web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lëvizjet e fundit të Metës/ Gjekmarkaj: Po bën një luftë frontale të dobishme

20 Shkurt 2020, 21:25, Politikë CNA

Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta paralajmëroi një protestë në datën 2 mars kundër grushtit të shtetit, duke thirrur njerëzit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në vijimësi të diskutimeve lidhur me lëvizjet e fundit të Metës, analisti Agron Gjekmarkaj thotë se Presidenti është i vetmi institucion që nuk është pushtuar nga qeveria.

Sipas tij, Presidenti po bën një luftë frontale të dobishme pasi është guri i vetëm institucional që ka ngelur.

? Presidenti ka mbetur i vetmi institucion i cili nuk është i pushtuar nga qeveria, nga kryeministri. Supozojmë se opozita dhe Presidenti janë anormalë, janë çmendur por në qoftë se kryeministri, maxhoranca janë kaq të dhënë pas standardeve, demokracisë, pas lirisë sillen në një mënyrë tjetër. Përkundrazi ata shohin terren bosh dhe shtrijnë duar, po marrin gjithçka. Po marrin drejtësinë, 90% e tyre vijnë nga zona e parë operative, e kanë pasur gjyshin o komisar brigade o batalioni, ka një përzgjedhje ideologjike, hyju biografive dhe shiko si i kanë pasur të gjithë gjyshërit në Ministri të Brendshme ose në degë të brendshme, ose në korpuse armate, ose i kanë shërbyer Enver Hoxhës në Bllok. Është bërë përzgjedhje e pastër ideologjike. Këta e kanë krijuar dinastinë blu, gjakun blu të kuq, këta i kanë përzgjedhur mirë. Duket si metaforë folklorike por i kanë përzgjedhur mirë. E vërteta nuk ka ngjyrë, nuk ka bindje, e vërteta është kjo. Bëj një kërkim si do të dalin njerëzit që ke në sistemin e drejtësisë nga kupola e deri poshtë. Ata që kanë kaluar vettingun, mënyrë se si janë përzgjedhur, i ke të gjithë në skaner ideologjik. Përkatësia e tyre e majtë është e certifikuar. Kjo që bën Ilir Meta edhe mua më duket pak aventuresk që presidenti thërret një miting, që presidenti aludon që mund të shpërndajë parlamentin por e thashë kushtetuta ka rënë në vetvete, nuk zbatohet më nga askush. E kanë rrëzuar Kushtetutën. Por çështja është kush do ta mbrojë lirinë. Nuk e di se çfarë mendon ai për demokracinë por sot në pozicionin e presidenti të republikës ai po bën një betejë frontale shpesh herë edhe me nota folklorike por në tërësinë e vet të dobishme pasi është guri i vetëm institucional që ka ngelur pa u rrafshuar në ngrehinën e shtetit. Shteti ka rënë?, deklaroi Gjekmarkaj në studion e ?Real Story?./CNA.al





Lajmet e fundit nga