web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luli, ky papagall i Rilindjes

16 Prill 2020, 18:14, Politikë CNA

Sot në një dalje televizive në orën 19:00 pritej që kreu i opozitës dhe Republikës së Re, Lulzim Basha të jepte disa alternativq dhe të sqaronte situatën në lidhje me pademinë dhe problematika të tjera që po kalon vendi, si kriza ekonomike, papunësia plagët sociale, rimëkëmbja pas goditjes nga tërmeti dhe të tjera si këto.

Në fakt, Luli sot bëri atë që bën gjthmonë, del dhe flet si nja papagall dhe nuk thotë asgjë, del dhe thotë se gjithcka kishte për të thënë e kishe thënë dje zyrtarisht dhe nuk mund të fliste për çfarë kishte ndodhur zyrtarisht, përsëriti për herë të 100-të faktin se qeveria ka marrë strategjinë e opozitës por nuk po e zbaton si duhet.

Tha që nuk ka një strategji nga qeveria, pasaj tha se duhet të ketë një strategji që duhet ta zgjidhin e të tjera si këto. Në fakt pyetjeve të gazetarëve Lulzim Basha i përgjigjej me gënjeshtrat e radhës. I pyetur nga gazetarët në lidhje me faktin se a kishte gabuar me veprimin e djegies së mandateve në parlament, pasi sot mund të kishte qenë atje dhe mund të kishtë bërë amendime në buxhet apo të Kodit Penal në lidhje me ndryshimet e bëra nga qeveria, por edhe me braktisjen e pushtetit vendor dhe punën e tij në lidhje me këtë pandemi dhe mbështetjen që jep pushteti lokal në këtë situatë.

Të treja Basha i mohoi, tha se nuk janë gabim, për djegien e mandateve tha se ne kemi qenë në parlament, kemi bërë amendime dhe qeveria nuk i ka marrë parasysh.
Në fakt Lulzim Basha gënjeu, gënjeu, gënjeu dhe vetëm gënjeu sepse në qoftë se PD dhe aleati i saj LSI do të ishin në parlament, Edi Rama nuk do të kishte një mazhorancë kushtetuese, ai kishte vetëm 77 vota, 74 nga mandatet e tij plus tre mandateve të PDIU të cilët iu bashkuan Rilindjes.

Pra, qeveria sot nuk do të kishte mundur të miratonte me 100 vota ndryshimet në Kodin Penal atë që Lulzim Basha e quajti të gabuar por, megjithatë pranoi vetëm një pikë të saj. Në lidhje me amendimet dhe ndryshimet në buxhet për të cilat thotë se nuk do të pranoheshin, sërish Lulzim Basha gënjen. Së pari për faktin se nuk është atje dhe në këtë situatë ndoshta qeveria do të kishte një qasje tjetër dhe opozita duhej të jepte strategjinë e saj apo propozimet e saj konkrete në lidhje me emergjencën që ka goditur vendin për shkak të pandemisë.

Por, Lulzim Basha nuk thotë asgjë, çdo hap që miratohet nga qeveria thotë që ky është propozimi jonë, po bëhet shumë mirë, por nuk po zbatohet mirë, pastaj thotë diçka tjetër, pastaj gënjen e prap gënjen e nuk di se çfarë thotë.
Sërish gënjeu! Dhe për të tretën, në lidhje me pushtetin vendor kur ai e mohoi se mund të kontribuonte sërish tha një të pavërtetë të madhe. Është fakt që pushteti vendor në të gjithë Shqipërinë ka listat e ndihmës ekonomike, është fakt që në të gjithë Shqipërinë,  sot të gjitha bashkitë janë kthyer në një instrument të madh drejtues dhe menaxhues pasi nga më shumë se 300 njësi vendore sot kemi vetëm 60.

Mjafton të përmendim bashkinë e Tiranës, bashkinë e Korçës, Elbasanin apo Fierin ku në këto institucione kontributi i drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve  është mjaft i madh pasi sot ka me dhjetëra komuna në varësi dhe me mijëra e mijëra qytetarë në administrim. Pra, Lulzim Basha sërish gënjeu, gënjeu për gafat e tij, për gabimet e tij apo ato që ai nuk do t?i pranojë siç është tallja që ka bërë me shqiptarët duke i falur Edi Ramës një mazhorancë kushtetuese me mbi 100 mandate. Tallja që ka bërë me shqiptarët duke mbushur një listë me njerëz të paaftë, të pamoralshëm politkisht, njerëz të papërgjegjshëm që shqiten si lopët në pazarin e kafshëve për të votuar pro qeverisë.

Lulzim Basha nuk pranoi djegien e mandateve si lëvizje e tij për të çuar në një dështim fatal siç është bojkoti i zgjedhjeve vendore dhe socialistët morën në tryezë 61 bashki të vendit dhe për të treja këto është përgjegjës vetëm Lulzim Basha cili sot nuk e pranoi publikisht por, sërish i mohoi, gënjeu e kështu shpreson që të ecë përpara dhe të mbështetet nga shqiptarët.

Por, këto janë tre gënjeshtra që shqiptarët i dinë, demokratët i dinë dhe Lulzim Basha nuk gënjen dot askënd, ai është po aq përgjegjës sa Edi Rama për situatën. Ka përgjegjësi fatale që sot parlamenti është në dorë të Rilindjes me një mazhorancë kushtetuese ashtu sikundër ka përgjegjësinë totale që Edi Rama dhe Rilindja sot drejtojnë 61 bashki të vendit./CNA.al





Lajmet e fundit nga