Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Lufta politike në emër dhe për llogari të Kushtetutës, është luks!
Është niveli më i lartë i debatit dhe mendimit politik. Në këto beteja, të gjitha palët nxjerrin ajkën e politikanëve dhe të shkollimit politik.
Është privilegj për çdo jurist që ka fituar titullin si konstitucionalist, që të thirret në këto debate dhe opinioni publik ka rastin të edukohet nga ligjërimi publik mbi Kushtetutën.
Debati mbi kushtetutën kudo ku ka ndodhur ka prodhuar shkollën e mendimit politik dhe të konstitucionalizmit.
Sot pak kush e kujton ligjërimin kushtetues të presidentit të Italisë, kur ai refuzoi t?i jepte mandatin e krijimit të qeverisë, një përfaqësuesi që rrezikonte seriozisht shkeljen e Kushtetutës italiane.
Presidenti i Italisë e bëri sepse kuptonte çfarë po thoshte dhe toni i zërit të tij tregonte se fjalët përpara se të përcilleshin nga truri drejt gjuhës, kalonin nga zemra. Presidenti i Italisë artikuloi si shtetar dhe si konstitucionalist mbrojtjen e Kushtetutës, ndaj kur foli ai gjithë kombi heshti dhe dëgjoi veç atë dhe rrahjet e zemrës.
Kjo është Kushtetuta!
Por c’ndodh këtu?
Në një debat të nisur gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, kur presidenti nxori atë që quajti dekret për anulimin e datës së zgjedhjeve, mazhoranca artikuloi dhe zbardhi mbrojtjen e Kushtetutës.
Në atë kohe konstitucionalistë argumentuan drejtësinë e veprimeve të mazhorancës dhe shkeljet flagrante të Presidentit.
Mazhoranca në atë rast ishte nga ana e Kushtetutës dhe opinioni publik e kuptoi këtë.
Më pas lufta politike u intensifikua dhe me kohë, roli i mbrojtesit të Kushtetutës vijoi të kalonte sa tek njëra palë tek tjetra.
Maxhoranca vijoi me një liste nismash ligjore haptazi antikushtetuese, ndaj presidenti kaloi në rolin e mbrojtësit të Kushtetutës.
Presidenti vijoi betejën e tij që u reklamua si në mbrojtje të Kushtetutës, por midis kthimeve të ligjeve, kishte dhe nga ato që ishin të papajisura me referenca të dispozitave kushtetuese të shpallura si të mbrojtura prej tij.
Presidenti nxori një dekret të ri për zgjedhjet dhe menjëherë topi i mbrojtësit të Kushtetutës kaloi prap nga mazhoranca.
Maxhoranca intensifikoi hartimin dhe miratimin e ligjeve me kundërshti të rënda jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me të drejta themelore dhe parime universale dhe sërish roli i mbrojtesit të Kushtetutes i kaloi presidentit.
Në gjithë këtë ping-pong që për shkak se është bërë i neveritshëm s’mund të jetë debat kushtetues, e vetmja që vuan është Kushtetuta.
Niveli bastard i debatit politik ku palët ndërrojnë vendet me njëra-tjetren, ka sjellë edhe pasojen e logjikshme. Sot asnjë konstitucionalist nuk po përfshihet dot më në këtë diskurs.
Askush sot nuk po mbron më Kushtetutën. Secila nga palët po bën betejën e vet politike, here duke shkelur mbi Kushtetutë e herë duke u fshehur pas Kushtetutës.
Sot Kushtetuta është një copë letër e zhgërryer dhe e llangosur. Ndaj nuk përben më armë për asnjërën palë.
Politika në këtë vend arriti të pamundurën! Zhvleftësoi Kushtetutën.
Nëse ka një gjë që e kanë bërë bashke, si organizatë kriminale është veprimtaria sistematike e klasës politike aktuale për zhbërjen dhe zhvlerësimin e Kushtetutës.
Ndaj ti vënë një emër tjeter debatit të sotem pasi ka humbur luksin të quhet debat për Kushtetutën./ CNA.al
Eksperti i ekonomisë pranë PD-së, Dorian Teliti ka hedhur ak...
Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sërish sot një mesazh të ...
Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza tw forta ndaj presidenti...
Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes këshilltarit të pres...
Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta ndaj preside...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta paralajmëroi një prote...
Këshilltari ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj, i ftuar n...
Moderatori dhe analisti Mustafa Nano e cilësoi lojë politike...
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Open”, ka bërë një deklarat...
Gazetari Andi Bejtja thotë se presidenti Ilir Meta tani me p...
Pas paralajmërimit për protestën e 2 marsit, analisti Armand...
Avokati Spartak Ngjela, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Preside...
Anëtari i Kryesisë së PD dhe njëherazi ish student i Lëvizje...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar paralajmërimin e Metës p...
Pas incidentit mes studentëve të Mjekësisë dhe kryeministrit...
Kryeministri Rama është përballur me një situatë aspak të kë...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar pasditen e sotme të tjera ...
Deputetja Rudina Hajdari ka postuar një videomesazh ku theks...
Presidenti Ilir Meta thotë se ka marrë mijëra mesazhe inkura...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...