Kërcënohet drejtori i Urgjencës së spitalit të Elbasanit/ Procedohet penalisht i riu
Drejtori i Urgjencës së spitalit të Elbasanit Ergys Mici, ës...
Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë i është drejtuar me një kërkesë kryrministrit Edi Rama që të shpërblejë sa 50% e pagës neto mujore efektivët të cilët janë të rrezikuar më shumë se kushdo, në këto ditë të vështira që po kalon vendi nga Covid-19.
Kreu i Sindikatës Valentin Macaj shprehet se policët e rendit dhe të burgjeve janë përballë e në kontakt me virusin në cdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standardeve të OBSH.
Qytetarët, ashtu sic brohoritën bluzat e bardha të mjekësisë, duhet të bëjnë një gjest të tillë falenderues edhe për këmishat blu të ligjit, të cilët po sakrifikojnë për sigurinë e tyre!?, shprehet më tej ai.
Letra e plotë
As shpërblim e as duartrokitje për këmishat blu??!
Po mbushet 1-muaj, qëkur pandemia covid-19 i mbylli shqiptarët nën regjimin ?arrest shpie? pa dhunë, por me kërcënimin e shtërngesës normative të qeverisë , e cila shikon zgjidhjen e problemit tek karantinimi social .
Kërcënimi global covid-19 ka nxjerrë zbuluar gjithë sistemin botëror të shëndetësisë ,pasi i gjeti ?gafil? e i ka turbulluar mendërisht nëpër protokolle që i ndërrojnë 3-4 herë në ditë, si dhe atë batalion shkencëtarësh që për vite të tëra na ngopën me formula abstrakte , dështuan me sukses përballë kësaj pandemie! -Me qindra shtetas shqiptarë janë infektuar nga ky virus e numri i viktimave është 2-shifror, ku nuk kanë shpëtuar as ata ?ëngjëjt? mbrojtës të mjekësisë. Cdo gjë është në ankth e pasiguri, pasi ky virus është tinëzar dhe vrasës aty ku nuk e pret dhe që nuk kursen as foshnjat në djep?!
Shërbimet e urgjencës mjekësore po mundohen të kryejnë me devotshmëri detyrën e tyre funksionale në shërbim të qytetarëve edhe pse duhet të sjellim në vëmendje se një pjesë e madhe e tyre është kualifikuar nëpër ?kurse plepash? e universitete private kundrejt shumave finanziare për të marrë ?kartonin? e profesionit. Për këtë fakt duhet të jemi të qartë si ?kristali?, sepse nuk jemi ?ufo? që s?kuptojmë realitetin e dhimbshëm arsimor në mjekësinë shqiptare..!-Pra, ky ishte njëri nga ?produktet? e politikës mafioze shqiptare, që për një grusht votash, nuk pyeti se cfarë ?brumi? po i dhuron mjekësisë varfanjake në këta 20 vite pas ?97?! -Nejse, këtë fakt le ta lëmë mënjanë për një kohë tjetër më të paqtë, pasi situata është me të vërtetë e rëndë dhe po vë në rrezik të ardhmen social-ekonomike të kombeve të vogla, ku llogaria nuk bëhet me mijë-?/person por për kushte mbijetese, që nuk ka cfarë i ?han miu pas darke? shumicës së shqiptarëve..!
Pa dashur që ti marrim hakun askujt, duhet thënë se Infektivi i Tiranës, Sanatoriumi, Urgjencat e rretheve bashkë me stafet respektive mjekësore, janë ?Heronjtë e Ditës? për qytetarët e ngujuar para TV e portaleve të lajmeve, biles kemi përshëndetur e mbështetur iniciativat për ti duartrokitur nëpër ballkone, e mirë kemi bërë?.sepse duhet kurajo për të dhënë më të mirën e tyre në këtë situatë emergjence. Kemi duartrokitur të gjithë,pa hile e si në karantinë!
Në cdo lajm e në cdo emision nëpër TV kryesore të vendit,kemi dëgjuar e parë mjekë dhe specialistë, ku që të gjithë japin mendimet e tyre,që në disa raste nuk përputhen , por jemi munduar të marrim për bazë ato më profesionalet e pa ngjyrime partiake.
Nga fusha ligjore në fuqi si dhe Kodi i Punës, dijmë që pjesë thelbësore e shërbimeve të rëndësisë jetike, janë edhe punonjësit e policisë në rend e burgje, të cilët për asnjë cast nuk kanë lënë shërbimin, i cili është i ndërtuar në 3-turne me nga 8-orë pune, që në këtë situatë shkon nga 12-24 orë shërbim e gadishmëri bashkë, pa vakt ushqimor e pa ambjente pushimi.
Pra, krahas mjekësisë që është e mbërthyer nëpër spitale e ambulanca, paskemi edhe mijëra bijë e bija nënash që nën uniformë policie, janë përballë e në kontakt me virusin në cdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standarteve të O.B.SH. Janë shërbime të instaluara kudo, si në tregje, kryqëzime,rrugica, autostrada, dogana, porte, aeroporte, spitale, burgje e ambjente publike.
Janë me mijëra punonjës policie që shërbejnë në 24 burgjet e vendit, ku në shumicën e rasteve janë larg qendrave urbane e deri 130 km larg banesës së punonjësit. Imagjino, që një gardian nga rrethe të largëta, shërben me 3 turne në burgun e Recit, në një kohë kur transporti publik është kufizuar në fashën orare 05-13 dhe asnjë mjet privat nuk denjon të frenoje e ta marrë atë për në destinacionin e kërkuar, pasi e shikon atë si një ?bombë virusale? lëvizëse..!-
Paga mesatare e një punonjësi policie nuk i kalon 45000 lekë të reja në muaj, duke kujtuar se oret e natës, gadishmeritë, ditët e festave dhe gjëndjet e jashtëzakonshme i marrin pas 2 muajsh ose në shumicën e rasteve nuk i marrin fare. Familjet e punonjësit të policisë , që në shumë raste janë të pastreha e të papunë, jetojnë cdo muaj e paguajnë faturat vetëm duke u bazuar në pagën e tij!
Por sot, gjithë këmishat blu të ligjit, janë në krye të detyrës dhe në shërbim të sigurisë së shtetit pa asnjë mungesë e pa frikë ndaj covid-19, ndërkohë kur shumica e shefave të tyre dhe politikanëve shqiptarë, janë brenda banesave të tyre ose pas xhamave të zinj të makinave , që nuk u dhemb koka për shportën e familjes, pasi janë të garantuar nga taksat e qytetarëve dhe të siguruar nga shërbimi i punonjësve të policisë..!
Ndaj, qeveria duhet të mendojë seriozisht e të shpërbleje mundin e mijëra punonjësve të policisë në rend e burgje, sepse suksesi në keto ditë varet nga Mjekësia dhe Policia e jo nga shpenzimi i tepërt në karburant prej blindave ushtarake, që më shumë tramaksin femijët e ngujuar , sesa disiplinojnë 5%-shin e qytetarëve abuzues me oraret.
Një shpërblim sa 50% e pagës neto mujore nuk cënon aspak buxhetin e shtetit, pasi është një e drejtë e mohuar prej 30 vitesh në pagën e 13-të, të cilën e garanton Kodi i Punës në fuqi.
Ndërsa qytetarët, ashtu siq brohoritën bluzat e bardha të mjekësisë, duhet të bëjnë një gjest të tillë falenderues edhe për këmishat blu të ligjit, të cilët po sakrifikojnë për sigurinë e tyre!
Drejtori i Urgjencës së spitalit të Elbasanit Ergys Mici, ës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Policanit ku një...
Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhu...
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bazë të...
Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në V...
Të shtëna me armë janë dëgjuar mesditën e sotme pranë Orikum...
Tre lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme janë ndier në orët e p...
Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në pyjet e malit të Kr...
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.Str...
Një 54- vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësi...
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka vendosur për të vijuar pezu...
Pas katër ditësh e netësh jashtë në të ftohtë, problemi me e...
Një sipërfaqe pyjore e malit të Krujës është përfshirë nga f...
95 monitorime dhe kontrolle zyrtare janë kryer sot në terren...
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territo...
Një lokali i është vënë flaka gjatë natës në Vlorë. Mësohet ...
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e nj...
Një banesë dy katëshe në qytetin e Laçit është shkrumbuar to...
Gazetari Artan Hoxha ka kritikuar qeverinë për masat e marra...
“Grupet kriminale kanë vazhduar të kryejnë aktivitetin e vet...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...