web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja me Covid-19/ Imzot Massafra mesazh besimtarëve në vigjilje të Pashkëve

11 Prill 2020, 21:17, Sociale CNA

Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra ka dhënë një mesazh për besimtarët pak orë para meshës tradicionale të Pashkëve, e cila do të mbahet pa praninë e qytetarëve.

Imzot Massafra, në një lidhje me Zërin e Amerikës, deklaroi se të gjithë qytetarët duhet të luten për mjekët dhe ata persona që janë në frontin e parë të betejës me koronavirusin.

?Nuk mund të mos jemi mirënjohës për të gjithë ata që në forma të ndryshme dhe me mundësi të? kufizuara, kanë qenë dhe janë në tejkalim të kësaj pandemie. Ne jemi afër shpirtërisht me lutjen tonë tek të sëmurët dhe familjet e tyre si dhe shprehim ngushëllime për viktimat. Duke dhuruar atë që është e mirë dhe e drejtë?, duke respektuar rregullat që janë për të mirën dhe shëndetin tonë dhe të të tjerëve, duke i bërë thirrje aftësisë tonë krijuese për të jetuar mirë dhe në marrëdhëniet tona, sidomos tani që jemi të detyruar të që?ndrojmë 24 orë me njëri-tjetrin në shtëpi?, tha ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga