në orën 19:00 pritej që kreu i o...
Pas lajmit të humbjes së jetës të gazetarit dhe shkrimtarit ...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim online m...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...