“Shpërthen” Berisha/ Ky është cinik dhe injorant, ja kanë mbyll sytë koncesionet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone mjaft të ashp...
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera akuzoi mazhorancën se po bën përpjekje kriminale për të rëmbyer kompetencat e Presidentit.
?Përpjekja kriminale për kapjen e shtetit përmes vjedhjes së kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës me synim gjithë pushtetin sovjetëve, në fakt është njëra prej shfaqjeve apo njëri prej skenarëve të realizimit të grushtit të shtetit dhe meqë po flasim për grushtin e shtetit le ta kuptojnë dhe ata pseudo-juristë që duke menduar se duke u hequr si budallenj mund të amnistohen publikisht.?-tha Luan Rama.
Më tej, ndërsa foli me të njëjtën gjuhë me presidentin Meta, Luan Rama theksoi se ?Grusht shteti nuk do të thotë vetëm kur dalin tanket e ushtrisë në rrugë dhe i kundërvihen pushtetit, kur i kundërvihen qeverisë apo vetëm kur dalin protestues të komanduar në rrugë dhe sulmojnë për të rrëzuar qeverinë, por grusht shteti në kuptimin e të gjitha manualeve politik është edhe kur një pjesë e pushtetit merr në mënyrë të paligjshme kompetencat e një pushteti tjetër. Grusht Shteti është edhe kur me ligje antikushtetuese vidhen kompetencat e një pushteti tjetër apo të një autoriteti tjetër kushtetues siç po ndodh në Shqipëri.?
Luan Rama reagoi edhe në lidhje me deklaratat e mazhorancës, të cilët shprehen se si mund të bëjë qeveri grush shtetit kundër vetes.
?Këta që thonë se si mundet që qeveria të bëjë grusht shteti ndaj vetvetes, harrojnë që pushteti i drejtësisë nuk është ligjërisht dhe në aspektin kushtetues, bazuar edhe në Reformën në Drejtësi, një autoritet apo një pushtet brenda në qeveri. Pikërisht për këtë arsye, klani kriminal e mafioz dhe klani i trafikantëve dhe i falsifikatorëve të dokumenteve zyrtare synon, që përmes vjedhjes së kompetencave kushtetuese të presidentit të Republikës, të kapë dhe të privatizojë çdo institucion të organeve qeverisëse të drejtësisë.
Ky është thelbi i kësaj që po ndodh dhe dokumentet e fundit që janë bërë të njohura dhe janë publikuar edhe nga Presidenti i Republikës, janë gjithashtu jo vetëm prova e përpjekjeve kriminale të falsifikatorëve për të vjedhur kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës, për të vjedhur kompetencat kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese, për të vjedhur kompetencat kushtetuese të të gjitha institucioneve të drejtësisë, por njëkohësisht janë edhe prova përballë organit të Prokurorisë, e cila duhet të dëshmojë jo vetëm integritet, por dhe vendosmëri në zbatimin e ligjit dhe për të rikthyer besimin tek qytetarët shqiptar.?-tha Luan Rama.
Gjithashtu, ai iu bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në tubimin e 2 marsit, të thirrur nga Presidenti Meta.
?Prandaj, duke marr shkas nga gjithë kjo situatë, ajo çfarë është e rëndësishme dhe duhet të kenë parasysh të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj përpjekje kriminale lidhet me mesazhin shumë të thjeshtë që dha përpara disa ditësh edhe vetë Ambasadorja e Amerikës në Tiranë, e cila kërkoi maturi, përgjegjshmëri dhe respektim të institucioneve në vend. Respektimi i institucioneve do të thotë pikë së pari respektim i kushtetutës. Do të thotë respektimi i autoriteteve kushtetuese bazuar në tagrat që i jep ligji themeltar i shtetit dhe mbi të gjitha, respektim i interesave të vendit, respektim i interesave europiane të Shqipërisë. Prandaj data 2 mars është një datë mesazh. Është një datë apel për tu bërë të gjithë bashkë kundër kësaj të keqeje, kundër klanit kriminal, kundër klanit mafioz dhe kundër falsifikatorëve të cilët në mënyrë të organizuar kanë bërë të gjitha përpjekjet për të shkelur kushtetutën dhe në shkelje të kushtetutës për të vjedhur autoritetet kushtetuese të Presidentit të Republikës?-deklaroi Luan Rama./ CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone mjaft të ashp...
Ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm në një tryez...
A e merr vesh tani ç’është “Shoqëria e Hapur” e Sorosit? Tan...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Në 30 qershor 2019, Shqipëria mbajti zgjedhjet për pushtetin...
Lufta politike në emër dhe për llogari të Kushtetutës, është...
Eksperti i ekonomisë pranë PD-së, Dorian Teliti ka hedhur ak...
Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sërish sot një mesazh të ...
Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza tw forta ndaj presidenti...
Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes këshilltarit të pres...
Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta ndaj preside...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta paralajmëroi një prote...
Këshilltari ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj, i ftuar n...
Moderatori dhe analisti Mustafa Nano e cilësoi lojë politike...
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Open”, ka bërë një deklarat...
Gazetari Andi Bejtja thotë se presidenti Ilir Meta tani me p...
Pas paralajmërimit për protestën e 2 marsit, analisti Armand...
Avokati Spartak Ngjela, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Preside...
Anëtari i Kryesisë së PD dhe njëherazi ish student i Lëvizje...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...