“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Analisti Agron Gjekmarkaj ka bërë një analizë pas paralajmërimit të qeverisë për të dënuar me 15 vite burg këdo që del në rrugë pa leje, infekton dhe i shkakton vdekjen një qytetari.
Gjekmarkaj sulmon kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat që ka bërë gjatë këtyre ditëve në telefon dhe për më tepër është ndalur te përgjigjaa që kreu i qeverisë i ka dhënë një qytetareje.
“U bë mbi një muaj që Kryeministri i ka dëbuar të gjithë nga hapësira publike dhe në vendin e lënë bosh është ulur këmbëkryq si ia do zemra. Ai flet, llafoset, kërcënon, hungëron, mallkon, lutet, merr urime të tipit t?u ?bëftë dita diell?! Të zënë me hallet tona, të mbyllur brenda si e vetmja mundësi për t?i zvogëluar virusit përhapjen, të bindur që kemi një shtet të zhgalitur e të korruptuar, të mbushur përplot me zullapë vulëmbajtës, por më mirë ashtu si e kemi sesa anarkia, kemi shtrembëruar hundën duke ia njohur delirin e vesin. Nuk jemi ankuar edhe aq, paçka se t?i sjell zorrët te hunda, e kemi shtrembëruar atë (hundën) e kemi psherëtirë ?aferim?, ta mbështesim sa të kalojë kjo lëngatë.
Sa më shumë tendosemi ne në skrupuj, aq më shumë ai zvogëlon të tijtë. Pasi u vetëdeklarua i përzgjedhur nga Zoti disa ditë më parë, dje, në një shkëmbim mesazhesh në rrjetet sociale me një zonjë, e cila ankohej për vendimmarrësit në këto kohë pandemie, ai la të kuptohej që të gjithë ne që jemi ende gjallë, e kemi jetën prej tij. Faleminderit Edi që na shpëtove! Në Kosovën më të varfër se ne, me masa më liberale, me më pak raste koranavirusi, me shumë pak të vdekur në krahasim po me ne, Albin Kurtit, në krizë politike, deri tani nuk i ka shkuar në mendje të marrë asnjëherë atribute hyjnore, të uzurpojë ekranet, të kërcënojë qytetarët, ta përdorë fatkeqësinë për ego personale apo të tallet me ndihmën ekonomike siç po ndodh këtu”, shprehet ai.
Në analizën për gazetën Panorama, analisti thotë se propozimi i fundit për të burgosur është tejet i ekzagjeruar dhe sipas tij ka qëllime të pastra politike.
“Të mësuar me të keqen, të përkulur sa më nuk thuhet ndaj saj, do bënim si do bënim sa të kalonte kjo surprizë e hidhur natyrore. Por sot, Parlamenti i mbushur me eunukë, bufonë, surratqerepër e shakllabanë, frotë e skotë, rod servilësh e dhjakësish, bëri një propozim të padëgjuar as në më të egrën e diktaturave, për të dënuar me 15 vite burg çdo person që thyen karantinën. Pa dyshim që karantina duhet respektuar me forcë, por ky propozim tejet, tejet, tejet i ekzagjeruar ka qëllime të pastra politike. Në këto kohë ka raste të suprimimit të lirive si në Hungari, ku Orban i dha vetes pushtet të pakufizuar, të cilat janë një kambanë alarmi sesi abuzuesit mund ta përdorin pandeminë për të shtuar autoritarizmin duke luajtur me panikun dhe frikën e përgjithshme.
Edi Rama, që kur u ul në karrigen e madhe të pushtetit, fjalën burg e ka përdorur rëndom, kërcënimin ka pasur si kryefjalë të diskursit, tentativat për ligje totalitare si ai për ?shpifjen? në media, tentativa për shembjen e Teatrit Kombëtar, zgjedhjet moniste, për të kulmuar me kapjen e Gjykatës Kushtetuese si përmbyllje ligje e antiligjshmërisë. Propozimi për 15 vjet burg, sado grotesk e tragjik, ka qëllim të pastër të investojë frikë në shoqëri dhe përkufizimin e Ramës në sytë e saj si dorë e fortë, me të cilin nuk bëhet shaka. I vetmi institucion i pakapur në këtë vend i bie të jetë opozita, e cila deri në këtë moment ka pranuar sfidën e fatit dhe është bërë bashkëpunuese e propozuese, duke u sjellë në përputhje me rrethanat e krizës.
Gjënë e duhur ka bërë! Nëse propozimi diktatorial për të dënuar një veprim, që në vendet demokratike dënohet me gjobë, me 15 vite burg, ajo duhet të alarmohet për shoqërinë dhe fatin e saj. Ajo duhet ta ndryshojë sjelljen e saj, duke u bërë barrikadë për liritë e vëna në diskutim nëse nuk dëshiron të shndërrohet në mekanizëm plotësues i një personi që nuk e ndal arsyeja”, nënvizoin ai.
Gjekmarkaj sfidon Edi Ramën duuke thënë se nëse ky propozim bëhet realitet, ai është i pari që do ta thyejë karantinën në shenjë kundërshtimi.
“Lulzim Basha duhet të bëhet djalë i keq pa dëgjuar këshilltarët e marketingut e as ambasadat. Pas këtij propozimi haluçinant, pamje kjo shumëdimensionale e një mendjeje të sëmurë për pushtet, nuk mbetet tjetër, veçse një amendament që dënon me ligj çdo mendim apo shprehje kundër qeverisë. Ne duam të shpëtojmë nga koronavirusi, duke ruajtur liritë, jo duke i humbur ato për të ndihmuar Edi Ramën në ëndrrën e tij për një mandat të tretë. Nuk është çudi që Ulsi Manja, ai që i meremeton ligjet me urdhër nga lart, të dalë nesër e të na thotë falënderojeni bamirësin se ju shpëtoi jetën dhe 15 vite burg bëjani kabull.
E kam respektuar deri më sot karantinën me bindje si masë mbrojtëse për veten dhe të tjerët dhe do të vazhdoj ta bëj, por nëse propozimi gebelsian bëhet realitet, jam i pari që do ta thyej atë në emër të një parimi që i jep kuptim jetës, po aq sa shëndeti, në emër të lirisë që njeh për armik dhunën dhe pushtetin e saj. Mbase Edi Rama mund të vrasë ëndrrën e shumëkujt për standarde demokratikë e dinjitet dhe jo të gjithkujt. E sfidoj në këtë përpjekje me shumë vullnet, i bindur që bëj detyrën time modeste si qytetar”, përfundon analisti./ CNA.al
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli nuk është më aktive n...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur kryeministri...
Akademiku Artan Fuga me tone të ashpra ka kërkuar pasditen e...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon qeverisë sh...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së Partisë Dem...
Partia Demokratike mbështet kërkesën unanime të biznesit pë...
Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratik...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikua...
Më shumë se dy muaj më parë, në 30 janar 2020, gazetari i ek...
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh qytetar...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka komentuar nd...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, dje pas shumë e s...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka vënë n...
Kryeu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reagua...
Lulzim Basha vdes për pak shef policie. Mundësisht komandant...
Presidenti Ilir Meta apelon qeverinë që të bëjë më shumë për...
Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të ...
Kryeministri Rama ka njoftuar kategoritë e reja të bizneseve...
Gjykata e Posaçme Apelit ka shtyrë për në 28 prill seancën p...
Gjykata e Apelit ka shtyrë për më 23 prill seancën gjyqësore...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...