Operacion antidrogë në Malësinë e Krujës, Krujë dhe Thumanë
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Dje në mbrëmje në emisionin ?Open? të Eni Vasilit, kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha i ka çuar një mesazh gazetares, me pyetjen a është i gatshëm të largohet, që të hapë rrugën për drejtimin e qeverisë.
Pyetja është dërguar më sms në inbox e gazetarës Eni Vasili, nga Lulzim Basha. Gazetarja e klexoi mesazhin dhe pasi situata në studio u kthye në qesharake dhe e pabesueshme, Lulzim Basha reagoi duke dërguar një foto të komunikimeve të tij, duke thënë se mesazhin nuk e kishte dërguar ai.
Fotoja e parë që shikoni më poshtë është fotoja e mesazhit të Lulzim Bashës, që i ka dërguar Eni Vasilit.
Më poshtë po sjellim SMS-në që ka publikuar Lulzim Basha. Pra, që komunikohet nga ky numër midis Bashës dhe Eni Vasilit, gjithçka është e provuar.
Pra, është provuar se ka një vazhdimësi komunikimi mes palëve. Eni Vasili e lexoi direkt live mesazhin, sapo ai mesazh i kishte ardhur. Ç?ka tregon se një manipulim nga gazetarja është i pamundur, pra është i pa logjikshëm.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha e mohon mesazhin, duke nxjerrë një foto të tij, ku ngelen patjetër , siç duket në foton e mëposhtme, e dërguar nga Eni Vasili, dy herë.
Por, ku është dyshimi i fotos që shpërndan Lulzim Basha? Ai lidhet me faktin se Luli mund ta ketë hequr mesazhin, dhe e ka nxjerrë foton. Pra, ka bërë fshirje për telefonin e tij, dhe ka hequr mesazhin që Lulzim Basha i ka dërguar vetë Eni Vasilit, në vazhdim të atij komunikimi që ka filluar mbrëmë.
Vetë Lulzim Basha e ka mohuar mesazhin, duke e cilësuar si mashtrim, manipulim, e porositur, e bërë nga qeveria e të tjera si këto.
Këtë u përpoq ta justifikonte dje edhe gazetari Robert Rakipllari, i cili është shpërblyer prej Bashës, duke u zgjedhur anëtar i Bordit të Radiotelevizionit Shqiptar dhe është mbrojtur, megjithëse ka qënë në shkelje të ligjit dhe në konflikt të hapur interesi, duke thënë se mesazhet janë të manpuluara.
Në fakt, mund të manipulohen mesazhet të cilat mund të dërgohen në emër të Lulzim Bashës. Por, SMS-ja vjen e re.
Ç?ka do të thotë se mesazhet e dërguara nga internet, nga kompanitë telefonike, apo nga rrjete të tjera, programe apo aplikacione, ato kur sjellin një SMS nuk e sjellin kurrë tekstin në vazhdim të komunikimeve që keni pasur. Por, kur sjellin një tekst të ri, i cili vjen ose me një emër që mund ta shkruash vetë, ashtu si ti do, ose me një numër telefoni dhe mesazhi vjen si një tekst i ri. Nuk vjen si vazhdimësi e komunikimit dhe komunikimi nuk vazhdon.
Pra, mesazhi i mëparshëm në telefonin e Eni Vasilit, është ?Patjetër, po i them Elonës të lidhet për detajet?, dhe mesazhi tjetër vazhdon pyetja. Ndërsa tek fotoja e mesazheve që ka publikuar Luli, duket fjala ?patjetër? dy herë, ç?ka është përgjigja e dhënë nga Eni, që tregon se ka pasur një komunikim dhe komunikimi i është kthyer kryetarit të PD-së.
Lind pyetja kush e ka dërguar SMS-në?!
Së pari, që të bëhet nga kompanitë telefonike, kjo është e pamundur dhe lehtësisht e zbulueshme. Mjafton që Lulzim Basha të japë deklaratën e tij, të lërë pallavrat dhe të shkojë në prokurori e të bëjë denoncimin.
Brenda ditës zbulohet e vërteta. Mjafton që prokuroria t?i kërkojë kompanisë telefonike të dhënat dhe atëherë zbulohet kush e ka dërguar SMS-në, që nga qeliza e antenës nga ku ka vajtur SMS-ja, apo nga telefonat e dy personave që kanë komunikuar.
Do të mjaftonte të hapeshin të dy telefonat, të kontrolloheshin dhe do të zgjidhej lehtë.
Pra, mesa duket Lulzim Basha kërkon ta fshehë të vërtetën, pasi nuk ka nisur një kallëzim në prokurori, dhe nuk ka të paktën një ekspertizë, qoftë edhe private apo shtetërore, kërkuar nga institucionet, në lidhje me këtë skandal që ka ndodhur.
Praktikisht dërgimi i një SMS-je nga vetë kompania brenda një komunikimi të dy numrave është e pamundur. Mënyra për ta çuar me internet, siç ne e thamë më lart, është sërish e pamundur, pasi mund të vijë vetëm si mesazh i ri dhe kurrësesi si një mesazh me komunikime të ndërmjetme që ka ndodhur më përpara. Apo një komunikim që vazhdon të shkuarën. Një tekst i dërguar nga internet apo nga një aplikacion tjetër, siç e theksuam më lart, vjen vetëm si një mesazh i ri.
Pra të dy variantet, nëpërmjet të cilave përpiqen të justifikohen, hedhin poshtë pretendimet e Lulzim Bashës.
Tani lind pyetja kush është personi që nisi mesazhin?!
Së pari, është vetë Lulzim Basha, i cili sot po e mohon. Pasi e ka dërguar mesazhin dhe e ka parë që situata është kthyer në qesharake dhe banale, ai ka reaguar sërish duke e mohuar. Ai ka gjetur mënyrën e tij, duke përdorur këto gënjeshtrat që Lulzim Basha i ka në majë të gjuhës, pasi është kapur më shumë se dhjetëra herë duke mohuar sy për sy direkt gjëra të cilat i ka thënë vetë me gojën e tij. Ne mund të përmendin qindra raste, kur Lulzim Basha atë që thotë tani e mohon pak më vonë.
Me shumë gjasa kështu ka ndodhur edhe me mesazhin, ai e ka dërguar dhe më pas kur e ka parë që e ka djallosur ka tentuar të justifikohet.
Versioni i dytë është që Luli të ketë qënë në gjumë dhe bashkëshortja e tij Aurela Basha, e cila vdes ta shikojë kryeministër burrin e saj, ti ketë dërguar SMS-në, Eni Vasilit. Dhe më pas e ka korrigjuar.
Versioni i tretë, më i pabesueshmi, por që qarkullon në korridoret e Republikës së re, është fakti që mesazhin mund ta ketë nisur nga komjuteri Endri Hasa. Ish-deputeti që qëlllonte me vezë në parlament, njeriu i cili merret kryesisht me çështjet teknologjike në PD.
Endri Hasa tashmë po artikulohet në korridoret e PD-së që e ka dërguar SMS-në pa dashje, dhe kur e ka kuptuar gabimin e tij, ka tentuar që ta zgjidhë duke e fshirë. Dhe këtë e ka bërë në telefonin e Lulzim Bashës nëpërmjet llogarisë së tij private, pasi mund të ketë qënë i lidhur me kompjuterin personal të Endri Hasës.
Gjithësesi kjo është një gënjeshtër. Varianti më i besueshëm është që Lulzim Basha e ka dërguar mesazhin dhe më pas e ka mohuar, apo ka qënë në gjumë dhe mesazhin e ka dërguar Aurela.
Sepse mesazh i dërguar nga fëmijët kur fle babai, ai nuk është. Atë e ka dërguar një njeri që e njeh politikën dhe që ka dashur këtë herë një provokim në studio. Kur e ka parë se gjithçka i ka dalë nga kontrolli, ka tentuar ta korrigjojë.
Prandaj, të gjitha justifikimet që tha sot Basha apo zyra e shtypit të PD-së janë vetëm një përgjigje. Mjafton t?i kërkoni dhe Eni Vasilit dhe të shkojnë bashkë me telefonat e tyre tek ekspertët në prokurori, dhe brenda një ore mësohet kush dhe kur është çuar mesazhi, lehtësisht fare. E në rast se nuk është çuar nga Basha, siç pretendohet, Luli që ta bëjë këtë çështje të besueshme, duhet të kallëzojë në prokurori Eni Vasilin dhe kompanitë celulare, deri në sqarimin e çështjes së plotë. Dhe personat e përfshirë apo ata që e kanë bërë duhet të mbajnë përgjegjësi penale.
Kjo SMS është njësoj si historia e helmimit të militantëve në mitingun e hapjes së fushatës. Ku kunati përvëloi dynjanë përfshirë dhe Lulin. Dhe na thanë se e bëri Rama. Kur policia shkoi të sekuestronte prozhektorët. Shkoi ministri i pengoi të siguronin proven e helmimit të militanteve. Vetë i helmoi pastaj e mohoi. Kështu është edhe SMS-ja e tij.
Kështu, Basha nuk mund të thotë se nuk e ka bërë ai dhe të fshihet pas gishtit. As të mos bëjë kallëzim në prokurori dhe as të mos kërkojë të sqarohet nga ekspertët. Basha me shumë gjasa atë mesazh e ka çuar vetë dhe tani kërkon ta mohojë ashtu siç ka mohuar gjithmonë gafat, skandalet dhe palaçollëqet që ka bërë në këto gati 15 vite në politikë./CNA.al
Kreu i Partisë Demkratike, Lulzim Basha, vlerëson propozimet...
Akademiku dhe pedagogu i njohur, profesor Artan Fuga i ka dh...
Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, t...
Ministria e Jashtme bën të ditur se Shërbimi Danez i Emigrac...
Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar kryemini...
Monika Kryemadhi në një dalje televizive dy net më parë në “...
“Lufta virtuale” mes kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe ...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpërndarë në profi...
Dje në mbrëmje në emisionin e Eni Vasilit, pati me dhjetëra ...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar sërish kremin...
Vetëm pak minuta më parë kryetari i opozitës Lulzim Basha pa...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmeruar se pas pak do të sj...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë sot një n...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, ku i ftuar në një li...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryeministri Edi Rama duket se ka një marrëdhënie “armiqësor...
Kryeministri Edi Rama, ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje ...
Kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë menjëanë as sonte arroga...
Politikanët tanë i përkasin asaj rrace që flet kur duhet të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...