Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një portal dhe një gazetë, hyri në treg para disa muajsh dhe po tenton të jetë pjesë e tregut mediatik shqiptar. Ndërkohë që shtypi i shkruar po falimenton dhe shumica e gazetave në botë po mbyllen apo ridimensionohen, në treg hidhet një gazetë e shtypur dhe një portal online.
Në momentet e para u raportua se kjo media ishte e financuar nga Besnik Sulaj, i njohur ndryshe si Beso i Tajvanit, dhe këtë e raportoi në një material Politiko e Alfred Lelës, në 18 janar 2020. Politiko shkruan se gazeta e re, ishte thuajse me të njëjtin imazh si MAPO e dikurshme, dhe raportohej se kjo gazetë kishte një porosi të veçantë të drejtuesve të saj për të mos sulmuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn.(Lexo këtu)
Sot pas dy muajsh, në qoftë se do ta verifikosh, del se vërtetë as Rama dhe as Veliaj as nuk sulmohen dhe as nuk investigohen nga kjo media. Por, gjithësesi kjo është një linjë redaksionale e zgjedhur prej tyre.
Vetë Besnik Sulaj e ka mohuar, disa herë faktin që të ketë lidhje me këtë media, pavarësisht miqësisë dhe njohjes së vjetër me pronarin e saj i cili rezulton të jetë Haxhi Dybeli, një ish-punonjës i Hetimit Tatimor.Besnik Sulaj e mohon lidhjen me gazetën ?Fjala?, por ai nuk mohon miqësinë, ashtu sikundër dhe vetë zoti Dybeli e njeh dhe e pranon miqësinë me zotin Sulaj, por thotë se ajo si gazetë është në pronësi të tij.
Prej disa ditësh, kjo media ka filluar një sulm të pandalshëm ndaj gazetarit Blendi Fevziu.
Nuk është hera e parë që Fevziu sulmohet. Ai është një personazh publik me pasuri, me prona dhe gjithmonë ka pasur përplasje publike apo akuza mediatike.
Gazetari Saimir Kola në një postim të tij në rrjetet sociale ka sjellë një detaj. Ai zbulon se kush sipas tij është personi që po sulmon Blendi Fevziun. Ai ka bërë një investigim të thjeshtë dhe thekson në postimin e tij se kush mund të jetë ?thika pas shpine? ndaj Fevziut, duke theksuar se personi që qëndron pas këtij sulmi është Baton Haxhiu.
?Tek formulari i regjistrimit për këtë subjekt pra Albanian Post SHPK vendoset kjo adresë:
TIRANE Blv. Zhan D?ark, Kulla 1, Kati 3 (mbrapa fushave te tenisit), ZK 8380, Vol 25, Fq 211, Nr.Pas 7/210/Nd+1-7 -> kjo adresëështë identike me adresen e medias që permenda me lart e cila sulmon Blendi Fevziun. Pra, Fjala.al dhe Albanian Post janë e njëjta gjë.Vijojmë më tej. Përshkrimi i Albanian Post Shpk është copy paste me FJL MEDIA shpk. Dhe bindja që këto dy subjekte janë në fakt e njëjta gjë përforcohet nga ajo çka deklaron vetë administratori i FJL MEDIA SHPK në profilin e tij ne facebook, ai shkruan qe eshte: Office Administrator at Albanian Post shpk…
Po kushështë administratori i vërtetë i Albanian Post SHPK?
Ai është Baton Haxhiu, e deklaruar kjo në QKB.
Është vështirë të aludohet se Rama po i bën presion Fevziut, por që Batoni po e bën këtë, ska më asnje pikë mëdyshje.
Kjo është thika pas shpine.?-shkruan Saimir Kola.
CNA.al thelloi investigimin pas postimit të kolegut Kola, por edhe të detajeve që përmendëm më sipër.
Në QKB ekzistojnë tre kompani, të cilat kanë të njëjtin pronar, Haxhi Dybelin dhe këto mund t’i shikoni ku, të cilat janë dy shpk, dhe një person fizik.
Pra, ajo që shkruan gazetari në lidhje me kompaninë dhe administratorin e saj, duket të jetë e vërtetë.
Por, ku hyn Baton Haxhiu dhe a ka lidhje me Haxhi Dybelin, ish-tatimorin, që është pronari i Fjl.
Sipas të dhënave në ekstraktet e QKB-së, del se një kompani tjetër është themeluar në janar të këtij viti. Ajo quhet Albanian Post, dhe është një kompani e cila çuditërisht ka të njëjtin aktivitet, copy paste, ka të njëjtat fjalë në ekstrakt, por është në pronësi të Baton Haxhiut.
Po të krahasosh ekstraktet e mësipërme të kompanisë së ish-tatimorit Dybeli me kompaninë e Baton Haxhiut, del se subjektet kanë të njëjtin aktivitet dhe të njëjtën adresë.
Pra, kompania e themeluar nga Baton Haxhiu ka të njëjtën adresë me Fjl, ashtu siç e kishte thënë edhe kolegu Kola në postimin e tij.
Por, çfarë ndodh?
Një nga kompanitë e zotit Dybeli më përpara ka pasur emrin Albanian Post, emër ky i ndryshuar në 9 janar të këtij viti, pranë QKB-së, duke e bërë FJL, pra Fjala Marketing dhe më pas të nesërmen, në datën 10, pasi kompania e parë ndryshon emër, Baton Haxhiu regjistron kompaninë e tij Albanian Post, në QKB.
Është totalisht e ?rastësishme? që të dyja kompanitë e Fjalës, dhe e Baton Haxhiut, kanë të njëjtën adresë, të njëjtin përshkrim dhe të njëjtën lidhje në thelb.
Por, çfarë rezulton në profilin zyrtar të ish-tatimorit në rrjetet sociale?
Ai deri sot në mëngjes ka pasur të publikuar në profilin e tij punën si administrator i kompanisë ?Albanian Post?.Ne e kemi siguruar me foto.
Sapo CNA.al filloi investigimin sot në mëngjes, dhe po komunikonte dhe pyeste personat e përfshirë në këtë skemë, rezultoi se zoti Haxhiu ndryshoi profilin e tij.Pra, nga administrator i kompanisë ?Albanian Post?, Baton Haxhiu u kthye në administrator i Fjala.al, një orë më pas.
Deri këtu gjithçka mund të jetë e rastësishme dhe Dybeli pyetjes tonë në lidhje më këtë ndryshim ju përgjigj se ka 6 profile dhe tallet në rrjetet sociale.
Por, ne shkuam më tej. Kur komunikuam me Haxhi Dybelin, ish-tatimorin që tashmë është bërë pronar medie dhe boton një portal dhe një gazetë, ai iu shmang pyetjeve tona dhe gjithmonë thoshte vetëm një fjali ?Nuk e njoh dhe nuk e kam takuar kurrë Baton Haxhiun?,
Pyetjes sesi ka mundësi që nuk e ka takuar kurrë, ndërkohë që sipas regjistrimit në QKB, rezulton se kanë të njëjtën zyrë, në të njëjtën godinë dhe me të njëjtin aktivitet, ai iu përgjigj në disa raste duke thënë ?çfarë halli keni. Unë jam arkivë e gjallë. Mos më detyroni të flas dhe unë?, e të tjera si këto. Pa folur pastaj për komunikime të tjera.
Por, për të qënë të vërtetë, ai gjithmonë këmbëngul te fakti se nuk e njeh Baton Haxhiun, megjithëse në faqen e tij të profilit të facebook, ka shkruar vetë se ka punuar si administrator i subjektit në pronësi të Baton Haxhiut dhe adresa e bizneseve të tyre është e njëjtë. Dy kamberë në një derë?
Kur e pyetëm sesi ka mundësi që ka të njëjtën zyrë me Batonin dhe nuk kanë njohje apo lidhje, ai tha se ?këtë punë mund ta ketë ngatërruar avokati apo QKB-ja?, e cila sipas tij ashtu i shkruan aktivitetet apo nuk dinte të na thoshte sesi ?rastësisht? ka të njëjtën adresë me Baton Haxhiun.
Ai mohon kategorikisht që ta ketë njohur apo ta ketë takuar Batonin.
Në postimin e tij gazetari Saimir Kola pretendon se është Batoni pas këtij sulmi ndaj Blendi Fevziut. Por ne kemi marrë informacion se pak javë më parë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu kanë qënë bashkë me familjet e tyre për pushime në fundjavë.
Pra Besnik Sula, sipas Haxhi Dybelit ska lidhje me median e tij, Batoni jo e jo, pra Dybeli po sulmon Fevziun për pronat dhe gjyqet e tij?
Skema se kush është nga pas këtij sulmi, ndoshta për shumë njerëz nuk ka rëndësi. Por, detajet na thonë diçka.
Besnik Sulaj e mohon faktin e lidhjes së tij me ish-tatimorin Haxhi Dybeli, i cili sot është pronar mediash. Nga ana tjetër ky i fundit del se ushtron aktivitetin e tij në të njëjtën zyrë ku ushtron Baton Haxhiu, por të dy nuk njihen me njëri-tjetrin. Dhe më tej media në pronësi të ish-tatimorit sulmon Blendi Fevziun.
Kjo është skema ku ndoshta Besnik Sulaj ngelet jashtë, pasi ai ka pretenduar shpesh se nuk ka lidhje me këtë media.
Nga ana tjetër edhe vetë Haxhi Dybeli pretendon se nuk e njeh Batonin, ç?ka kërkon që të marrë përsipër ndoshta diçka që vërtetë ngre shumë pikëpyetje.Është një dhe vetëm një fakt, ai ushtron aktivitetin e tij në të njëjtën zyrë me Baton Haxhiun ose e kundërta Baton Haxhiu ka të njëjtën zyrë me median që po sulmon Blendi Fevziun.
Deri këtu skema është e qartë. Dikush po sulmon Blendi Fevziun dhe në atë zyrë, punon edhe Baton Haxhiu, sipas ekstraktit që ne e kemi publikuar më lart.
Kush është personi i vërtetë që qëndron pas sulmeve dhe pse po bëhen ato, këto tashmë kanë pak rëndësi.
Njerëzit publikëdo sulmohen, do akuzohen dhe për interesa të tjera. Por, këto skemat e vogla të intrigave në mediat shqiptare me personazhe të dyshimtë flasin jo pak, dhe sidomos së fundi ku tregu është mbushur me shumë media dhe secili kërkon që të qëndrojë në lojë. Dikush duke luajtur me copy paste, dikush vjedhur informacionet e tjera, dikush duke sulmuar një personazh publik apo dikush duke thënë të vërtetat që duan shqiptarët./ CNA.al
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ...
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën,...
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar me tone të forta ...
Ndërsa Shqipëria është izoluar për shkak të përhapjes së kor...
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një tjetër masë ekstreme, kun...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa komenton...
Ministria e Drejtësisë refuzoi të përgjigjet nëse ka marrë m...
Kryeministri Edi Rama bën të ditur se pasditen e sotme do të...
Qeveria Shqiptare vijon të ashpërsojë masat kundër përhapjes...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Zv.kryeministri Erion Braçe i ka drejtuar një apel të fortë ...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar një vi...
Presidenti Ilir Meta, ka rishpërndarë postimin e mjekut të n...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjet...
Sot bëhen 12 vite nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën humb...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se e ka marr serio...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka reaguar sërish në lidh...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sërish në n...
Kryeministri Edu Rama deklaroi sot se duke nisur nga e marta...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në rrjetet sociale,...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...