Situata nga koronavirusi/ Ahmetaj publikon “Paketën Financiare 2”, kush dhe sa përfitojnë
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahemtaj ka publiku...
Bujar H., që ka një subjekt agjencie turistike iu drejtua Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) për të pezulluar aktivitetin deri në verë, pasi për vetë natyrën e biznesit dhe situatën ku ndodhemi nuk pret të ketë punë këto muaj. Ai nuk ka detyrime dhe kërkon ta mbyllë përkohësisht në mënyrë që të mos paguajë taksa, kur nuk ka aktivitet dhe njëkohësisht të lëshojë dhe ambientin që ka me qira, për të cilin është i detyruar të paguajë tatim mbi qiranë. Ndërkohë, ai i ka larguar punonjësit. Por, në sportelet e QKB-së i thanë se ofrojnë shërbim të kufizuar vetëm për subjektet farmaceutike dhe ushqimore.
Në shërbimet online të publikuara nga QKB (kliko këtu) mund të aplikosh për regjistrim fillestar person fizik, ndryshim në të dhënat e regjistrimit të personit fizik, depozimin e pasqyrave financiare, revokimin e lejeve/licencave etj, por nuk parashikohet pezullimi.
Këto ditë ku shumica e bizneseve janë mbyllur për shkak të pandemisë Covid, ndërmarrjet e vogla dhe mesme nuk po munden të kalojnë në statusin pasiv edhe pse nuk kanë detyrime dhe plotësojnë të gjitha kushtet për këtë hap. Mimoza Plepi një ekonomiste që kujdeset për procedurat e disa bizneseve të vogla kryesisht në kryeqytet tha se, kalimi në pasiv i bizneseve është bllokuar nga QKB-ja për shkak se janë ndaluar shërbimet në sportele. Ky shërbim nuk ekziston online pohoi ajo, ndërkohë që shumë nga bizneset të cilave ajo u mban llogarite kanë mbyllur aktivitetin.
Por ekonomistja është shqetësuar se pasi nuk po kalon bizneset në pasiv, tatimet bëjnë telefona për të paguar detyrimet që lidhen me sigurimet shoqërore apo dhe TVSH.
Në muajin mars të vitit 2020, praktikisht nga data 1 deri me 24 kanë kaluar në statusin pasiv vetëm 167 biznese, nga 366 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur ishte një periudhë normale aktiviteti, sipas listës së subjekteve pasive që përditësohet përditë nga tatimet (të dhënat u përpunuan nga Monitor). Ka ditë kur asnjë subjekt nuk ka kaluar në status pasiv, ndryshe nga periudha normale kur janë minimalisht 10 apo 15 biznese që kalojnë në pasiv çdo ditë. Sipas ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore, Administrata Tatimore transferon regjistrimin e tatimpaguesit nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv, pasi subjekti deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka tha se, bizneset e mëdha ende nuk kanë shfaqur ankesa të kësaj natyre, por tha se bizneset që kanë një problematikë të tillë mund të kalojnë ?de fakto? në regjistrin pasiv. Kjo mundësohet duke mos deklaruar punonjës, duke shkëputur kontratat e ujit dhe të dritave dhe ato të qirave. Kështu ato mund të zhvishen edhe nga pagesa e detyrimeve.
Jaka tha se qeveria duhet të çlirojë sektorin e prodhimit nga kufizimet dhe të rishikojë masat pasi ekonomia jonë nuk ka rezerva të mjaftueshme për të përballuar situatë më shumë se një muaj. Nëse kjo situatë zgjat më shumë ai parashikon skenare të vështira për punësimin, varfërinë dhe të ardhurat në buxhet.
Një nga kërkesat që Dhomat e Tregtisë Tiranë dhe Durrës kishin për qeverinë ishte që ?Të mund të pezullohet me ligj (duke i zeruar të gjitha detyrimet) aktiviteti i subjekteve të pezulluara me urdhër nga qeveria (bar, restorante, palestra, transport publik, etj.)?/ Monitor
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahemtaj ka publiku...
Euro ka shënuar një tjetër rritje të fortë sot në tregun ven...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur ...
Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka kërkon që qeveria të...
Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi ka bërë me dije...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë sot n...
Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen...
Në kuadër të përballimit dhe kapërcimit me sukses të situatë...
“Shifra është e konsiderueshme, do të mbartet për një periud...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se sot ekonomia ka n...
Nga Klodian TomorriKush kërkon shpëtim biznesesh, apo pagesë...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i është përgjigjur opo...
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri i ka dhënë një leksion...
Eksperti i ekonomisë, ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të ...
Përfaqësuesi i Bashkimit të Përfaqësuesve të Prodhuesve Shqi...
Si pasojë e masava të ndërmarra nga qeveria për parandalimin...
Ndërkohë që pothuajse gjithë bota përballet me betejen kundë...
Biznesi kërkon që qeveria të përballojë faturën për pagat e ...
Në Shqipëri nis të hënën zbatimi i aktit normativ të qeveris...
Nga Jorida Tabaku* Sot, çdo vend ka ndërmarrë masa drastike ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...