Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Nga Dr. Dorian Koçi *
– Një nga aktet më burracake dhe të frikshëm, në të njëjten kohë, i terrorit komunist përgjatë periudhës së diktaturës komuniste është pushkatimi i 22 intelektualëve, në datën 26 shkurt të vitit 1951. Akti ishte i frikshëm sepse tregonte përmasat e terrorit politik se deri ku mund të shtrihej dhe burracak sepse në vetvete ishte një dëshmi e servilizmit politik ndaj një Fuqie të Madhe dhe frika se mos incidenti në Ambasadën sovjetike sillte dhe rrëzimin nga pushteti të klikës që qeveriste vendin. Kjo frikë dhe servilizëm politik ishte pasqyruar edhe në marrëdhëniet me jashtë që kishte zhvilluar qeveria komuniste e Enver e Hoxhës në vitin 1946-1951.
Nga shqyrtimi i dokumenteve të vendimeve politike të kohës, të marra kryesisht nga forumet partiake të P.K.SH., rezulton se në marrëdhëniet me Perëndimin përcaktues ishin faktorët ideologjikë, ndërsa interesi kombëtar dhe strategjik i Shqipërisë përmendej pak. Edhe kur përmenden këta faktorë, ata u nënshtrohen faktorëve ideologjikë duke kërkuar që marrëdhëniet e shtetit të ri shqiptar të kalojnë përmes këtij filtri. Ideologjia sunduese në Shqipëri ishte stalinizmi dhe ai u aplikua në të gjitha format e hapura të tij. Një nga tiparet kryesore të tij ishte eliminimi i elitave përmes terrorit të kuq dhe zevëndësimi me elitat e formuara me karakter ideologjik komunist. Spastrimet ndaj intiligjencës sjhqiptare nuk u ndalën në asnjëherë .
Në planin e brendshëm, regjimi komunist kishte arritur të sundonte me një dorë të fortë dhe falë ndihmës sovjetike dhe të vendeve të tjera të Europës Lindore, t?u mbijetonte shtrëngesave ekonomike të pasluftës. Duke ndërtuar një sistem që shtrihej në mënyrë kapilare në pothuajse të gjithë vendin nëpërmjet organizatave leva të P.P.SH., udhëheqja komuniste shqiptare zotëronte plotësisht kontrollin e territorit, çka ishte
ndier dhe në përndjekjen e grupeve desante që parashutoheshin a futeshin nga kufijtë tokësorë me Shqipërinë. Terrori dhe dhuna e ushtruar u demonstrua sidomos në një rast, siç ishte hedhja e një bombe në ambasadën sovjetike në Tiranë më 19 shkurt 1951. Sipas raportimeve të Ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehut në mbledhjen e Byrosë Politike një ditë më pas, rezultonte se më 19 shkurt, në orën 7 e 47 nga rrugica që është mbrapa Legatës Sovjetike është hedhur një dinamit i mbështjellë në letër dhe i lidhur me një fitil. Dinamiti u hodh brenda në oborr dhe ka plasur e ka thyer derën, dritaret dhe ka bërë një zhurmë të fortë.
Menjëherë kanë vajtur forcat për ndjekje po nuk kanë gjetur gjë. Pastaj kanë rënë pas shenjave dhe kanë kapur disa njerëz që ishin atje.[1] Edhe pse sipas dokumenteve, Ministria e Brendshme dhe organet e Sigurimit nuk kishin të dhëna të sakta se kush ishin autorët në vend, u ndërmorën masa represive që mbollën terror gjithandej. Mehmet Shehu vazhdoi të argumentonte nevojën për terror në mbledhjen e Byrosë Politike dhe kërkoi një miratim të masave represive që do të ndërmerreshin nga anëtarët e tjerë të Byrosë Politike. Duke marrë parasysh se ky nuk është një aksion i thjeshtë, po një ngjarje politike e kalibrit të madh, bile më e madhe se një atentat që mund të bëhej kundër ndonjërit nga ne, është e nevojshme politikisht që ne të marrim masa represive të jashtëzakonshme pa marrë parasysh ligjet në fuqi.
Një masë të tillë ne e kemi marrë edhe kur u vra Bardhok Biba dhe kemi pushkatuar edhe jashtë ligjeve në fuqi. Unë mendoj se kjo masë që do të marrim duhet të jetë në një shkallë të tillë, tek elementi që përpunohet, elementi reaksionar i tipit Kacaruho etj, sonte t?i arrestojmë. Të arrestojmë rreth 100 ose 150 veta nga këta të cilët nja 10 ose 15 prej tyre t?i pushkatojmë duke zgjedhur sigurisht nga ata më kryesorët mbasi kanë dashur të organizojnë atentate të tjera.[2] Për udhëheqjen komuniste shqiptare miqësia dhe patronazhi sovjetik ishin parësore; prandaj e panë këtë atentat me dyshim se mund të ishte pjesë e një plani ndoshta më të madh, për të destabilizuar pushtetin komunist në Shqipëri. Dyshimet më të mundshme ishin që ky atentat të ishte organizuar nga jugosllavët, të cilët e shikonin jo pa xhelozi afrimin sovjeto-shqiptar. Frika dhe paniku i qeverisë shqiptare se akti ndoshta mund të ndikonte në marrëdhëniet
shqiptaro-sovjetike duket dhe në masat emergjente të ndërmarra dhe në rënien dakord të gjithë Byrosë Politike për këto masa. Më tej, Mehmet Shehu që relatonte si Ministër i Brendshëm, vazhdoi duke sqaruar masat që do ndërmerreshin. Kjo masë do të procedohet edhe me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji. Ne duhet t?i përgjigjemi terrorit me terror dhe këtë mund ta bëjmë me plot ndërgjegje dhe me gjakftohtësi. Ne i kemi përgatitur listat e arrestimeve dhe po të jeni edhe ju dakord veprojmë që sonte. [3] Pavarësisht se pala shqiptare e trajtoi hedhjen e bombës si një rast që duhej të shërbente si një ndëshkim te të gjithë kundërshtarët të vet politikë, në dokumentacionin sovjetik ajo nuk ka lënë gjurmë të ndjeshme, sepse me sa duket, vetë shërbimet inteligjente sovjetike nuk e kanë parë si një ngjarje të përmasave që duhet të meritonte vëmendje të veçantë. Kjo ndjesi përforcohet edhe nga lirshmëria e sjelljeve të ambasadorit sovjetik në Tiranë, i cili ditën e hedhjes së bombës në ambasadën e tij, atë pasdite shëtiste lirshëm në bulevardin kryesor të Tiranës së martirizuar nga organet e Sigurimit të Shtetit, ndonëse ishte këshilluar që të mos dilte nga rezidenca e tij.[4]
Udhëheqja shqiptare nxitoi që t?i dërgonte një letër J.V. Stalinit, në të cilën betohej për besnikëri të përhershme dhe njoftonte për masat e marra për forcimin e miqësisë shqiptaro-sovjetike. Të bien në sy frazat bombastike dhe emocionale të Enver Hoxhës, që shprehin sa qëndrimin e tij të fortë ndaj çështjes, po aq edhe panikun për këtë incident. Mes të tjerash, Enver Hoxha shkruante: ? ky akt politik terrorist i armikut, na ka prekur jashtëzakonisht, pse ai u drejtua karshi çka është më i dashur, më i shtrenjtë dhe më i shenjtë i popullit t?onë, Bashkimit Sovjetik, që është gjithçka për ne, që pa atë s?kish dhe s?mund të ketë jetë për popullin dhe Partinë t?onë.
Shoku Stalin, ne s?kemi qenë vigjilentë sa duhet, pse mund t?a kishim evituar këtë gjë të tmerrshme që na ngjau ne. Këtë mungesë vigjilence, që ne e konsiderojmë një nga gabimet më të rënda t?onat, s?duhet të na i fali lehtë populli dhe Partija jonë. Ne shoku Stalin ju zotohemi dhe ju betohemi, Juve dhe Partisë Bolshevike të Lavdishme, se do t?ja lajmë Partisë dhe popullit tonë këtë gjë kaq të rëndë që ju shkaktua nga mungesa e vigjilencës s?onë. Ky akt i poshtër i armikut, na ka egërsuar pa masë dhe na ka
bërë të dhjetëfishojmë luftën dhe vigjilencën t?onë karshi imperialistëve gjakatarë luftënxitës amerikano-inglezë, karshi tradhtarëve fashista të Beogradit, të Athinës dhe të Romës dhe të reaksionit të brendshëm vegël e tyre.
Shoku Stalin, Partija e jonë do të jetë e pamëshirshme kundër armiqve të Bashkimit Sovjetik, të popullit t?onë dhe të paqes. Partija jonë si kurdoherë, do të verë të gjitha forcat e saj për të çelikosur dashurinë e popullit tonë karshi shpëtimtarëve të tij, Bashkimit Sovjetik, Partisë Bolshevike dhe juve shoku Stalin. Armiqt e brendshëm dhe të jashtëm, kurrë nuk do të harrinë të gërvishtin dashurinë dhe besnikërinë e pakufishme që ka populli jonë për ju dhe Bashkimin Sovjetik.
Shoku Stalin, në emër të gjithë shokëve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, të mbledhur në Plenum, ju kërkojmë ndjesë, Juve, Partisë Bolshevike dhe Qeverisë Sovjetike dhe ju betohemi se do t?a lajmë këtë fatkeqësi që na ngjau ne, ne do të jemi të pamëshirshëm, do t?a forcojmë dhe çelikosim partinë t?onë, do t?a bolshevizojmë atë dhe do të forcojmë çdo ditë çdo ditë e më shumë mbrojtjen e vendit t?onë. Duke ju shprehur dashurinë dhe besnikërinë më të madhe që ne kemi për Partinë Bolshevike dhe për Ju, mësues gjenial dhe i shtrenjti i joni, pranoni të falat t?ona revolucionare.[5]
Fraza në letër e Enver Hoxhës dërguar Stalinit se ?ky akt i poshtër i armikut, na ka egërsuar pa masë? u konkretizua në arrestimet e shumta dhe ushtrimin e drejtpërdrejtë të terrorit. Një gjyq i shpejtë dhe jashtë të gjitha normave të së drejtës dënoi me vdekje 22 nga të arrestuarit, të gjithë të pafajshëm dhe pas asnjë lidhje me incidentin. Ishin këto masa që kishin forcuar dhe i jepnin Enver Hoxhës dhe regjimit të tij të shkruante në letër dërguar Molotovit se situata brenda vendit paraqitej e sigurt.
Deri më tani nuk kemi një histori politike të Stalinizmit shqiptar, çka bën të vështirë identifikimin e pasojave të tij në shoqërinë shqiptare. Procesi i destalizimimit ë vendit filloi me ndrojtje në
fillim të vitit 1990 por ai u zgjat vetëm në anën administrative si në depolitizmin dhe heqjen e mekanizmit të dhunës pas vitit 1990 , por nuk pati një destalinizim të infrastrukturës shoqërore. Për këtë arsye traumat që la komunizmi vazhdojnë të jenë dhe të ndihen dhe sot. Përkujtimi i datës 26 shkurt i vitit 1951 duhet të jetë një nga mekanizmat e shumtë të ndërtimit të memories kolektive përsa i përket së shkuarës komuniste.
Ndarja bardhë ë zi dhe gjuha e urrejtjes që haset shpesh në diskursin publik shqiptar janë shenja që gjurmët e së shkuarës ende ravëgojnë mes nesh. Sfida më e madhe e memories kolektive mbetet në evidentimin e arsyeve se përsë komunizmi shkëtërroi infrastrukturën shpirtërore të shqiptarëve që funksionet me kode e institucione të ndërtuara që nga Rilindja Kombëtare e në vazhdimësi për ti zevendësuar me kode e etikë të huazuar që rezultuan shterpë e lanë pas një djerrinë morale.
* Autori është Drejtor i Muzeut Kombëtar.
Nuk e kam ditur kurrë si quhet shamia e kuqe me të cilën tor...
Ka një ekzaltim të madh të atyre që organizuan apo udhëhoqën...
Ndodhemi në një situatë politike sa dëshpëruese aq edhe të t...
Nga Bledi Mane-Public Enemy1.Furgoni i linjës së Korçës ndal...
Nga Ylli PataIlir Meta çimentoi dje një aleancë të vjetër ga...
Lyli sot ishte në siklet të paparë! Deri dje s’ka pas kush t...
Bilanci i Ilir Metës në këtë 2 mars nuk mund të matet me num...
Mitingun e hapi baxhanaku i Genc Pollos, një ish gjyqtar i G...
Nga Kastriot Frashëri – Ngjarrja e djeshme në Përmet duhet t...
Nga Kreshnik SpahiuDiktatorët përpara se të burgosen, vriten...
A mundet një njeri që gjendet i vrarë, pasi ka lënë një letë...
Nga Dr. Kujtim Cekani Hajduti po hajdut ngelet :Ka kaq kohë ...
Nga Brizida GjikondiKushtetuta e Shqipërisë ka vetëm emrin e...
Nga Artur AjaziIlir Meta po e vuan edhe pas kaq vitesh, larg...
Edhe 24 orë na ndajnë, nga miting-manifestimi i shumëdiskutu...
Nga Ilir MborjaFort i nderuar Z. President Ilir Meta! Më fal...
Nga Bashkim KoplikuBëhet fjalë presidentin tonë, Ilirin, atë...
Nga Agron TufaOrganet e Reja te Drejtësisë së Reformuar Enve...
Henri Çili është thirrur të enjten në orën 22 të mbrëmjes në...
Nga Ramiz Lushaj –“Balzaku shqiptar”, shkrimtar i shquar nga...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...