Ekzekutoi me armë zjarri motër e vëlla/ RENEA dhe FNSH në kërkim të autorit, policia vë në dispozicion 5 milion lekë
Policia e Lezhës bën të ditur se po vijon krehja e zonës për...
Një krim i dyfishtë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Mirditën. Fatmir Kolecaj 47 vjeç, ekzekutoi me armë zjarri në oborrin e banesës, ish-bashkëshorten Esmeralda Filopati, 36 vjeçe, dhe vëllain e saj Vledison Filopati, 34 vjeç.
Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Ipeshkvi i Mirditës, Dom Gjergj Meta.
Ky i fundit, e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të fortë, pas krimit të dyfishtë, ndërsa shkruan se ?Tre vajza të vogla mbrëmë fjetën pa nanën e tyre. Dy prindërve mbrëmë ia vranë bamin e barkut. Vledisonit dhe Esmeraldës, vëlla e motër, mbrëmë iu mor fryma e fundit në oborr të shtëpisë?.
?Tis gri në Rrëshen?
Një tis gri, bashkë me mjegullën e përhershme, ka rënë sot në mëngjes mbi Rrëshen. Mbrëmë do krisma ia rrëmbyen dy jetë të reja këtij qyteti. Tre vajza të vogla mbrëmë fjetën pa nanën e tyre. Dy prindërve mbrëmë ia vranë bamin e barkut. Vledisonit dhe Esmeraldës, vëlla e motër, mbrëmë iu mor fryma e fundit në oborr të shtëpisë në Sme. Qyteti ra në zi dhe heshti. Ah sa dhimbje! Çfarë kobi!
Aty-këtu nën zë dëgjohet: ?Kush? Si? Qysh? Tek?? Vetëm psherëtima. Të gjithë ngrenë supet. E kupton edhe ti vetë se pyetjet e përgjigjet janë thjesht rutinë, kureshtje, por pa asnjë dobi. Sot dheu do të përpijë trupat e dy të rinjve. Hapen dyert e mortit për to e hapet një shteg i errët për tre vajzat jetime.
Nis i njëjti ritual si këtu e qindra e ndoshta mijëra vjet më parë:
? Zoti ju dhashtë kyvet!
? Kyvet paç!
Skena është e njëjtë. Te kryet e dy kufomave ndodhen gratë kryembuluar me veshje të zeza e vajtorja, kurse në oborr burrat që presin e përcjellin. Si t?ua shpjegosh vajzave të vogla tani që mbrëmjeve nuk do ta shohin më nanën e tyre që vjen nga puna e që në mëngjes i çon për te shkolla? Kushedi si do shkruhet tash e mbrapa fati i tyre. E më keq akoma si t?ua shpjegosh se personi i dyshuar për vrasjen e nënës së tyre është pikërisht??
U tronditëm përsëri! Si kemi arritur deri këtu? Çfarë po ndodh me ne?A mos ndoshta pse vramë ato fjalë hynore: ?Ju është thënë ?mos vrit?. Unë po ju them kushdo zemërohet me vëllanë e tij do të jetë përgjegjës para gjyqit?? ?Apo kemi vrarë ato pak vlera që në dukje të vrazhda, mbanin dikur një shoqëri në kohezion: ?Nuk qëllohet mbi gra e fmijë!?
?Burri nuk vritet kur është i shoqëruar me gra e fëmijë??
Apo jemi duke vrarë edhe çdolloj ligji civil apo penal?
Apo mbi të gjitha kemi vrarë kodin njerëzor të jetës?Kaosi ka shpërfytyruar çdo kod të vjetër a të ri, kanunor apo kontinental, të shenjtë apo profan. Diçka nuk shkon në shoqërinë tonë. Jeta ka vlerë sa hunda ime. Përtej saj ajo mund të dhunohet, gjymtohet dhe vritet. Kemi rënë shumë poshtë moralisht si shoqëri. E kemi përgjegjësi të gjithë. Sot ne katolikët kemi të Mërkurën e Përhime, nisim kreshmen, kohë pendese, keqardhje për mëkatet e kthimi të zemrës kah Zoti. Mbi krye marrim hinin që ka dalë nga zjarr i druve.
Nuk kishte si të niste më gri e më trishtë kjo kreshme për ne këtu në Rrëshen. Por sot më shumë se kurrë kemi nevojë, e unë ju ftoj sot pasdite në Katedrale në orën 16.00, që t?i lutemi Zotit për Rrëshenin tonë, për familjet tona, të rinjtë e të rejat tona e për shpirtin e Esmeraldës dhe Vledisonit.
Kemi nevojë të bëhemi tok kundër të keqes e të mos e lëmë veten pre e dëshpërimit, por me besim, shpresë e dashuri të ngulim këmbë në rrugëtimin tonë për një shoqëri më të mirë, për një Rrëshen të paqtë me Zotin në zemër!
+ dom Gjergji?-thuhet në mesazhin e Dom Gjergj Metës.
Policia e Lezhës bën të ditur se po vijon krehja e zonës për...
Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar mbrëmjen e ...
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen, ...
Rrësheni u trondit nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e sotme,...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e para pak minutave...
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më...
Ka ndërruar jetë në QSUT pacienti i cili u transportua sot n...
Në qytetin e Beratit janë regjistruar 4 raste të prekurish n...
Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në Cerrik.Ng...
Redjan Rraja, personi i arrestuar si i dyshuar kryesor për a...
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme...
Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kër...
Avokati i Fatjon Lazes ka reaguar në emër të klientit të tij...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 19 vje çari pasi shkatërr...
Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin e vetë...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 12 mars për zhvi...
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Polikl...
Dy të rinj, një shqiptar dhe një grek jan arrestuar pasditen...
Një vajzë 24- vjeçare ka plagosur me thike një djalë, gjatë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...