Kronika e një mitingu që u njoftua për në 5 dhe filloi në 6
Mitingun e hapi baxhanaku i Genc Pollos, një ish gjyqtar i G...
Bilanci i Ilir Metës në këtë 2 mars nuk mund të matet me numra. Sfida e cila iu bë përpara kësaj të hëne, se sa njerëz do të mbledhë, se s?ka të çmendur që mund të dalin në bulevard për ?Ilir floririn?, se askush nuk beson se njeriu me bllok në dorë, mund të bëhet garanti i librit të kushtetutës, tashmë mund të quhet e tejkaluar.
Ilir Meta tuboi në bulevard shumë më tepër njerëz se ka mbledhur ndonjëherë në këtë vend një kryetar shteti.
Ai grupoi rreth vetes një masë tepër më të madhe se sa mund ti garantojë partia prej nga vjen dhe që e mbështet pa rezerva, LSI-a.
Dhe e gjitha kjo e ka një shpjegim.
Ai duhet kërkuar në thirrjet e asaj mase të pafundme protestuesish që teksa dëgjonin fjalimet e pjesmarrësve në mbrojtje të Kushtetutës, brohorisnin në kor ?Rama ik? apo ?poshtë diktatura?.
Ai duhet gjetur në lajtmotivin e të gjithë oratorëve, që ndonëse vinin nga profesione, bindje dhe histori të ndryshme, i bashkoi së toku një fill i vetëm: në këtë vend duhet ndaluar instalimi i një regjimi.
Pra, manifestimi i 2 marsit, ndonëse kishte okelion e mbrojtjes së Kushtetutës, ishte një protestë ndaj një njeriu të vetëm. Ai ishte një grumbullim që kishte në epiqendër Edi Ramën dhe sistemin autarkik që ai po ngre. Ai ishte mitingu më i çuditshëm në botë, ku të gjithë ishin bërë bashkë kundër atij që askush nga oratorët nuk ia përmendi emrin.
Në këtë kuptim, konkluzioni që del nga ajo që shikuam në bulevard, nuk duhet parë si një sukses personal i Presidentit. Mbi të gjitha, ai qe konfirmimi se ekziston në këtë vend një masë e madhe, në rritje progresive, që nuk pajtohet dot me pushtetin personal, kleptokratik dhe të kriminalizuar të Edi Ramës.
Ata sot i mblodhi Ilir Meta. Ata dje i mblidhte Lulzim Basha. Ata nesër mund ti mbledhë pa surprizë edhe “Nisma Thurrja”, apo Organizata Politike e Arlind Qorit. Sepse sado liderë të fshihen, të squllen, të shiten, populli që nuk e duron më këtë rregjim, nuk mund të mbetet pa zë.
2 marsi shërbeu pikërisht për këtë. Për të kuptuar se regjimet sfidohen në rrugë dhe jo në tryeza. Se autokratët përballohen me forcë dhe jo me dialog. Se paqja kërkon burrërri dhe squlltësia nuk prodhon dot kurrë paqe.
Prandaj Ilir Meta, sot, nuk mund të mburret se populli opozitar doli në bulevard pro tij. Ai mjafton të gëzohet se pati intuitën dhe forcën për të interpretuar vullnetin e atyre që janë të gatshëm të rezistojnë.
Mitingun e hapi baxhanaku i Genc Pollos, një ish gjyqtar i G...
Nga Kastriot Frashëri – Ngjarrja e djeshme në Përmet duhet t...
Nga Kreshnik SpahiuDiktatorët përpara se të burgosen, vriten...
A mundet një njeri që gjendet i vrarë, pasi ka lënë një letë...
Nga Dr. Kujtim Cekani Hajduti po hajdut ngelet :Ka kaq kohë ...
Nga Brizida GjikondiKushtetuta e Shqipërisë ka vetëm emrin e...
Nga Artur AjaziIlir Meta po e vuan edhe pas kaq vitesh, larg...
Edhe 24 orë na ndajnë, nga miting-manifestimi i shumëdiskutu...
Nga Ilir MborjaFort i nderuar Z. President Ilir Meta! Më fal...
Nga Bashkim KoplikuBëhet fjalë presidentin tonë, Ilirin, atë...
Nga Agron TufaOrganet e Reja te Drejtësisë së Reformuar Enve...
Henri Çili është thirrur të enjten në orën 22 të mbrëmjes në...
Nga Ramiz Lushaj –“Balzaku shqiptar”, shkrimtar i shquar nga...
Lajmin mbi arrestimin e Henrit e mora vesh të premten, një d...
Kishte kërcënuar dhe rrezikonte në mënyrë kriminale, të fshe...
Shqipërinë e kryqëzuat dhe e gozhduat si Krishtin e gjorë. P...
Ka një fërkim duarsh dhe urrejtje frontale, sidomos nga ata ...
Henri Çili është viktima perfekte. Djali që erdhi nga perife...
Pardje djali u zgjua me temperaturë dhe i djersitur. Kollite...
Nga Mitro Çela * GAY(?!)Në orën 20:00 nisa krosin. Në Parkun...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...