web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi/ Leli apel vlonjatëve: Jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit

12 Prill 2020, 07:27, Sociale CNA

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli thotë se përpos diskutimit me qeverinë për paketën në mbështetje të sektorit të turizmit do të përjashtojë nga taksa për tre muaj, mars, prill dhe maj bizneset që kanë zënë hapësirat publike.

“Jemi duke rishikuar me vëmendje mbështetjen për biznesin e qytetit për të përjashtuar nga taksa ata që kanë zënë hapësira publike në lungomare apo bulevardin ‘Ismail Qemali’ apo në gjithë territorin për të zeruar taksën për marsin, prillin dhe majin?, tha Leli në një intervistë për Report tv.

Kryebashkiaku bëri edhe një thirrje për qytetarët që të respektojnë distancën sociale

“U drejtohem qytetarëve të ruajnë distancën sociale. Ne u mësuam me këtë situatë, tani jemi duke luftuar. Jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit. Distanca dy metra është më e rëndësishme se të gjitha”, tha Leli./CNA.al





Lajmet e fundit nga